• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kot lodhesh Lul…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kot lodhesh Lul…

February 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Program “qeverisës”, akuza dhe shpifje, premtime dhe ringjallje “ekonomike”, ndryshim të “kursit qeverisës dhe ulje taksash”, dalje me urgjencë pas çdo konference shtypi e kryeministrit Edi Rama, dhe së fundi ka nisur denoncime në SPAK për kryetarë bashkish.Kjo është rruga përmes së cilës kryetari demokratikasve Lulzim Basha, ka vendosur të ecë deri ditën e 25 Prillit, duke u munduar me pahir tu mbushë rradaken të vetëve se “ne jemi pushtetarët e të ardhmes”. Një gjë është e qartë si drita e diellit. Lulzim Basha ka rënë në dëshpërim të thellë, në mosbesim dhe stres, aq sa nga dje ka vendosur të dalë para mediave me suflerë, për të mos bërë gafa të tjera. Kot lodhesh Lul, kot lodhesh.

Edi Rama e ka të fituar edhe kësaj here davanë, edhe kësaj here ai e ka fitoren të sigurtë. Dhe këtë jo nga ajo që mendon ti, nga “vjedhja e votave”, por nga vlerësimi që po i bëjnë shqiptarët për premtimet e mbajtura, seriozitetin dhe angazhimin e tij personal në ringritjen e vendit duke nisur nga rindërtimi tek pandemia. Kot lodhesh Lul, kot lodhesh. Edhe sikur të deklarosh se “do të qeveris pa taksa fare”, sërish nuk do të mund të shpërgjumësh vehten dhe ata që ke rreth vehtes. Programet e Partisë Demokratike, ai i ekonomisë apo arsimit dhe shëndetësisë, nuk e di përse më duken si detyra kontrolli që kopjohen keq nga studentë mbetës, thjesht për të marrë një notë kaluese. Kot lodhesh Lul, kot lodhesh duke dashur ti bësh karshillëk Edi Ramës, që gdhihet dhe ngryset mbi projektet që zbatohen në terren, që nuk lë minutën të kalojë pa ndryshuar gjithçka që ka premtuar. Pushteti nuk fitohet nga zyra dhe korridoret e SHQUP-it Lul. Pushteti është një fjalë e madhe, që kërkon përgjegjësi dhe jo pabesi, pushteti nuk është lodër me efekte mashtruese, nga ku mund të shtosh pasurinë, vilat, paratë. Pushteti të mban të karikuar me përgjegjësi të mëdha, dhe kjo ndodh kur je i përgjegjshëm për misionin që ke marrë. Pushteti nuk merret me denoncime rrepeshqe (thotë populli) që në vend të akuzosh dikë, ke akuzuar vehten.

Kot lodhesh Lul, kot lodhesh, edhe kur ndërsen Gaz Bardhin të denoncojë në SPAK kryetarin e bashkisë së Elbasanit, duke formuluar akuza sa qesharake aq edhe të turpshme, kur në fakt ke implikuar ish-kryeministrin tënd. Kot lodhesh Lul, pasi Brukseli ka besuar dhe beson Edi Ramën, edhe kur ti nxin gjithçka, edhe kur ti deklaron se “kemi korrupsion, krim dhe trafik droge”. Dhe kjo sepse opozita juaj ka braktisur institucionet, votuesit, miratimin e ligjeve dhe reformave në drejtësi, të cilat ishin kushtet e hapjes së negociatave me BE. Dhe pavarsisht kësaj, Edi Rama ja doli Lul, ja doli të ringrihet mbi gërrmadhat e tërmetit dhe të nisë me sukses programin e rindërtimit. Ja doli të sigurojë perfeksionimin e Komitetit të Ekspertëve për luftën dhe kujdesin ndaj COVID-19, ja doli të sigurojë vaksinat për Heronjtë e bluzave të bardha dhe çdo shqiptar, ja doli të qeverisë me dinjitet edhe në kohë pandemie, ja doli të sigurojë mbështetje europiane dhe amerikane për përballimin e krizës, ja doli të ketë me vehte mbështetjen e shumicës së popullit.

Dhe kjo është fitore e madhe Lul, të cilën ti nuk mund ta arrish dot kurrë, ndaj them, kot lodhesh ti biesh “malit me gurë”. Më mirë kullandris partinë Lul, sepse mund të ndodhë të rikthehet sërish Berisha (apo dikush tjetër) një ditë në vendin tënd……

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Sikur të mos kenë kaluar 4 vjet
Previous article MERO BAZE/ Pse Basha prezanton Tiranën, me ekipin e tretë rezervë të PD-së?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k