• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha

July 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Po mbaron thesi, po shkon përgjysëm, u bënë 8 vjet, na duhet ta rimbushim, ishalla marrim pushtetin, ky Lulzimi më duket ka shanse kësaj here, porn ë rast se humb, më e keqja është se, nuk ka kush ta largojë”. Kështu më tha një ditë një miku im nga Partia Demokratike, ish-ligjvënës i listës së zotit Basha, “kandidat” sërish edhe për zgjedhjet e 2021.

Kaq të dëgjosh nga këta leshngrirë, që kapardisen me çanta të zeza nën sqetull, dhe që gjithë ditën rrinë në celularë, duke kryer edhe punë të “tjera” veç punë partie apo dhe elektorati jo, dhe të bindesh se “koha e re” e Lulzimit, ka ardhur pandarshmërisht me xhaketat e vjetra.

Thesi, biznesi, humbja, fitimi, oferta, afera, janë belbëzimet e një dite të zakonshme për cilindo mandatdjegur të Partisë Demokratike. Ata që morën sa deshën, që zhvatën sa deshën, ata që edhe veglën muzikore të ahengut familjar e blinin në Moskë me qindra e mijëra euro, ata që edhe në “opozitë” prishnin çdo muaj 4-5 mijë euro për sorrollatje dhe qejfe, sot na janë kujtuar se “koha e re na thërret, ndaj hajdeni të mbushim listat dhe të bëhemi sërish deputetë”.

Duke dëgjuar përçuesin e asaj partie zotin Basha, se “PD po hapet, po vijnë të rinj, po rikthehen të vjetër, po bëhemi parti e fortë”, në fakt përkthehet se “PD po mbyllet, po ikin të rinjtë, nuk po na rikthehet asnjë nga të rrahurit dhe të flakurit”.

Kjo është filozofia berishiste e një partie që nuk “ka vënë mënd në kokë”, por thjesht ecën me “kismet çfarë sjell qershori apo korriku”. Kohën e re, dikur e ka trumbetuar me të madhe edhe Doktori, dhe u mjaftua duke formuar KOP-in, (një gjetje alla ruse) dhe duke afruar si me magji, emra dhe “lëndë të parë” nga të mundte, vetëm e vetëm të merrte edhe njëherë pushtetin.

Këtë gjë po e bën edhe Lulzim Basha, pas afro 8 vitesh, duke besuar dhe shpresuar se “KOP- i dytë do të na japë fitoren”. Por me se do ta ngresh KOP-in e dytë zoti Basha, me pronarët e thasëve apo bizneseve, me “specialistët” e tenderave apo “ustallarët” e punësimeve, me shitësit e municioneve apo me “shkesët” e bosëve të huaj enigmatikë, që nuk lanë vrimë të Shqipërisë pa gjezdisur, dhe pa gërrmuar sa ishit ju në pushtet ? “Kohë e re me xhaketa të vjetra, apo punë e re, me stil të vjetër”. Zgjidh e bëj zoti Basha.

Partia Demokratike, nuk hapet, por dhe nuk europianizohet, derisa në krye të saj, të jetë një kryetar i kontestuar, që nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë, dhe sprovuar në beteja elektorale, derisa strukturat dhe forumet e saj, të jenë pjesë e vendimarrjes dhe jo leva qorre në duart tuaja, derisa përzgjedhja e kandidaturave të reja për në Parlamentin e Shqipërisë, të bëhet mbi baza meritokracie, dhe jo farefisnie dhe allishverishi, apo dhe derisa ju, ti jepni fund njëherë e mirë rikthimit në atë parti, të emrave të njollosur, që nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë perëndimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Debat i keqkuptuar, nga identifikimi i Shqipërisë me komunizmin
Previous article ASTRIT PATOZI/ Pse nuk u bën punë sovranistëve “përkrahja” e OSBE-së për sistemin?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k