• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kineastët e “rinj” të PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kineastët e “rinj” të PD

May 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lulzim Basha nuk do ta kishte menduar kurrë, se afrimi i një “elite të rinjsh” me lider Ervin Salianjin, do ta turpëronin dhe do ta diskreditonin përfundimisht atë, dhe krejt vijën (zh) drejtuese të asaj partie. Afrimi i “elitave”, që sipas Lulzim Bashës përkthehet në “afrimin e kujdo që përulet para kryetarit dhe zbaton pa asnjë hezitim urdhërat dhe sms e tij”, dhe largimin e çdo figure që ka kontribute në atë parti, i ka kushtuar shtrenjtë PD, kësaj partie e cila më shumë se kushdo tjetër forcë politike, po shkon me shpejtësi drejt shpërbërjes fizike dhe politike. Ngjarjet e fundit, aspak me natyrë opozitare, me “përgjime, dedektivë, denoncime dhe akuza ministrash të kësaj qeverie”, përforcuan dhe krijuan mendimin përfundimtar se, PD nuk ka humbur shanset për tu reformuar, jo vetm si parti europianiste, por madje as si parti ballkanike.

Madje në Ballkan, drejtuesit e Politikës së Jashtme të BE, kanë konstatuar ndryshime dhe një erë të re politike, të reformuar dhe aspak rradikale , në zhvillimet pozitive, progresin e vendeve respektive. Por në Shqipëri, fatkeqësisht ka tek-tuk parti politike, që kanë mbetur ose kanë rënë “viktimë” në rrjetën e fortë të politikës ruse, e cila nuk po kursen edhe dollarët apo eurot, për të joshur lidershipin e tyre. Rasti më i fundit, ishte ai i zbuluar nga një media dinjitoze amerikane, lidhur me investimin (lobimin) rus pikërisht në fushatën e kaluar elektorale të Partisë Demokratike.

Ndoshta do ta kishte menduar, por nuk do të kishte guxuar kurrë të hidhte hapa të tillë, paraardhësi Lulzim Bashës, por ja që vendimin skandaloz e mori pikërisht ai, që pas humbjeve të shpeshta, pas shkatërrimit gradual dhe struktural të partisë, pas dështimeve në fushata dhe sheshe protestash “popullore” tashmë po kërkon të kthejë PD në “parti kineastësh dhe dedektivësh privatë”. Së fundi shfaqja e “video – përgjimeve”, ku pretendohej se “ishte apo nuk ishte vëllai ministrit”, apo publikimi regjistrimeve në audio, ku thuhej se “ja si janë të implikuar në trafikun e drogës familjarët e qeveritarëve”, dalja publike e gazetarit dhe deklarimet e tij se “nuk e di me cilin ka biseduar Babalja në Vlorë ”, treguan se PD ka humbur seriozitetin politik para shqiptarëve.

Tashmë në atë parti, “programin, platformat, idetë orientuese dhe drejtuese, dhe aksionet opozitare” i bën Lulzim Basha, por në konsultim të ngushtë me Ervinin, kryekineastin e partisë. Ky i fundit, është njeriu që takohet me investiguesit, dedektivët privatë, që ble peshqit në treg dhe i demonstron në Parlament, njeriu që ka nisur të trashë edhe zërin kur është në studio televizive, duke bërë politikën e PD në opozitë. Duket sikur PD ka marrë “hijen” e Ervinit, duket sikur kjo parti e vonuar në procesin e ribashkimit dhe reformimit të saj, ka ndryshuar kursin politik, për të mbushur vitet e qëndrimit në opozitë me “video-regjistrime bashkëpunëtorësh, dedektivësh privatë dhe dashamirësish të opozitës”.

Sa poshtë ka rënë kjo parti, e formuar si “parti e demokratëve” dhe jo hipokratëve, apo parti e dështakëve. Si mundet të mos flasë njeri brënda saj, si mundet të bjerë në batakun e Lulzimit dhe Ervinit edhe zoti Berisha, si mundet të kyçin gojë qoftë edhe sa për sy e faqe, ata që kanë mbetur nga PD e vjetër ? Pse e shohin kaq ngushtë mbijetesën e tyre në politikë dhe në atë parti, tek e cila për 27 vjet morën gjithçka, prona, miliona, poste dhe pushtet me shumicë. Si mund të pajtohesh me Lulzimin dhe shpurën e kineastëve axhami dhe të paditur, kur shikon se si ata bëhen protagonist të kursit opozitar të një partie në rënie, si mund të dalësh në podiume me ata, që jo vetëm nuk e njohin, por edhe nuk e duan Partinë Demokratike, pasi thjesht janë afruar atje për mandatin e deputetit, dhe shpresën se “një ditë do të vijmë në pushtet dhe do të fitojmë miliona”.

Në pamundësinë e bërjes opozitë, PD e mbetur tashmë edhe pa aleatët e saj tradicionalë, i mbetet të shpresojë në ndonjë “mrekulli” që mund të sjellë publikimi i videopërgjimeve “Babalja 1, Babalja 2 dhe Babalja 3”. Por deri atëhere, natyrisht ka ardhur 2019, apo dhe 2021, nga ku pritet që ajo parti të ngrejë sërish çadrën e saj “të lirisë” për të gjetur justifikime “dhe rrugë ” të reja shpëtimi, për të mos e pranuar humbjen elektorale të radhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vulëhumbur në burg… jo në “piknik”!
Previous article Pasojat e një deklarate të papërgjegjshme të Governatorit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k