• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Inspektorët e PD, babalet dhe “sigurimsat e shtetit”
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Inspektorët e PD, babalet dhe “sigurimsat e shtetit”

October 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Opozita aktuale e cila përfaqësohet realisht tashmë vetëm në nivel “inspektorësh krimesh” duket se nuk e ka kuptuar se, duke u marrë vetëm me anën ushtarake të problemit, pra vetëm me “sigurimsat, ish-sigurimsat dhe babalet e sigurimsave”, nuk po bën gjë tjetër veçse po nxjerr zbuluar gjëra të tjera, si mangësitë politike, intelektuale dhe profesionale.

 

Natyrisht që duke u marrë gjatë, po shumë gjatë me gjoja “sigurimsat e shtetit, ish-policët e diktaturës”, nuk bën gjë tjetër veçse promovon dhe reklamon hapur nostalgjinë e dikurshme që shumica e “inspektorëve” në PD kanë për atë regjim dhe shërbëtorët e tij.

Edhe ditët e fundit, “inspektorët e krimeve” në PD, nisëm sërish avazin e vjetër (afro 30 vjeçar) duke u marrë jo me problemet e qytetarëve, hallet e shqiptarëve, por me ish-sigurimsat, me ish-komunistat, dhe me ishat e tjerë që nuk hiqen kollaj nga memorja e tyre.

Një pjesë e “inspektorëve të krimit” në PD, dukej sikur e harruan “babalen e Vlorës, dhe Xhisielën e Krujës”, por sapo Prokuroria nisi fletë-thirrjet e para, ata nisën të merren me “534 ish-sigurimsat e diktaturës” që paskan mbushur zyrat e Policisë Shtetit.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa shumë kanë shterruar forcat mendore, logjike dhe fizike të një grupi inspektorësh që sot bëjnë gjoja “politikën e madhe” në PD e sotme. Kaq mjafton për të kuptuar se ora e asaj partie, ka mbetur në 1992 dhe 1996.

Kaq mjafton për të kuptuar se kjo opozitë kurrë nuk ka gjasa për të prodhuar politikë kontribuese për mirëqenien e shqiptarëve dhe progresin e vendit, aq më pak besueshmëri elektorale. Kaq mjafton për të kuptuar se, shpura e Lulzim Bashës e angazhuar vetëm për zhbirilimin e babaleve dhe videopërgjimeve, po shkatërron nga themelet një forcë politike, e marrë peng nga pasanikët e saj.

Duke menduar se “askush nuk e zbulon sekretin dhe stilin tonë” inspektorët e “krimit” në PD besojnë se duke u marrë me oficerët dhe ish-oficerët e policisë, me “ish-sigurimsat” dhe me personat me precedentë penalë që u servirin video-përgjimet qesharake, prodhojnë politikën e madhe, bëjnë opozitën e madhe….

Duke u ndarë me dashje nga aksionet e rëndësishme politike dhe kauzat e vërteta që i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë, kjo opozitë e zbadhur nga të gjitha, dhe veçanarisht nga ndjesitë kombëtare, ka vendosur të ecë e vendosur deri në fund në rrugën e gabuar.

Ish-sigurimsat dhe ish-komunistët (që në PD nuk mungojnë asnjëherë të shfaqen edhe si protagonistë) janë dhe do të mbeten ngacmimi ideologjik dhe propogandistik i një partie e cila u themelua si “demokratike” por që në fakt ndjehet komode si majtiste.

Padyshim refleksionet e fundit, duke dalë kundër reformave në organet e drejtësisë, duke dalë kundër çdo nisme dhe aksioni policor që godet krimin dhe korrupsionin, duke dalë kundër përkrahjes europiane ndaj Shqipërisë, madje duke dalë së fundi edhe kundër mbylljes së pikave të bixhiozit, me pretendimin se “rrisin papunësinë” , tregojnë se kjo opozitë po shkon drejt një autodestruction (vetëshkatërrimi) në pamundësi të përballet me realitetin e sotëm politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND TUPJA/ Për shëndetin e të Madhit
Previous article MAX FISHER/ Arsyet pse vdekja e një gazetari provokoi reagim më të ashpër se mijëra të vrarë në Jemen

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k