• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 25th, 2021
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ilir Meta, si Fidel Kastro
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ilir Meta, si Fidel Kastro

May 22nd, 2020 bora.autor Blog 0 comments

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, më është dikur dje “mot a mot” si Fidel Kastro. Bënte thirrje për “protesta, ngritje në revolta popullore”, dhe këtë e bënte përmes një postimi në fb, (ku përkujtonte zemërluanët e Qaf-Barit dhe Spaçit) të një goxha “fjalimi” me peshë intelektuale dhe politike. Më dukej sikur kisha para ekranit jo kreun e shtetit tim, të një vendi aleat në NATO, të një vendi partner i sigurtë i strukturave Euroatlantike, të një vendi që është fare pranë hapjes së negociatave me BE, por sikur kisha përpara Fidel Kastron, që bënte thirrje nga periferia e Havanës, për “nisjen e revolucionit”. Dhe në fakt Meta duket sikur e ka serozisht idenë revolucionaliste, pasi tek e dëgjoja që shprehej njëherë “kam vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për planin tim me 14 pika”, dhe pastaj u sulej atyre dhe i shigjetonte se “nuk duhej të heshtnin për shkeljet ligjore të kësaj klike që qeveris”. Kreu i shtetit, në daljen e tij të beftë para mediave, ka ndarë dhe kategorizuar edhe se kush janë “opozita reale” dhe kush “opozita e rreme”.

Duket sikur Meta, i të gjitha në terezi, dhe merret me fallin e kafes turke, për të gjetur kush është opozitar i “vërtetë” dhe kush i “rremë”. Madje në platformën e tij “shpëtimtare” me 11 pika, e cila sipas tij synon “zgjidhjen e krizës para provimit në BE”, zoti Meta theksoi faktin se “në tryezë duhet të jetë patjetër edhe opozita reale, dhe jo ajo e rreme, që bën lojëra me qeverinë”. Meta foli pa “maskë” (sipas tij) dhe këtë kërkoi edhe nga faktori politik në Shqipëri . Ai foli gjatë për reformën në drejtësi, për “vonesat e qëllimshme”, por nuk përmendi asnjëherë rolin e mandatdjegurve, që edhe pse ikën, dhe lanë “pushkën në faqe” siç thotë populli, nuk ndalen deri në bllokimin e reformimit të plotë të organeve të drejtësisë, apo dhe të zgjedhores. Nën batutën “maskat po bien”, ndoshta duke aluduar se edhe “qeveria po bie”, duket se Ilir Meta ka dashur të dalë si “shpëtimtari i kombit, në momentet kur vendi po digjej dhe po plaste lufta”.

E kishte fjalën për protestat “paqësore” të Lulzimit dhe Monikës ? Edhe mundet, por merakun më të madh kryetari i shtetit përgjatë fjalës së tij, e kishte tek “maskat”, pasi ishte fjala të cilën e ka përmendur brënda 25 minutave, mbi 60 herë. Ilir Meta, nuk e di përse më është dukur dje si Fidel Kastro, edhe kur parashikonte “shtimin e pikave kushtëzuese për Shqipërinë pas provimit të Qershorit dhe Tetorit, nga BE për hapjen e negociatave”. Ndërkohë lidhur me platformat “shpëtimtare” për zgjidhjen e krizës, Meta konkuron me Bashën, njeriut të cilit synon që deri në fund të mandatit, ti zërë vendin e kryeopozitarit. Nuk e di përse Iliri dje më ngjau me Fidelin. I kishte mbetur “ora” tek revolta dhe diktatura.

Një kryetar shtetit që edhe pas 30 vitesh, flet akoma për “përmbysje regjimi, tirani, liri që fitohet dhe nuk dhurohet” etj, etj. Për gjëra dhe deklarata të tilla, nuk flasin kurrë presidentë të vendeve të lira dhe demokratike, aq më tepër i një vendi mes Europës, anëtar i NATO-s, dhe partner i sigurtë i SHBA-së zoti Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED LELA/ Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim, ngrijeni by**n e dhjamosur nga karrigia
Previous article ARDIT RADA/ Mesazhi (jo aq i koduar) i SHBA-ve për Metën

bora.autor

Related Posts

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën Blog
January 25th, 2021

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin Blog
January 24th, 2021

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog
January 22nd, 2021

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

Blog Jan 21st, 2021
SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

Jan 20th, 2021
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë? Blog

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Feb 21st, 2018
MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

Jan 21st, 2021
KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

Jan 22nd, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k