• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Godina e opozitës, si “Selia e Gjetheve 2”
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Godina e opozitës, si “Selia e Gjetheve 2”

July 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Opozita shqiptare, duket se e ka mbyllur sezonin e “aksioneve” të saj me një bilanc që sipas tyre është goxha pozitiv, dhe që tregon se “shtatori do të nisë i mbarë”. Duke ju gëzuar së fundi edhe “moshapjes” së negociatave me BE, duket se sherbetin e fundit kjo opozitë e hodhi në tregun mediatik duke vetëpërhapur lajmin scoop, të “ardhjes së 4.5 milion eurove me Tojota Yaris nga jashtë drejt portit të Durrësit”. Pasi ka dekonspiruar procesin hetimor dhe policesk, opozita shqiptare kishte menduar që me një të shtënë të vriste “dy zogj”, por që fatkeqësisht gjithçka ju kthye në boomerang.

Babalja dhe Tojota Yaris, janë sot në selinë e kësaj opozite si shenjat e oroskopit politik, pasi me këto dy simbole, identifikohet jo vetëm e tashmja por edhe e ardhmja e një force politike që ka vendosur të mbetet përgjithmonë në “stol”. Duke shembur gjithçka të mirë që ka arritur Shqipëria jo vetëm në 5 vitet e qeverijes së PS, por edhe në 8 vitet e shkuara të qeverijes së PD, kjo klasë ngelëse opozitariste, kishte menduar besuar dhe parashikuar se, moshapja e negociatave do të ishte fundi botës. Kishte menduar dhe besuar se, Rama vetëm 24 orë pas “moshapjes së negociatave” do të largohej me aksione opozitariste nga pushteti. Babalet dhe Tojotat e Ervinit dhe videopërgjimet e mburrura nga Enkeledi, janë kthyer në refrenin më qesharak të një opozite e cila çdo ditë dhe çdo muaj veçse thellon skandalet e saj.

Dështimet me skenarët amatoreskë, të shkruar nga duart e ndonjë provinciali, u kthyen në batuta dhe barcaleta për rrjetet mediatike. Sikur të mos kishin punë tjetër me se të merreshin, shefat e zyrave dhe strukturave në selinë e opozitës, prej muajsh janë marrë me videopërgjimet dhe transkiptimet e “skandalit”, duke e kthyer godinën e partisë në “Shtëpinë e Gjetheve 2”. Kushdo që ka fatin të futet paksa në korridoret dhe zyrat e selisë së kësaj opozite, ka konstatuar me bindje se, gjithë stafi opozitar nuk merret me gjë tjetër, veçse me sms dhe email-et e ardhura nga “lajmëtarët dixhitalë” që njoftojnë se “ku ka skandal, çfarë abuzimi është zbuluar, kur vijnë Tojotat në port”, etj, etj. Askush nuk merret me hartime programesh, afrimin e ideve dhe elitave intelektuale, afrimin e të rinjve, apo më keq të atyre që prej 6 vitesh veçse largohen nga opozita e sotme, pasi kanë humbur shpresën, besimin, kurajon dhe gjithçka tjetër për t’ju bashkuar asaj pas zhgënjimeve dhe humbjeve të llahtarshme.

Edhe ata që zoti Basha i quan “kryetarët e degëve në rrethe”, porsa vijnë në selinë e opozitës, vetja u duket sikur futen tek “Shtëpia e Gjetheve 2”, pasi thirren nga sekretarët dhe deputetët qëndrestarë, dhe u kërkohet “një video, një skandal, një informacion i rrallë që lidhet me ministrat dhe qeveritarët e Ramës”. Shkurt, kjo opozitë e ka lidhur fatin e saj me tafti-baftin, po doli ndonjë “video apo skandal” ose po erdhi në seli ndonjë video filmike , paçka e mjegullt, ne e publikojmë si “scoop që rrëzon ministrin, apo dhe kryeministrin Rama”.

Ta kthesh selinë e partisë në “Seli Gjethesh 2” nuk është aspak e këndshme, por natyrisht kjo ka ardhur pas mungesës dhe shterpëzimit të politikave të vërteta opozitariste të cilat do ta bënin të besueshme dhe shpresëmadhe atë forcë politike. Tu kërkosh kryetarëve të mbetur të degëve në rrethe, të mbledhin informacione dhe të bëjnë punën e kameramenit dhe regjistruesit apo videopërgjuesit, për ti përdorur pastaj Ervini, Enkeledi apo Mondi si “skandale të qeverisjes”, natyrisht do të thotë se jo vetëm je në krizë të thellë, por edhe ata që të rrethojnë, tashmë nuk të binden, por po luajnë me ty.

Të merresh me opsione të papranueshme për një opozitë dinjitoze, siç janë “aksionet në sheshe gjysëmboshe” apo dhe deklaratat e shtypit të hartuara nga politikanë diletantë që të gajasin, dhe të mos merresh me rigrupimin e bazës së hallakatur dhe ringritjen e strukturave boshe të partisë, do të thotë ti kesh vënë kazmën gjithçkaje, për të mbajtur në këmbë veç interesa personale. Ta kthesh selinë e partisë në “Selia e Gjetheve 2”, dhe të mos mendosh se do të bësh opozitë të besueshme, do të thotë që shumë shpejt nga largimet dhe braktisjet, të hapësh muzeun e historikut të saj, pasi e ardhmja politike deri sot mbetet në pikëpyetje të madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha po përgjon “Babalen”?
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Llogaridhënia përfundoi ashtu siç pritej, pa asnjë bilanc

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k