Fobia njihet si ndjenja e shqetësimit që provohet ndaj një objekti apo situate të caktuar, nga e cila duam të ikim apo të largohemi, dhe nëse kjo nuk ndodh, shkakton simptoma që në gjuhën mjekësore quhen “kriza ankthi, rrahje të shpejta të zemrës, mungesë ajri, tmerr për atë që mund të na ndodhë në të ardhmen, duar të cilat dridhen, djersë të ftohta etj”.
Të gjitha këto pasoja, vijnë nga interpretimi i psikikës ndaj diçkaje që e kemi frikë. Kjo seri ankthesh mund të lidhet me një objekt të veçantë. Sipas një studimi të realizuar nga Hofman Lehman në 1997, ata që vuajnë nga një fobi, janë më të predispozuar që të vuajnë nga një e dytë.
Tek ne politikanët vuajnë më shpesh nga Klaustrofobia, e cila është një nga fobitë më të njohura në botë, që bën fjalë për frikën nga hapësirat e ngushta ose të mbyllura, dhe për të gjitha vendet nga të cilat subjekti ndihet i rrethuar.
Por nuk përjashtohen edhe ajo kategori politikanësh, që luajnë me “pasionin” e tyre duke hedhur shpesh në tregun politik e mediatik shaka bajate, pa vlerë, të dala boje. Më së shumti politikanët shqiptarë (kryesisht mëkatarët) vuajnë nga dy apo më shumë fobi, gjë e cila ka ndikim direkt në vendimarrjet e tyre. Por le të marrim konkretisht ata të opozitës.
Motivi kryesor i protesës së 27 janarit nga “fronti opozitar” është “drejtësia e kapur nga Edi Rama”, që sipas Lulit dhe Monikës “po bën gjithçka ta sabotojë reformat e drejtësisë për shqiptarët”.
Gjithmonë sipas Lulit dhe Monikës, “nuk ka Shqipëri në Evropë pa një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze”.
Në rastin konkret Luli, mendohet se ka tendencën të kapet nga Klaustrofobia, pasi ai bën sikur harron, sikur kujtohet me vonesë dhe bën marrëveshje me Monikën në pamundësi për të drejtuar i vetëm aksionin opozitar, duke u rikther tek tezat e vjetëra që në fakt e kanë detyruar atë, të zvarrisë reformën në drejtësi.
Mjafton të kujtojmë disa detaje që lidhen me sjelljet e fundit të Lulit (prej fobisë) dhe bashkëkryetares të “frontit opozitar” Monikës, ndaj reformës në drejtësi, të ekspozuar turpshëm në rolin e politikanëve dështakë dhe të shtirur. I kapur tashmë nga fobia e tij, Luli fillimisht deklaronte se “ nuk e votojmë reformën në drejtësi”, dhe pastaj shkoi në Kuvend dhe e votoi duke e shpallur si “fitoren e PD” dhe personalisht të tij.
Pastaj ( i kapur sërish nga fobia) ngriti çadrën nga ku e sulmonte reformën në drejtësi, ambasadorët, Ramën, etj. Pas presionit nga SHBA dhe BE ai bëri marrëveshje me Edi Ramën dhe e harroi çfarë kishte thënë.
Por së fundi Luli i mbështetur nga Monika (e cila duket sikur bën shaka me deklaratat e saj për çizmet dhe pa çizmet ) është rikthyer tek reforma në drejtësi, duke deklaruar se “atë e bën vetëm PD dhe LSI kur të vijmë në pushtet”.
Luli nga Kurbini ku zhvilloi një takim me ata pak demokratë që i kanë mbetur atje, iu rikthye sërish reformës, që e kujton sa herë kapet nga fobia e tij, duke u treguar atyre se “protesta jonë do të bëhet për një drejtësi të pakapur dhe të pavarur nga qeveria e krimit”.
Pra ndryshe ka deklaruar në Durrës, ndryshe në Vlorë dhe ndryshe në Kurbin, duke u shprehur se “protesta nuk ka synim vetëm përmbysjen e qeverisë, por edhe zbatimin e reformës në drejtësi”, duke hamendësuar qysh tani se nuk ka ndërmend të votojë bashkë me grupin e tij “të ri” kuvendar, ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, që janë zgjedhja e KLP dhe KLGJ të cilat do të zgjidhin problemin e tejzgjatur të krijuar nga PD.
Por ndryshe nga zoti Basha, Monika ka tjetër objeksion për protestat, pasi ajo në çdo rast nuk ngurron pa deklaruar se “çizmet dhe karriget nuk do të mungojnë gjithmonë kur Rama do të na provokojë” dhe pastaj në një tjetër deklaratë mediatike i mohon ato.
Mendoj se Monika asnjëherë nuk e ka seriozisht kur takohet me Lulin, edhe pse ai i duket sikur i beson shumë asaj. Monika gjithmonë bën shaka, gjithmonë e ka me gjasme edhe kur ngrihet në foltore e parlamentit, apo kur mban konferenca shtypi e rrethuar nga “të rinjtë e Jalës”, pasi gjithmonë ka qenë pushtetmbajtëse.
Kjo pasi edhe në të gjitha rastet e fundit, këshilltarët në bashkitë e vendit, dhe deputetët e saj në parlament, kanë treguar dhe refuzuar paçka se me gjysëm zëri, të dalin kundër “partisë mëmë”.
LSI shumë shpejt ka gjasa të përgjysmohet edhe si grup parlamentar, pasi deputetët e saj jo vetëm nuk i bashkon asgjë me zotin Basha, por edhe sepse e dinë se Monika gjithmonë bën shaka bajate me seriozitetin e saj politik.
Leave a Reply