• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ “Fajtorët” brenda PD dhe kokëfortësia “ruse” ndaj europianëve
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ “Fajtorët” brenda PD dhe kokëfortësia “ruse” ndaj europianëve

February 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Gjetja e “fajtorëve” brënda gjirit të partisë (si opsion) dhe kokëfortësia edhe ndaj europianëve, mbeten kauzat e momentit për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mungesa e pjesëmarrjes në mitingun e fundit, dhe dështimi i marrjes me forcë i godinës së kryeministrisë dhe Kuvendit, duket se janë dy nga tre “arsyet” përse Lulzim Basha po kërkon të gjejë “fajtorët” në Partinë Demokratike.

Si sikur Enveri, edhe Lulzimi po kërkon të largojë nga partia jo kryetarin Basha, por “shkaktarët realë” të një situate të stisur,(ashtu siç ndodhi pas humbjes në zgjedhjet e 2017) e cila po e nxjerr nga binarët opozitën në Shqipëri, dhe kjo është dukur qartazi edhe nga vlerësimet e eurodeputetëve nga PE.

Në dukje i “vendosur drejt fitores” por në fakt drejt pushtetit, i trembur nga humbja më e thellë politike që ka patur ndonjëherë partia e tij, Lulzim Basha mbetet i gatshëm të dalë edhe kundër ndërkombëtarëve, në betejën e fundit që ai ka si kryetar PD dhe kryetar opozite. Protesta e fundit para Parlamentit, e tregoi qartë mungesën e organizimit të opozitës, tregoi qartë mungesën e frymës shpresës dhe besimit që ajo ka humbur tek shumica e shqiptarëve.

Rikthimi i Doktorit në protestën e Lulzimit dhe Monikës, e bëri të pavlefshëm gjithë skenarin e hartuar dhe servisur nga gazmendët, ervinët dhe palokët se “fitorja mbi Ramën është çështje ditësh ose orësh”. Doktori u “rikthye” në krye të turmave , duke u dhënë “zemër” Lulzimit dhe Monikës, por dhe duke u treguar atyre se “pa mua ju jeni të mbaruar”. Rikthimi i Doktorit, dhe rifaktorizimi i tij i sforcuar në krye të turmave që në fakt thërrisnin “Berisha-Berisha”, kërkoi ti tregonte Lulzimit se koha juaj po mbaron, ndaj duhet patjetër një “hero”.

Nisur nga ky fakt dhe kjo domethënie e rrezikshme që po paralajmëron prania e Doktorit, Lulzim Basha ka menduar të mos rrijë më “duarkryq” por të nisë urgjentisht fushatën e spastrimeve brënda partisë, duke e nisur nga kryesia dhe kupola drejtuese e PD. Duke shfrytëzuar gjoja “Statutin e partisë”, Lulzimi si fillim ka vendosur të spostojë nga drejtimi i PD, “bojëhedhësin dhe milionerin e heshtur” të partisë. Por në listë janë edhe “peshkatari”, “myzeqari”, apo dhe “naftëtari”, të cilët edhe pse i kanë shërbyer Lulzimit për aksionet e vogla guerrile duket se nuk do të mbeten pa spostuar drejt periferisë së SHQUP-it.

Edhe pse ka qenë ai që ka vendosur gjithmonë për “kundërshtimin” dhe etiketimin e çdo ambasadori të huaj, edhe pse ka qenë ai që ka deklaruar se “OSBE dhe SHBA nuk e njohin mirë situatën në Shqipëri, dhe besojnë vetëm zotin Rama”, duket se kësaj here ka gjetur pretekstin për të larguar nga gjiri partisë “trazavaçët”.

Kundërshtia e Lulzimit dhe Monikës edhe ndaj vlerësimeve reale të eurodeputetëve të PE, të cilët deklaruan se “qeveria është legjitime, rishikoni vendimin për dorëzimin e mandateve”, apo dhe konstatimi i tyre se “Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me protesta të dhunshme, por për të krijuar besimin për hapjen e negociatave”, ishte përgjigja më domethënëse ndaj atyre që duan të rikthejnë në këtë vend trazirat e vitit 1997.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Hamendje në stinën e protestave
Previous article MERO BAZE/ Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k