• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ëndërrimtari Ervin
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ëndërrimtari Ervin

June 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Deputeti më ëndërrimtar sot për sot në Partinë Demokratike, pa asnjë dyshim mbetet Ervini, prurja më e re e asaj partie opozitariste. Ervinin e kemi parë shpesh në këto muajt e fundit, tek përpiqet të bëjë me fjalë dhe me “vepra” opozitarin e fortë, tek përpiqet të japë ultimatume dhe versione të filozofuara për ngjarje dhe procese hetimore, tek përpiqet të japë konkluzione për videopërgjime dhe personazhe të përfshirë në videopërgjime, tek ngarkohet me çanta me peshk balltik në oborrin e Parlamentit, dhe së fundi duke ardhur të enjten me makinë të re “Tojota Yaris” dhe çanta me euro.

Ëndërrimtar si deputet Ervini, nuk ka patur dhe nuk ka për të patur kurrë PD. Kjo zakonisht ndodh me të sapoardhurit në parti, me ata që ndoshta dikur e kanë patur ëndërr të ishin njerëz të dëgjuar dhe me emër, të bënin bujë kur flisnin e tu dëgjohej fjala. Dhe Ervini këtë ka bërë sapo Lulzimi e ka afruar tek PD. Madje thuhet se “ai mund të jetë kandidati kryesor për kryetar partie në rast se Lulzimi mund të largohet një ditë”.

Nuk është e rastit që Ervini muajt e fundit ka qenë dhe vazhdon të mbetet personazh i portaleve, figura kryesore e “aksioneve opozitariste” si brënda sallës së Parlamentit ashtu edhe jashtë saj, duke rivalizuar dukshëm Alibeajn dhe Strazimirin. Sa për Flamurin dhe Mondin, ai nuk e ka problem sepse ndoshta për Ervinin “ ata janë në prag pensioni politik”. Cmira e Ervinit mbetet e përzierë me ëndrrën e tij për tu bërë i madh në politikë, dhe për këtë ai ka zgjedhur të bëhet protagonist i çdo proteste, dhe aksioni që ndërrmer partia e tij në salla dhe sheshe.

Edhe vetë zoti Basha, duket se ka rënë dakort me iniciativat e Ervinit, duke mbështetur çdo skenar të tij. Edhe futja e Ervinit me “Tojota Yaris” duke shkarkuar prej saj çanta me euro, ishte pikërisht zgjedhja e tij, madje thuhet se për realizimin e këtij “aksioni të fuqishëm opozitar”, ai ka ndenjur nja 3 netë pa gjumë, derisa ta realizonte. Natyrisht pasi e realizoi, Ervini ka marrë përgëzime nga kryetari, gjë e cila e motivon atë për shpikje të reja opozitariste. Pra me fjalë të tjera, opozita e PD, aksionet e saj opozitariste kanë marrë, dhe mund të marrin edhe në ardhmen, vetëm vulën dhe autorësinë e Ervinit të partisë.

Nuk dihet se cilin ka zëvëndësuar Ervini në PD, por një gjë dihet e sigurtë, se ai po pergatitet nga zoti Basha që një ditë të jetë jo vetëm zëri më i fortë në Parlament nga PD, që të “tundë” themelet e qeverisjes, por edhe të jetë kryetari i ardhshëm i saj. Dhe paralelisht nën hijen e Ervinit dhe aksioneve të tij opozitariste, zoti Basha ka nisur në PD së fundi, edhe procesin e riorganizimit të partisë duke e nisur nga baza. Thuhet se sërish për këtë gjë, garanci ka marrë nga Ervini, i cili e ka garantuar kryetarin se “për 3-4 muaj bëjmë ribashkimin dhe riorganizimin e partisë, rrisim numrin e aksioneve opozitariste, dhe vitin tjetër patjetër që do të marrim pushtetin”.

Lojëra të tilla, dhe aq më keq bllofe dhe dështime të tilla politike, e kanë katandisur Partinë Demokratike në parti eksperimentale, ku veç zotit Basha, me atë forcë politike po luajnë “hapa dollapa” edhe Ervini partisë. Si mund të bjerë PD në duart e Ervinit dhe në pozitat e Babales dhe “Tojota Yaris”, si mund të kryesh ribashkimin dhe riorganizimin (e pamundur) të PD, kur fatet e saj, ja ke lënë në dorë Ervinit, si mund të të ribesojë baza, kur në 1 vit e ca, kjo parti ka dalë bllof, dhe ka dështuar jo vetëm me protestat opozitariste, por edhe me versionet e tjera që synonin “rrëzimin e qevesirë”, duke nisur nga Babalja, e duke përfunduar me eurot e kapura në portin e Durrësit?

PD sot i duhen politikanë profesionistë dhe jo ëndërrimtarë karrieristë, i duhen emra të ardhura nga elita intelektuale e vendit, për të kryer denjësisht procesin e vështirë të ringritjes politike të saj, për të krijuar sërish besimin dhe shpresën e madhe, për tu rritur si forcë e përgjegjshme politike, dhe për ti bindur shqiptarët se alternativa e saj është e duhura në të ardhmen e vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Kur kauza bie përpara ndërtesës së kalbur të Teatrit
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Katundi ynë dhe vendimi i BE-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k