• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

March 30th, 2023 F.autor Blog 0 comments

Kundërshtojnë rritjen e pagave, shpërblimet, rritjen e investimeve, mbështetjen e biznesit, kundërshtojnë mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, dhe çdo rritje tjetër që mundëson përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Këtë e bën vetëm partia e “djathtë”, që e ka emrin Partia Demokratike në Shqipëri. Epo parti e djathtë, që ka gjoja në program “mbrojtjen e interesave të individit, biznesit, pensionistëve”, dhe që kundërshton çdo nismë të qeverisë, dhe nxin çdo program mbështetës ndaj qytetarit, vetëm partia e Berishës do të mbahet mënd. Ka 32 vjet që thotë “rrita rrogat dhe pensionet sa isha në pushtet, rrita mirëqenien e popullit”….

Por e dimë dhe e mbajmë mënd të gjithë si ishin rrogat dhe pensionet në kohën e qeverisjes së PD, e kujtojmë se si masakrohej mbështetja financiare ndaj shtresave në nevojë, se si mbusheshin borderotë me militantë dhe njerëz që kishin nga 2-3 makina të shtrenjta, dhe hallexhinjtë liheshin rrugëve. E dimë se si, diskriminohej biznesmeni i ndershëm, dhe u lihej dorë të lirë për të abuzuar me pagat, faturat e energjisë, ujit dhe taksat, biznesmenëve të Partisë Demokratike. Por ajo që nuk ndryshon aspak në drejtimin ideologjik të asaj partie, është fakti se Partia Demokratike funksionon sot, si një parti leniniste.

Në çdo formë dhe pikëpamje, brënda saj ekziston fryma e persekutimit ndaj çdo qeverie që mbështet reformat, nismat e mbështetjes financiare ndaj qytetarëve e biznesit. Ajo parti mbetet në kufinjtë e cungimit të mirëqenies së popullit, dhe harresës së shtresave në nevojë. Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërblimet edhe në kohë krize, mbeten premtime të realizueshme dhe të pakthyeshme të kryeministrit Edi Rama.

Duke mos u ndikuar aspak nga fushata elektorale, (pasi nuk i trembet përballjes me një opozitë të shpërbërë) Edi Rama, po bën realitet premtimet e dhëna, duke gëzuar jo vetëm të punësuarit, por edhe pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihma ekonomike. Të dalësh vazhdimisht kundër rritjes së pagave, rritjes së pensioneve, kundër shpërblimeve dhe mbështetjes financiare ndaj biznesit, tregon se je super i majtë, dhe se ke mendësinë e një partie leniniste.

Në demokraci dhe sistemin e ekonomisë së tregut, qeveritë janë rregullatorë të ndryshimeve dhe krizave ekonomike dhe financiare, pasi janë përgjegjëse të zbatimit të programeve zhvillimore të vendit. Qeveria është përgjegjëse e ruajtjes, shmangies  dhe thellimit të krizave ekonomike, por duke mos harruar  rritjen dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të saj.

E vetmja parti, që gjithmonë ka baltosur çdo iniciativë dhe nismë të qeverisë, për rritje pagash, pensionesh, apo mosndalimin e investimeve edhe pse në  kohë krizash, mbetet partia e Sali Berishës, leninistit të fundit në skenën politike shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Unifikimi i frontit anti-amerikan në opozitë
Previous article LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k