• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Doktori, “aseti kombëtar” në PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Doktori, “aseti kombëtar” në PD

June 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Doktor Sali Berisha, edhe pse nuk është në fakt kryetar partie, edhe pse nuk është në fakt drejtonjësi i protestave “popullore”, edhe pse nuk është në fakt personi direkt që drejton dhe udhëzon tryezat politike, sërish mbahet nga shumica e atyre që kanë mbushur thasët me euro, në PD, si “aset kombëtar”. Dihet se, ata që janë më shumë të dhënë pas Doktorit, edhe në kohë “pandemie” apo dhe në kohë të tjera, janë pikërisht ata që e shijuan deri në fund pushtetin por dhe të mirat e tij, janë ata që dikur përfituan poste dhe “ofiqe” të ndryshme, janë ata që morën tendera dhe ndërtuan vila dhe ngritën biznese, janë ata që ndërtuan “perandori” të vogla me të cilat sot mbajnë vehten, familjen, dhe ndjekësit e partisë me para.

Natyrisht për ata Doktori është dhe mbetet “aset kombëtar”, natyrisht që për ata ai mbetet “babai kombit, mbinjeriu i këtij vendi”, sepse sipas tyre “ai ka bërë shumë për Shqipërinë”. Kaq të dëgjosh, nga goja e atyre që dikur erdhën në PD me valixhe druri, pastaj blenë dhe fiat “ritmo”, dhe që sot janë bërë sheikë, dhe të mendosh sa rrënuese dhe denigruese, është propaganda e asaj partie.

Sa mjerane është politika dhe vija mediatike e atyre që Lulzim Basha, i mban si “e ardhmja editorialiste e PD së nesërme”. Mjafton të dëgjosh si bilbilojnë në media, si duan ta “hapin partinë e Lulzimit” ata që deri dje e mbyllën dhe menderosën PD, duke i zhvatur asaj çdo “aset” dhe duke e mbushur me leva qorre, dhe vegla të bindura atë parti, ndaj fjalës së kryetarit. Ata që bëjnë sikur “mbrojnë” Doktorin sot, nesër janë gati ta shesin atë sapo të konstatojnë se nuk e kanë emrin në listën e kandidatëve për deputetë.

Ata që sot e shpallin “aset kombëtar” Doktorin janë bashkëurdhëruesit, bashkëudhëtarët dhe bashkëfajtorët e dramave që kanë përjetuar shqiptarët dhe Shqipëria për afro 2 dekada e gjysëm. Ata që e shpallin dhe duan ta mbajnë Doktorin “mot e jetë” si “babain e kombit”, apo dhe si “aset kombëtar në politikë” (dhe që në fakt duket sikur tallen me atë) janë trashëgimia më e vyer që ka ky vend nga e shkuara komuniste, ata janë të krimbur në para, dhe sot vazhdojnë të luajnë kumar me fatet e Partisë Demokratike.

Shqiptarët kanë në kujtesën e tyre akoma, tmerret e piramidave, tmerret e shkatërrimit të shtetit në 1997, kanë akoma në kujtesën e tyre shkatërrimin e bregdetit, pronave, zhvatjen e tokave me ligjin famëzi 7501, djegiet e institucioneve nga revoltat e “protestat popullore”, kanë në kujtesën e tyre fjalimet dhe thirrjet nxitëse që vinin nga SHQUP-i në situata delikate, duke krijuar panik dhe pasiguri për të ardhmen e tyre.

Ata që e shpallin sot Doktorin “aset kombëtar”, janë më dashakeqësit e tij në fakt, sepse kanë të shkuarën e tyre si udhërrëfyes të karierës politike, apo dhe ndërtimit të marrëdhënieve shef-vartës. Ata janë kapur fort pas Doktorit, dhe do ti qëndrojnë atij besnikë deri në momentin kur të dalë nga zyra e Lulzimit, lista e “fitores”. Askush nuk do të habitet një ditë, kur “ithtarët e asetit të kombit”, ti sulen atij, ta bëjnë hasha, sikur të mos kishte ekzistuar, ashtu siç bënë pas 1990, me Enver Hoxhën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATON HAXHIU/ Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë
Previous article PËLLUMB KULLA/ Sa i mërzitshëm Parlamenti pa ty!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k