• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Departamentet e PD, si këshillat e lagjeve dikur
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Departamentet e PD, si këshillat e lagjeve dikur

March 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Departamentet e Partisë Demokratike, nuk e di përse më kujtojnë gjithmonë ish-këshillat e lagjeve, ose më saktë ata që merreshin gjithë ditën me antenat e televizorëve, basetat e gjata të djemve, apo me pantallonat kaubojë. Edhe në ditët e vështira, departamentet e ish-opozitës së vjetëruar , po merren me qyfyre katundi.

Çdo 2-3 ditë del nga një “këshillar lagjeje” u jep leksione specialistëve të Ministrisë Shëndetsisë, specialistëve të Ministrisë Financave, specialistëve të Ministrisë Mbrojtjes, Brëndshme, kurse kryetari këshilltarëve Lulzimi, i jep “direktiva”  edhe  kryeministrit Rama.

Nga distanca, dhe nga bunkeri  ku janë ndrydhur, drejtuesit e departamenteve të ish-opozitës, nuk e kanë kuptuar akoma se ku jetojnë, se çfarë ka ndodhur  dhe çfarë ka nisur të ndodhë, duke treguar se janë  dhe do të mbeten edhe pas virusit, ata që ishin dikur.

Drejtuesit e departamenteve të ish-opozitës së plakur, nuk e kanë kuptuar akoma se situata e jashtëzakonshme, kërkon bashkimin  në një front  të vetëm, dhe jo  qëndrimin si sehirxhi, apo dhe daljen ndonjëherë nga ekrani për të “zbuluar” defektet e qeverisë, apo për ti treguar kryeministrit Rama se “ku e ka gabim, dhe çfarë duhet të bëjë”. Bëhen qesharakë dhe të “ditur” dështakët, dhe ata që kanë vendosur të bëhen “heronj” nga bunkeri, duke mos u dalë në ballë halleve dhe problemeve të shqiptarëve.

Dalin dhe japin deklarata “si duhet të mbrohen qytetarët”, dhe si duhet  të jenë “masat dhe aktet normative të qeverisë”, ata që nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë për hallet e shqiptarëve, por ngrohin prapanicat në vilat e tyre  luksoze.

Duke e prezantuar  vehten si ish-këshilltarët e lagjeve, si ata që dikur shihnin kush kishte vendosur ndonjë antenë nga Beogradi dhe Shkupi, edhe drejtuesit  e departamenteve të ish-opozitës së vjetëruar, vendosin lupën dhe shohin “kush mori  ndonjë qese me ndihma dhe kush ka mbetur ende pa e marrë”, ose “kush e bëri  testimin për virusin dhe kush nuk e ka bërë”, dhe lloj-lloj budalliqesh të tjera.

Ka edhe më keq se kaq, tek dëgjon “specialistët” e shëndetsisë tek dalin mes 4-5  qytetarëve, dhe u tregojnë atyre si “bëhet tampon, si mbahet maska, si vishen dorezat”, duke fajësuar qeverinë  edhe për gjëra të tilla.

Thirrini  rrakades  o drejtues të departamenteve, o këshilltarë të lagjeve, o përfaqësues  të ish-opozitës së vjetëruar, ejani  në vehte dhe ftillohuni, për çfarë flisni  dhe çfarë nxirrni  nga goja.

Shkoni  atje, në frontin e luftës, pranë  kolegëve tuaj, jepni shembullin personal, pastaj e shohim kush kujdeset dhe po ndihmon shqiptarët. Lërini daljet publike nga deriçkat e SHQUP-it, lërini deklaratat on-line dhe leksionet  bajate se nuk ju dëgjon, njeri.

Nuk ju dëgjojnë  jo vetëm ata që që janë në frontin e kësaj  lufte të vështirë, por as shqiptarët që ashtu si pas tërmetit edhe sot, nuk po gjejnë tek ju  njerëzit e duhur për të mbajtur gjallë  shpresën, besimin, dhe dashurinë njerëzore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI
Previous article BAJRAM PEÇI/ Kultura e re e përkohshme e metropolit shqiptar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k