• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ç’organizim i organizuar i PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’organizim i organizuar i PD

July 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Xhevahiret e Lulzim Bashës dhe tallja me demokratët e mbetur akoma besnikërisht në atë parti, nuk kanë fund. Nuk ka fund as loja me “ vazhdimin e protestave”, por së fundi “riorganizimi i PD për t arritur n fitore” si dhe “ndryshimi i delegatve n rrethe”, jan dy idetë e fundit brilande të një kryetari që duhej të ishte dorëhequr qysh para 2 vitesh nga ajo parti. Duket se as humbjet, as shtyrjet, as ndasitë, as përbuzja, as zhgënjimet, as kthimkurrizi i ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve, nuk u bën më përshtypje, drejtuesve të kupolës së vjetëruar në PD.

Humbja e shpeshtë e “aksioneve” opozitariste, dhe humbja më spaktakolare pas djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk e “ngutën” dhe nuk e “tutën” Lulzimin të merrte vendimin e shumëpritur, që në raste të tilla merr çdo politikan europian, kur humbet gjithçka në partinë e tij. ai nuk e bëri dhe nuk ka gjasa ta bëjë atë pra dorëheqjen, sepse kjo do të ishte kataklizmoja e tij. por Lulzimi ka vendosur të sakrifikojë PD për interesat e tij, ndaj në mesin e korrikut ai urdhëron “të riorganizohemi në degët e partisë, për të rinisur protestat deri në fitore”.

Ç’organizim më të organizuar, të një partie që ka humbur shumë nga gjithçka që i duhet për të arritur ringritjen dhe ringjalljen e besimit dhe shpresës në rradhët e anëtarësisë saj, nuk ka patur deri sot. Dhe kjo falë kryetarit saj zotit Basha, i cili duhet thënë se “këshillohet” qartazi padyshim nga Ai, dhe Ata, që e

rrethojnë, duke i mbushur mëndjen ndjekësve akoma fanatikë se “fitorja është e jona”. Në një kohë kur Shqipëria po ecën denjësisht në rrugën e reformave, në një kohë kur faktori ndërkombëtar po mbështet fuqishëm dhe hapur institucionet ligjzbatuese, i vetmi që ka dalë nga “rreshti” dhe po u bën rreshtore të vetëve dhe gjithë PD, është Lulzimi dhe Doktori i tij.

Duke qenë të bindur se tashmë gjithçka ka mbaruar, pra reforma në drejtësi ecën normalisht, SPAK po ngrihet dhe së shpejti do të jetë funksional, kupola drejtuese e PD nën moton komuniste “ne nuk dorëzohemi” ka shpikur dhe vazhdon ti mbajë me mashtrime njerëzit e saj, me gjoja “riorganizimin e partisë nga qendra në bazë”. Vetëm brënda dy viteve të fundit, Lulzim Basha ka orientuar 3-4 herë strukturat e partisë tij për “riorganizim” dhe kjo ndodh gjithmonë kur ka humbje zgjedhjesh. Ajo çfarë po ndodh në atë parti, dhe që shihet me sy të lirë nga çdo shqiptar, është fakti se kjo PD, e ka humbur me dashje shansin e ringritjes saj politike. Të shpallësh “riorganizimin e partisë” kur de facto nuk ke parti por thjesht një megastrukturë politike, kjo është më tepër se marrëzi dhe tallje.

Të shpallësh “riorganizimin e partisë” në mes sezonit veror, (pasi ke humbur sërish zgjedhjet) kur de facto dhe de jure, nuk di sa është numri anëtarësisë as në Tiranë dhe jo më në rrethe, kjo është më tepër se qesharake, dhe aspak politike. Por ajo që dihet dhe njihet mirë sot nga çdo mbështetës në PD-në e Lulzim Bashës, është fakti se, me kursin e sotëm drejtues, kjo parti nuk ka shanse as të “riorganizohet” dhe as të fitojë ndonjë palë zgjedhje. Veçse një gjë është e sigurtë ( dhe kjo dihet edhe nga Gazi, ideologu Lulzimit) se kjo PD, është ç’organizuar në mënyrën më të organizuar, madje vetë ndjekësit e saj shprehen se “po ecim ku të na shpjerë kryetari”. Dhe hajde besoje ……Lulzimin pastaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Modestia dhe panginja “e yjeve” shqiptare
Previous article ASTRIT PATOZI/ Nëse nuk hap kutitë Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k