• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ç’më ngjalle Enverin e ‘56, zoti Meta
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’më ngjalle Enverin e ‘56, zoti Meta

October 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kryetari i shtetit Ilir Meta, sot më shumë se kurrë, dukej i mërzitur me detyrën , ndërkohë që fjalimi i tij më ka ngjallur Enver Hoxhën në Konferencën e Tiranës në 1956. Ishte pa asnjë presje, fjalimi i Enverit para delegatëve të rrebeluar, teksa kthehej nga Vlora ku ndodhej me pushime, i njoftuar me urgjencë nga Beqir Balluku.

Edhe kryetari i shtetit zoti Meta, ka dalë sot në Presiedencë duke lexuar një deklaratë, e cila më tepër se “informacion mediatik” të ngjasonte me një fjalim paralajmërues, me tone të ashpëra, me akuza dhe denoncime për qeverinë, ministrat dhe kryeministrin. Ka afro 1 vit, që kryetari i shtetit, detyra e të cilit nuk është të “gjurmojë dhe zbulojë shkeljet” e ministrave dhe kryeministrit pasi ka organe të tjera të specializuar, por të krijojë ekujlibra mes palëve politike, të nxisë qetësinë dhe zgjidhjet oportune mes tyre, dhe jo të bëjë thirrje për “përmbysje” apo dhe të paralajmërojë “përballje me ligjin të atyre që nuk e dëgjojnë” sipas tij.

Ç’më ngjalle Enverin e 1956  zoti Meta, tek të dëgjoja zërin e butë në nisje të fjalimit, dhe pastaj timbrin e trashur duke shigjetuar qeverinë, ministrat, kryeministrin, duke i akuzuar për “zhvatje dhe korrupsion”, apo dhe duke u marrë me çështjet e “humbura në Arbitrazh” nga kjo qeveri. Doli dhe tundi shkresat e gushtit dhe shtatorit, kryetari  i shtetit që nuk po lë ditë të javësh, pa ju sulur institucioneve, dhe kërkoi “bashkëpunim mes tyre”, duke na kujtuar “detyrimin  ligjor që ka edhe kryeministrit  ti përgjigjet  letrave të presidentit”.

Në fjalimin e tij, Ilir Meta nuk la gjë  pa përmendur dhe pa parashikuar, nga “hapja e listave” deri tek “katastrofa financiare  që po i serviret vendit”. U bë “merak” kryetari  i shtetit për “financat e humbura dhe krizën”, u bë merak edhe për “listat dhe gjyqet e humbura të Arbitrazhit”, dhe nuk e zë vendi, as për “braktisjen e Shqipërisë nga rinia”, por nuk del  të thotë se, a ndjehet fajtor edhe ai për gjithçka ka ndodhur deri sot, a është gati  edhe ai të përballet me ligjin për ç’ka  është akuzuar dhe akuzohet  nga ish-bashkëpunëtorët e tij apo dhe media. Duke menduar dhe jetuar me ëndërra kryeministrore, duket  se Ilir Meta, ka dalë hapur kundër detyrës  dhe funksioneve që ushtron, dhe kjo natyrisht është në shkelje të Kushtetutës. Ç’më kujtove Enverin  e 1956  zoti Meta, tek të dëgjoja ti bëje thirrje qeverisë dhe kryeministrit, (duke i etiketuar ata me lloj-lloj epitetesh)  se “ do të përgjigjen  para ligjit” dhe se “socialistët nuk e meritonin të drejtoheshin nga  ky sekt dhe kjo bandë”.

Por, a  flet  një kryetar  shteti me këtë gjuhë, a mund të flasë pa  etikë një kryetar shtetit  vetëm e vetëm, se kërkon të përmbysë me dhunë  dhe  me thirrje  antiligjore, një qeverisje të ligjshme ?  A mund të heshtin institucionet ligjore tek dëgjojnë një kryetar shtetit, të flasë dhe të sillet sikur është diktator, që kërkon  të ngjallë  dhe stimulojë pakënaqësi  popullore, duke dalë  jashtë binarëve të llogjikës dhe kompetencave  të institucionit që drejton ? Presidenca  ka kohë që është kthyer në “KQ” i PD-së, nga ku thuren  skenarë dhe intriga për të përmbysur me dhunë një qeveri  të ligjshme, dhe për të nxitur revolta  popullore me thirrje bolshevike.

E kush më mirë se Ilir Meta, mund ta bëjë në këtë vend rolin e Enverit, e kush më mirë se ai, mund të ëndërrojë të bëhet  edhe njëherë “nuse” edhe pse karrierës së tij politike, ka kohë që i ardhur fundi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Të gjithë kundër Edi Ramës
Previous article MERO BAZE/ Presidenti si “këshilltar” dhe si shembull për kryetarët e bashkive

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k