• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Çapaçulët e kanë marrë peng PD-në
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Çapaçulët e kanë marrë peng PD-në

March 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Partia Demokratike, përfundimisht po tërhiqet zvarrë nga çapaçulët, që kanë hyrë në çdo zyrë dhe strukturë të saj. Ata nuk mungojnë as në paradhomat e Lulzim Bashës, dhe as në grupin parlamentar, duke guxuar ta bëjnë fillimisht heqjen e simboleve të partisë qysh në fushatën e kaluar elektorale, pastaj kur u “mandatuan” duke deklaruar se “Berishën e kemi thjesht koleg”, pavarsisht se shpesh duke e imituar turpshëm atë , dhe së fundi duke dashur të shfyqizojnë ligjet e miratuara prej tij.

Çfarë po ndodh me PD, përse nuk flasin ata pak kontribues që kanë mbetur atje , përse u janë bashkuar çapaçulëve të llakosur që po e turpërojnë përfundimisht atë parti. Ata nuk kanë parti, ata nuk kanë ideologji, ata nuk kanë moral, madje ata nuk kanë as arsimimin e duhur për të qenë atje. Këto ditë PD ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetësh, i cili parashikon “shfuqizimin e datës 20 shkurt”, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë “data 26 shkurt 1951”. Këtë e justifikojnë me gjoja “është dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë, e cila kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës së ish-BRSS.

Në fakt dita e 26 shkurtit, është dita simbol e ngjarjeve të dhimbshme, pasi diktatura ekzekutoi pas saj qindra burra, gra e fëmijë asnjë vendim gjykate. Por ajo që bie në sy, është fakti se Luli kërkon të shfuqizojë ligjin e Berishës me ligjin “Basha”. Pra Lulzimi në valën e problemeve që ka me partinë e degraduar, me trafikantët e votave që brënda grupit tij parlamentar, me lobimet e financiamet ruse në kohë fushate, ka kohë dhe mendon që me çapaçulët e tij, të sajojë “propozime” për të shfuqizuar ligje dhe për të miratuar ligje të reja.

Duke përdorur “dekomunistizimin” si teorinë e mbulimit të skandaleve, duket se Luli ka mundur ti përdorë mrekullisht çapaçulët e tij të pacipë, edhe në momentet kur ai duhej të ishte larguar përfundimisht nga drejtimi partisë pas publikimit të skandalit të fundit financiar.

Partia Demokratike është katandisur në një kooperativë, me një kryetar , dhe dhjetra 40 brigadierë, të cilët nuk po lenë gjë pa i bërë “mallit belik” siç është partia në rastin e tyre. Brigadierët e Lulit, të ardhur shumica nga “HIÇI” kanë marrë në dorë sot fatet e një partie, e cila nuk duhet as demokratike dhe as e djathtë, por duhet të kthehet në prone të kryetarit.

Kjo për faktin se, ata që kanë marrë në dorë flamurin e “të djathtës” dhe “dekomunistizimit”, janë pinjollët e sistemit të kaluar, janë trashëgimtarët e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, dhe që Lulzim Basha u bëri nderin dhe i mandatoi si deputetë, për ti përdorur . Ata sot janë kthyer kundër çdo simboli që kishte Partia Demokratike, ata janë kthyer sot kundër çdo vlere dhe kontribuesi që ende ka mbetur atje si relike.

Ata janë kthyer madje edhe kundër Berishës. Ishin pikërisht ata që u urdhëruan nga Luli, të votonin për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, dhe pastaj të luanin teatrin e turpit. Janë pikërisht ata çapaçulë, që guxojnë të mbysin çdo zë kundër Lulit në kryesi dhe grupin parlamentar. Janë pikërisht çapaçulët e Lulit, ata që kundërshtojnë çdo propozim që vjen nga zërat kundër, për një projektligj mbi largimin e çdo prokurori e gjyqtari të korruptuar që ka depërtuar deri në strukturat e larta të organeve të drejtësisë.

Në shtator të 2017, ishte Luli që mori përsipër hartimin e ligjit për “ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin”, por me “ndihmën” e çapaçulëve e harroi dhe nuk e përmënd më kurrë atë. Por ajo që bie në sy është fakti se, reagimi strukturave të PD pothuajse ka mbaruar, dhe duket sikur ata që kanë mbetur atje, kanë rënë dakort me çapaçulët, që po e ç’montojnë dhe turpërojnë atë parti sikur të ishte një karakatinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAX BOOT/ Rusia ka luftuar me Perëndimin për vite me radhë, ne thjesht nuk e kishim vënë re
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Analizë e përciptë e PD-së, për rezultatin në zgjedhje

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k