• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Buzëqesh Lul!
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Buzëqesh Lul!

June 29th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Edhe kur flet seriozisht, edhe kur i nxin imazhin e vendit në PPE, edhe kur flet për “fitore dhe vjedhje votash”, çuditërisht Lulzimi buzëqesh. Madje ai edhe kur humbet zgjedhjet buzëqesh, edhe kur i dalin kundër anëtarë të kryesisë, Këshillit Kombëtar, apo dhe faktori ndërkombëtar, Luli vetëm buzëqesh. Marrja me sportivitet i çdo marrine apo disfate, është në karakterin e Lulit. Ai gjithmonë e ka patur motiv të aktivitetit tij buzëqeshjen. Pasi mbante fjalime “rrënqethëse” dhe tepër të “ashpëra” në kohën kur kishte ngritur në bulevard “çadrën e lirisë” duke sulmuar Edi Ramën, ministrat, Parlamentin dhe ambasadat, Luli ja kthente me buzëqeshje. Ai ishte gjithë humor pasi pyeste “hë si u duka, bëra ndopak përshtypje”.

Sahani nga vjen Lulzim Basha si politikan, në fakt përmban lloje të tilla karakteresh. Thonë se edhe Berisha, teksa rrekej të ofendonte dhe sulmonte ashpër kundërshtarin politik, i fuste një buzëqeshje nga pas, dhe gjithçka mbyllej. Por Berisha nuk “tutej” nga këmbëngulja tjetër, për të fituar ose larguar. Kurse Luli as që e mendon largimin. Kur pas datës 26 Prill i thanë se “kemi humbur”, fjala e parë që ka thënë ishte “sa shpejt i besoni shakave, ne kemi fituar”. Dhe kjo vijë melodike, ka qenë dhe mbeti edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e reja në Partinë Demokratike. Përgjatë gjithë rrugës deri në momentin e takimeve me bazën e zhgënjyer Luli “shkrihej” me batuta dhe shakara, kurse sapo shihte ithtarët që ishin mbledhur dhe që akoma e besojnë se “ai është njeriu i duhur për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, bëhej serioz. Luli tjetërsohet sipas motit, sipas ditëve të javës, sipas asaj që ai përfiton më tepër në xhepat e tij, por kurrë nuk ndryshon modelin e buzëqeshjes.

Lideri demokrat ishte këtë fundjavë në Bruksel, si i ftuar nga PPE-ja, dhe shkruante se “ndodhem në Asamblenë Politike të PPE, partia më e madhe europiane dhe me grupin më të madh parlamentar në PE, qëndrojmë së bashku për demokracitë tona, së bashku për qytetarët tanë”. Sa “frymëzuese”, tek lexon se si Luli shkon dhe shkruan nga Brukseli statuse me terma të huaja për një kryetar partie si ai, siç është “qëndrojmë sëbashku për demokracinë, për qytetarët tanë”…. duke harruar se demokracia në Partinë Demokratike ka vdekur, se liria dhe e drejta e fjalës dhe votës në atë forcë politike ka dalë jashtë “ligjit”, dhe askush me urdhër të kryetarin nuk e zbaton. PPE-ja, nuk është PDSH-ja, o Lul, dhe kjo vlen për të marrë ca mësime dhe leksione politike më shumë ti, se shqipëtarët kur shkon dhe gjendesh mes tyre. Ata nuk e ngulin këmbën për të mos u larguar kurrë nga kryetar partie, por njohin humbjen, urojnë fituesin, largohen dhe shohin hesapin e tyre, për të pritur mirënjohjen ose urrejtjen e anëtarësisë partisë.Kurse ti Lul, as që “dëgjon” nga ai vesh, por vazhdon të mbetesh stoik, vazhdon të mbash me dhunë postin dhe zyrën e kryetarit, edhe sikur të mbetesh në PD, vetëm me Emin Gjanën. Buzëqesh Lul, dhe mos shiko ç’thonë “armiqtë e brëndshëm dhe të jashtëm”. Rëndësi ka që PD-në, ta mbash të “fortë”, siç e ke mbajtur deri sot, dhe ta çosh nga “fitorja në fitorje” çdo 4 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Të fortin e bën makina!
Previous article MERO BAZE/ Paratë e “të fortëve” sjellin godina, por jo turizëm

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k