• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI: Biznespartia, një realitet që bën të pabesueshme opozitën
Home
Blog

ARTUR AJAZI: Biznespartia, një realitet që bën të pabesueshme opozitën

December 27th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Që të kemi mirëfilli sistem politik në Shqipëri, natyrisht duhet partneritet, dialog, bashkëpunim, dallime për problematika të ndryshme të interesit të përgjithshëm, të interesit kombëtar, pasi forcat politike duhet të konvergojnë, ndryshe nuk ka demokraci. Sistemi pluralist që ka sot Shqipëria, shpesh duket i dështuar, pasi mungojnë parimet, ridimensionimi i forcave politike dhe i shoqërisë civile, ndryshe gjithçka e arritur deri sot mbetet gjysmake. Në pothuajse çdo vend kryesisht postkomunist, janë larguar nga politika dhe qeverisja figurat e fillimit të tranzicionit, duke mundësuar ndërrimin e elitave, ndërkohë që tek ne vazhdon e njëjta situatë.

Mbi 80 per qind e partive politike tek ne, kanë sot në krye të tyre figura të fillimit të tranzicionit politik, të cilët e kanë kthyer në biznesparti forcën e tyre politike. Ky natyrisht mbetet shembulli më i keq edhe për ata që hynë nga dritarja dhe jo nga dera në skenën politike. Në rast se zoti Berisha ishte në vitet ’90 në krye të një partie e cila nartyrisht ka rolin e saj në tranzicionin e gjatë politik, duket se roli i tij nuk është zbehur, por përkundrazi është rritur pavarsisht se sot kemi një tjetër kryetar PD.

Kjo forcë politike, ka kohë që është kthyer dhe po trajtohet si biznesparti edhe nga zoti Basha, i cili edhe pse bëri një marrëveshje të panjohur në 17 maj 2017 (ndërkohë që kapitulli i dytë i saj vazhdon akoma) nuk rresht së kërkuari shqiptarëve për të mos ju bindur qeverisë Rama.

Edhe pse ai u bën thirrje shqiptarëve “të rrëzojmë shtetin e krimit, shtetin e mafias, shtetin e hajdutëve”, sërish ai nuk ndahet dhe nuk ndalet nga biznespartia që ka krijuar për interesat e tij, duke u bërë i pabesueshëm. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të fortë dhe imponues kur kanë qenë të bashkuar, duke lënë jashtë parti politike manipulante.

Pak ditë më parë Monika Kryemadhi, kryetarja e një tjetër biznespartie, kërcënoi me “vdekje” kryeministrin Edi Rama, duke i treguar atij Esat Pashë Toptanin. Por çfarë konstatohet, kur shikon se nga njëra anë është Monika ka një marrëveshje për një “front opozitar me PD”, duke u përplasur ashpër në parlament me kryeministrin, dhe nga ana tjetër nuk lë pas dore pazaret e saj, të mbrojtura politikisht nga partia që drejton.

Pavarësisht se ka një marrëveshje me Lulzim Bashën për “front opozitar” duket se kryetarja e biznespartisë nuk ngurron të bëjë “armik” sa Ramën, sa Lulin, sa Erion Veliajn, apo nuk ngurron ti “sulet” edhe Ilir Metës. Qysh nga dita e krijimit e deri sot, LSI mbetet biznespartia e intrigave të politikës, të cilat nuk po mungon tja bëjë edhe Lulit pas shpine. Partia e Monikës, mbetet biznespartia e cila nuk mund të mbijetojë pa bërë pazare me cilëndo forcë politike, e cila garanton mbijetesën e saj.

Mjafton të shohim lëvizjet e fundit të kësaj biznespartie në Këshillat Bashkiakë të shumë bashkive , ku janë votuar buxhetet e vitit 2018, si në Tiranë, apo në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Madje në këtë qytet, PD-LSI tani kanë një shumicë minimale prej 26 nga 51 vende në këshill, ndaj kalimi i këshilltarëve të LSI tek PS mbetet e pashmangshme.

Kjo aleancë vlen edhe për bashkitë Fier, Lushnjë, Berat, Maliq, Kukës etj. Natyrisht nuk duhet harruar edhe fakti i braktisjes së PD nga biznespartia LSI në protestën e fundit, ku Monika nuk solli asnjë anëtar të partisë saj. Eshtë fakt se marrëveshja Rama-Basha krijoi dinamikë dhe mentalitet tjetër, dhe të mos harrojmë se gjatë fushatës Luli e sulmoi ashpër biznespartinë e Monikës, ndërsa kur humbi thellë me mbi 240 mijë vota, u puthën bashkë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Çfarë i bashkoi?

Kuptohet interesi, biznesi, pazaret, nga ku sërish ato do ti ndajnë. Pothuajse të gjitha partitë janë klienteliste, por karakteristikë të veçantë këtë e kanë kryesisht partitë e “frontit të bashkuar opozitar”. Biznespartia prej 8 vitesh qeverisje, u financua nga përqindje tenderash publikë, lejesh ndërtimi, nga liçensimet e paligjshme , nga punësimet e paligjshme, duke humbur shumë nga vota popullore, votë e cila rikonfirmoi sërish në pushtet PS e Edi Ramës në 2017.

Eksperianca politike e shumë vendeve me një demokraci të gjatë dhe të qëndrueshme, ka treguar se kthimi i partisë në pazare biznesesh personale dhe familjare, ka një destinacion të sigurtë, dështimin me turp të asaj kaste politikanësh, që erdhën si të rastësishëm, dhe do të largohen si tranzitorë nga skena politike.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO: Mos i konsideroni tradhtarë këshilltarët që votojnë buxhetet!
Previous article PAUL KRUGMAN: Amerika nuk është ende e humbur

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k