• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Basha-Berisha, beteja për fronin e “pashait” të partisë
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Basha-Berisha, beteja për fronin e “pashait” të partisë

October 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Në pothuajse gjithë akuzat dhe trillimet e Sali Berishës që po dalin nga “foltorja”, asnjë prej tyre nuk të bind plotësisht për seriozitet dhe vërtetësi. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari “historik” i Partisë Demokratike, ka hapur thesin, dhe ç’nuk po nxjerr nga “sëndyku” i tij.Akuza, denoncime, trillime, përgjime, dosje me skandale, dhe premtime për “një parti të vlerave demokratike e cila do të fitojë pushtetin”. Profka të tilla nga një ish-kryetar, i cili ka deklaruar me kohë “pensionin e tij politik”, vetëm ithtarët e tij më besnikë mund ti besojnë. Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, shumë shpejt do të marrë trajta të tjera. Bëhet fjalë për fronin e “pashait” të partisë, dhe aspak për “shpëtimin e saj nga rreziku Rama”. Nga ana e tij Lulzim Basha, ka nisur të hakmerret ndaj berishistëve që ka akoma në grupin e tij parlamentar apo dhe kryesi, duke u hequr atyre “ofiqet” e dhëna para nisjes së jetës kuvendore. Përballja me Berishën, është akoma një tentativë e dështuar dhe e pamundur për Lulzimin. Hija që ish-kryeministri dhe ish-kryetari partisë ka patur prej afro 30 vitesh në zyrat dhe korridoret e saj, e bëjnë të pamundur faktin që Lulzimi ti dalë ballazi dhe ti thotë “unë jam këtu, eja po deshe”. E ndërsa Berisha nga “foltorja” (nuk dihet përse e quan të tillë kur nuk ka asgjë të përbashkët me foltoren) nuk po lë fjalë dhe akuzë pa nxjerrë ndaj Lulzimit, ky i fundit po merret me Mulin, Oerdin, dhe ndonjë zë tjetër që po i del kundër. Basha kurrë nuk ka qenë lider partie, dhe as ka shansin të bëhet i tillë sidomos pas përballjes me Berishën në kushtet e reja, pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Vonesa e tij për të sqaruar bazën e Partisë Demokratike, marrja e vendimit për Berishën “me kokën e vet”, fshehja pas “gaxhoit”, tregojnë dobësi të theksuara formimi të Bashës si politikan. Ai e harron se, SHBA-të, janë gjithmonë me “më të fortin”, por kjo nuk vlen për rastin Berisha. Ai e harron se shkëputja nga realiteti, nga baza e partisë, largimi brutal edhe i bashkëpunëtorëve të Berishës nga postet dhe detyrat që mbanin, nuk janë tregues dhe shanse të mira për të ardhmen e tij politike. Beteja mes tij dhe Berishës, gjithsesi do ta ketë një fund, por e rëndësishme është që ish-kryetari dhe ish-kryeministri i shpallur “non-grata” të mos arrijë rikthimin, pasi ajo do të ishte kataklizmo për Partinë Demokratike. Ndarja e asaj parti, mbetet e pashmangshme. Berisha kurrë nuk do të pranojë kompromise për të qenë Basha kryetar partie, pas një “pabesie” të tillë. Por edhe Basha nuk mund të pranojë dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi ky do të ishte fundi i karrierës dhe jetës tij politike. Berisha është betuar se “do ta shfryjë tollumbacen që fryhu me dorën e tij para 16 vitesh”, dhe kaq mjafton që Lulzimi të shkundet, për të gjetur rrugë të reja për të fituar betejën e nisur. Nuk mjafton të “fleshë gjumë të qetë” vetëm e vetëm se ke premtimin dhe mbështetjen e zonjës Kim, zoti kryetar i Partisë Demokratike. Në politikë fiton ai që nxiton, lufton, guxon,dhe siguron mbështetje popullore, me çdo mënyrë dhe mjet demokratik për të ardhur në pushtet….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ E mira është të mos ndalen...
Previous article MERO BAZE/ Megjithatë debati në PD po demokratizohet!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k