• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës?

January 6th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Prej 5 muajsh, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur beteja e selisë, dhe kauza e vetme me të cilën ata sulmojnë njëri-tjetrin deri tani, është “ti i shërben Edi Ramës, ti je pengu i Ramës, ti je tubi i oksigjenit i Edi Ramës” etj.. Por duhet thënë, se që të dy “kryetarët” po tregohen të matur përsa i përket akuzave për dosjet korruptive apo penale. Që Saliu e ka frikën e diçkaje të madhe, ajo dihet, por edhe Lulzimi duket se nuk ka guximin të flasë me emra, që ndoshta do ta kishin gozhduar liderin historik. Por ata kanë zgjedhur të “luftojnë” me akuzën qesharake “je pengu dhe shërbëtori Edi Ramës”.Por në të vërtetë, kush i “shërben” më tepër me veprimet e tij zotit Rama ? Kjo mbetet të shohim gjithë ecurinë 8 vjeçare të kalesave politike, veprimeve dhe mosveprimeve, mbetet të dalin në publik urdhërat dhe “këshillimet” e atij, që edhe pse u tërhoq nga politika, ishte i pandashëm nga selia e partisë. Gjithsesi, “pengu dhe shërbëtori i Ramës”, është refreni i betejës Basha-Berisha, dhe kjo e pavërtetuar me fakte. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet indiferent lidhur me debatet dhe betajat që po ngjasin në selinë e Partisë Demokratike. Ai mbetet njeriu i fundit, që interesohet për fatin e Berishës apo Bashës, aq më tepër të partisë tyre, por dhe njeriu i parë që u ka shtrirë atyre dorën e bashkëpunimit të sinqertë institucional, pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ndoshta kjo ftesë e hapur dhe e pakompleksuar, u trajtua dhe vazhdon të trajtohet si “aferë e Ramës për ta marrë peng Bashën”. Kjo logjikë i shkon për shtat vetëm një mëndje të sëmurë, që gjendet tek politikanët ballkanas. Ajo ç’ka kërkoi Edi Rama, ngjet në çdo vend demokratik europian, dhe nuk ka kurrë synim të “zhdukë opozitën” as të marrë “peng” kryetarin e saj, por synon të rrisë bashkëpunimin institucional mes pozitës dhe opozitës, në realizimin e reformave dhe perfeksionimin e shtetit ligjor.Por Sali Berisha, mbetet i pandryshueshëm,dhe etaloni i njeriut që edhe të bardhën ka borxh ta nxijë, brënda një ore. Duke shkatërruar me dashje një parti politike, gjithkush i shërben një kauze të paragjykuar, e cila në rastin konkret, është kthyer në shkak absurd, që të shtunën e 8 Janarit, ai ti japë “dorën e fundit revolucionit paqësor”. Edi Rama,nuk ka patur,dhe nuk ka nevojë,të ketë “pengje dhe shërbëtorë” të zgërlaqur, kur është fjala për ujdira dinjitoze në politikë. Sali Berisha, e ka kapur fort ftesën e tij postzgjedhore për Partinë Demokratike, dhe e ka kthyer në akuzë ndaj pasardhësit të tij, që kërkon ta nxjerrë nga selia me turmën në 8 Janar. Eshtë e rrallë dhe e habitshme, se si Berisha ka arritur që fjalorin dhe akuzat që përdor në çdo dalje të tij, i ka “injektuar” edhe tek drejtuesit e forumeve dhe të rinjtë që e mbështesin. Si mundet, që në 2022, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, të dalin para kamerave dhe të imitojnë me pikë dhe presje, çdo citat të liderit historik, çdo gjetje folklorike të tij ndaj Lulzim Bashës, duke harruar se ata duhet të jenë e ardhmja ndryshe e asaj partie ? Duke përdorur me zell të paparë fjalët “pengu, bunkeri, lulbrava, uzurpatori partisë”,dhe të tjera zhargone të liderit historik, edhe “rinia e ardhmja e partisë”, tanimë është duke ecur besnikërisht në udhën kuturru të “udhëheqësit”. Revolucioni i Berishës, mbetet shërbesa më e mirë, që ai po i bën shkatërrimit të asaj partie,zhdukjes së opozitës,dhe mbrojtjes së tij nga ndëshkimi amerikan.Kjo natyrisht, rrëzon gjithë togfjalëshin e përdorur deri sot nga lideri historik në betejën e “foltores”, por vërteton diçka tjetër që do të ishte mirë që shqiptarët ta dinin, më mirë vonë se kurrë…..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB XHUFI/ Për komunistin Sali Berisha, që na qenka bërë konservator
Previous article MERO BAZE/ Ngjashmëria mes Dodik dhe Berishës, në "kryengritjen" e tyre anti-amerikane

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k