• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Avazi i Mukes
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Avazi i Mukes

August 22nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Në jug, në shumicën e zonave atje, përdorin një shprehje të goditur, “si avazi i Mukes edhe ky”, kur një njeri i kthehet gjithmonë diçkaje të vjetër, që është e mërzitshme. Edhe ajo që po ndodh me Partinë Demokratike (dhe në fakt jo me shumicën e saj) mund të quhet “avazi i Mukes”, i një force politike e cila dimrin e quan verë, dhe verën e quan vjeshtë. Por Aldo nuk ka faj, pasi e kishte thirrur nga pushimet kryetari , për të lexuar (refrenin e përvitshëm) paralajmërimin e fortë se “në shtator nisim protestat popullore deri në largimin e kësaj qeverie”. I gjori Aldo, që u bë therror i “idealit demokratik” i një partie e cila e ka humbur fillin qysh kur në krye të saj erdhi krahu i majtë i Doktorit.

Avazi i Mukes, ka kohë që sillet vërdallë mëndjes tek drejtuesit të ish-opozitës së vjetër, aq sa për të gjetur sebepe të besueshme për aksionet e shtatorit, kryetari ngre alarmin dhe thërret nga ato pak ditë pushime Aldon, më “heroin” e fushatave me personazh kryesor babalet e Vlorës. Dhe në fakt si Aldo, si Gazi, si Muli dhe Ervini, e dinë se Lulzim Basha do ti kthehej sërish në shtator (aq sa të mundet) protestave, do ti kthehej sërish në shtator kushtrimit “ejani mblidhuni të rrëzojmë Ramën”, se do ti kthehej sërish në shtator fushatës “mbro vehten, dhe shpif për tjetrin” kur dihet se pozitat e tij janë më të rrezikuara se kurrë.

Ju ktheve sërish “avazit të Mukes” o Aldo, duke besuar (dhe ti beson vërtetë në ç’ka thotë kryetari dhe Doktori) se shtatori do të mbledhë rreth jush , rreth milionerëve të kollarisur të SHQUP-it, sërish qindra ndjekës të “papunë” por që ushqehen dhe paguhen rregullisht nga partia. U ktheve me urgjencë nga pushimet o Aldo, dhe besove se “kryetari e ka gjetur çelësin e suksesit për të marrë pushtetin”, dhe nxitove për të lexuar proklamatën e nisjes së “protestave popullore”. Sa axhami, dhe sa të paditur ishit dhe mbetët, o sekretarët e SHQUP-it, që kryetari jo vetëm po ju përdor si gjallesa eksperimentale, por ndoshta do t’ju shpallë shumë shpejt “tradhëtarë të partisë” një ditë të bukur.

Dhe kjo as që vihet në dyshim, mjafton të bësh evidentimin e atyre që e themeluan PD, dhe që sot janë ose në Alaskë e Kanada, ose janë të papunë dhe në pension rrugëve. Por pavarsisht kësaj Aldo nuk trembet nga dështimet dhe pasojat, si kryetari Basha. Aldo e ka treguar me fjalë dhe vepra se është “qëndrestar që thyen zinxhirë” si dikur në shtatorin e 1998, apo 2001, dhe i tillë do të mbetet deri në “rrëzimin e Ramës”.

Ndryshe nga sa e quajnë shumë sot PD si “opozita e vjetër ose opozita e rrugës”, mendoj se kësaj force politike apatike, që i është shkelur çdo normë, statut, liri mendimi dhe veprimi, që i është shkelur rëndë demokracia e brëndshme, që i janë përdhosur simbolet dhe ideatorët, që i janë larguar krijuesit, kontribuesit dhe militantët, po i shterrojnë të gjitha mundësitë krijuese, rinovuese, zhvilluese. Avazi i Mukes o Aldo, ai u ka mbetur, tek ai jeni kthyer për 6 vjet rresht (duke gënjyer dhe mashtruar) dhe tek ai do të ktheheni edhe vite të tjera, deri në brezin e katërt të “udhërrëfyesve dhe udhëdrejtuesve” të SHQUP-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ 4 skenarët e Italisë për të dalë nga kriza politike
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Përtej çiltëltërsisë dhe magjisë së plazhit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k