• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ A po lulëzon biznesi i mandatdjegurve në karantinë?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ A po lulëzon biznesi i mandatdjegurve në karantinë?

April 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ata që nuk lodhen së foluri, së shari dhe së fyeri, ata që nuk lodhen së shpikuri dhe së denoncuari, apo dhe së ofenduari me libër shtëpie kundërshtarin e tyre politik, natyrisht janë mandatdjegurit e ish-opozitës së dikurshme. Çdo ditë të javës, ata dalin me “zbulime” të reja, duke i treguar shqiptarëve “sa është rritur korrupsioni, sa është rritur pasuria e shtetarëve, sa tendera janë vjedhur, blerë dhe shitur”, dhe të tjera budalliqe që do një qitap të madh ti shkruash.

Por ata duket se kanë bërë në mënyrë perfekte “llogaritë” e tjetrit, duke harruar llogaritë e tyre. Gojë të “liga” nga burime të SHQUP-it, por dhe ato zyrtare thonë se edhe në kohë karantine dhe pandemie, biznesi i shumicës së mandatdjegurve po lulëzon.

Kjo për faktin se ata duke i rënë “dritares” kërkojnë të dëgjojë dera, pra duke sulmuar (si mjeti më i mirë mbrojtës në luftë) kërkojnë të fshijnë gjurmë nga hordhitë e tyre. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

Por atëhere përse thërrasin, përse bëjnë moralistin, sikur “indinjohen” me abuzimin e tenderave,shpenzimeve,abuzimeve ? Asgjë e madhe për tu shpjeguar, thjesht duan pak vëmëndje dhe tërheqje nga strukturat evidentuese dhe kontrolluese të shtetit për bizneset e tyre. Asnjë prej atyre që vjen në SHQUP, me fuoristradë 50 apo 100 mijë euro, nuk merakoset shumë për “maskat e skaduara, apo tendera abuzivë”, asnjë prej tyre nuk merakoset shumë për “uljen e rrogave dhe pensioneve të popullit” por thjesht kërkon të mos i preket rroga dhe pensioni i tij aktual,( apo i ardhshëm) apo dhe biznesi i tij i “ligjshëm”. Mjafton ti shikosh kush turret të dalë më parë dhe më shumë në ekrane, apo kush nxiton të shkruajë statuse në fb, duke prekur probleme që nuk lidhen fare me shqetësimet e ditës, por kujdesin ndaj bizneseve të tyre. Lidhjet e mandatdjegurve me firma, kompani dhe biznese të ndryshme, janë të hershme, janë të forta, dhe të pandashme nga kursi politik, ku në plan të parë është thënia “sa, dhe çfarë fitoj unë”.

Por më e rëndësishme mbetet fakti se, edhe në kohën e karantinës dhe pandemisë, bizneset e mandatjegurve në Tiranë dhe në rrethe, nuk kanë pushuar një ditë të vetme. Madje koha e tepër që ata kanë në këtë situatë, i ka krijuar mundësinë ti qëndrojnë “mbi kokë” bizneseve, dhe të kujdesen më shumë për pronat e patundshme që kanë fituar me “djersën e ballit”.

Gërrhitjet e tyre para kamerave, më kujtojnë atë shprehjen e famshme “shumë zhurmë për asgjë”, por të paktën për një gjë, ti jenë mirënjohës Edi Ramës, që u dha mundësinë të konsiderueshme kohore, ti qëndrojnë më pranë bizneseve të tyre, që për habinë e të gjithëve po lulëzojnë për “marshalla” edhe në kohë pandemie. A thua hanë bar shqiptarët dhe ju besojnë, tek ju dëgjojnë si kukuritni me zë drithërues, duke akuzuar dhe denoncuar çdo ditë qeverinë ?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILRI METAJ/ Gjithe kjo kenaqesi e pështirë! Ata janë 90 heronj!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ “Refuzoni” vaksinat e Bill Gates dhe përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k