• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ A po kërkon Basha të “bashkëqeverisë” sërish me socialistët ?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ A po kërkon Basha të “bashkëqeverisë” sërish me socialistët ?

August 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Një vit e 3 muaj më parë, dhe pikërisht në mesnatën e 17 majit 2017, zoti Basha zbuti tonet, uli “armët”, fshiu paralajmërimet dhe ultimatumet ndaj kryeministrit Rama, bëri hasha gjithçka u premtoi demokratëve nga çadra e lirisë , dhe firmosi bashkëqeverisjen me socialistët, duke deklaruar se “ne fituam”. Dhe pranoi jo pak, por mbi 6 muaj të plota bashkëqeverisje me ata që i quante “trafikantë, të korruptuar, të lidhur me krimin”, madje duke urdhëruar të vetët “tu shponin gomat e makinave, ti thyenin xhamat e dritareve dhe ti nxirrnin me shkelma nga zyrat e tyre qeveritarët”.

Fillimisht gjithçka dukej si serioze, dukej si revolucion i nisur nga zoti Basha për të rrëzuar qeverinë Rama për të rimarë pushtetin e humbur në 2013, pasi shprehej se “nuk ka njeri të ndalë Republikën e Re”. Por e gjitha ishte një lojë, një show, një shfaqje teatrale e cila u kuptua me vonesë nga vullnetarët e çadrës së “lirisë” që nuk ngopeshin me sufllaqe dhe coca-cola falas , por ishte nuhatur nga pasanikët që vinin të parfumosur dhe me makina të shtrenjta atje sa për tu dukur.

Zoti Basha hyri në bashkëqeverisje dhe e pranoi pa kushte edhe rezultatin e zgjedhjeve, duke njohur publikisht humbjen si rezultatin real të partisë tij. Analiza nuk u bënë, por thjesht u pranua nga zoti Basha autorësia e listës dhe “puna e dobët e strukturave, dhe angazhimi këtej e tutje për të rrëzuar deri në dhjetor qeverinë”. Pra edhe pse kishte ministrat në qeverisje, edhe pse njohu humbjen si rezultatin real të partisë, po që në fakt ishte humbja e tij, ai nuk rreshti së kërkuari pushtetin e humbur. Vetëm pas 60 ditësh zoti Basha deklaronte se “zgjedhjet u manipuluan, u blenë, u vodhën”, edhe pse ministër i Brëndshëm ishte njeriu i tij, edhe pse ministër i Drejtësisë ishte njeriu i tij pasionant, dhe harroi (me dashje) se humbja mbante firmën e tij. Muajt kalonin, (ai u rizgjidh edhe kryetar partie) dhe zoti Basha sërish, nuk e kuptonte se duhej të angazhohej seriozisht në misionin e tij të opozitarit. Ai edhe sot nuk ka kuptuar se është në opozitë, pasi ëndërron të jetë sërish në qeverisje, mendon se pikërisht bashkëqeverisja me Ramën, është opozita më e mirë ndaj tij.

Prej 1 viti e 3 muaj, zoti Basha nuk rresht së nxjerri në ekrane dhe faqe gazetash ish-ministrat e tij të cilët bashkëqeverisën me Ramën në 2017, duke i cilësuar ata si “bashkëpunëtorë të shkëlqyer, që kontribuan pozitivisht për aq kohë sa ishin me poste ministrore”. Sa të dobishëm ishin ata si ministra, këtë e vërtetoi koha dhe rrumpalla që gjetën pasardhësit e tyre në zyra pas formimit të qeverisë së re.

Por le të kthehemi tek zoti Basha sot, tek PD sot, tek opozita sot, për të gjetur qoftë edhe një të vetme arsye për të thënë se “kjo parti meriton ti japësh votën nesër në zgjedhje”. Por prej 15 muajsh, kjo opozitë merret vetëm me lajme dhe thashethushe skutash, merret vetëm me emra të lakuar dhe të përgojuar në media dhe procesesh gjyqsore, sulmon ministra dhe deputetë të shumicës (dhe mirë bën kur ka fakte) harton dhe mohon pastaj statistika krimi, punësimi, investimi, por asnjëherë duke u marrë me problemin por vetëm me thashethemin. Sulmon ambasadorë të huaj, akuzon qeverisjen dhe kryeministrin Rama se “ka blerë për interesat e tij me para trafiku dhe krimi pothuajse të gjithë ambasadorët e huaj” veçanarisht duke vënë theksin tek ai i SHBA dhe BE.

Kulmi është kur përmes ish-ministrave të tij të “suksesshëm” kjo opozitë sulmon edhe strukturat e BE në Bruksel, vetëm sepse ata vlerësojnë ecurinë pozitive të reformave duke inkurajuar Shqipërinë të vazhdojë rrugën e nisur. Padyshim zoti Basha, duket sikur kërkon të ketë edhe meritën e hapjes së negociatave me BE deri në afatin e caktuar, duke zgjedhur rrugën e gabuar të bërjes opozitë, duke nxirë gjithçka pozitive. Sipas tij dhe ish-ministrave të tij “të suksesshëm” që dalin dy herë në ditë para mediave duke lexuar deklarata shtypi, vendi do të hapë negociatat vetëm “duke patur në qeverisje PD”. Për të rimarë pushtetin, natyrisht duhet të presë akoma, por a nuk duket se zoti Basha duke mos ditur të bëjë opozitë, po kërkon me ngulm të bashkëqeverisë sërish me socialistët?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Po të mos ishte Migjeni
Previous article METJU GUDIUIN/ Populizmi, hija e demokracisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k