• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ A ka më, opozitë të bashkuar?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ A ka më, opozitë të bashkuar?

July 17th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ndër fatkeqësitë e shumta që ka sjellë mosprania e deputetëve të Partisë Demokratike në Parlament, është padyshim edhe fakti se, sot ne nuk kemi më një opozitë, aq më tepër një “opozitë të bashkuar”. Sot ne nuk kemi një “aleancë” partish opozitariste, që të flasë, të mblidhet dhe të vendosë mbi problemet dhe temat e ditës, që të ngrihet dhe të kërkojë dhe diskutojë mbi ç’ka propozon mbi procesin dhe Kodin Zgjedhor, apo dhe mbi ndryshimet e tjera kushtetuese.

Gjithçka, ndodh dhe bëhet spontanisht nga vetë Lulzim Basha. E vetmja gjë që bën sot ish-opozita e dikurshme, e cila përfaqësohet vetëm nga kryetari aktual i PD, (pasi të tjerët janë thjesht individë) është thjesht qasja herë me Ilir Metën, dhe herë me xhaketat e vjetra, për të ngushëlluar vehten nga shpartallimi dhe miopia politike.

A ka më, opozitë të bashkuar ? Natyrisht që nuk ka, por edhe nuk ka patur, pavarsisht se Lulzimi mbushi dynjanë me deklarata të firmosura nga 5-6 emrat e kryetarëve të përjetshëm, që më tepër se interesi politik, tek SHQUP-i, i ka mbledhur dhe i mbledh akoma, mendimi se mund të ringjallin pushtetin e dikurshëm. Opozita e bashkuar, sot ekziston vetëm mbi letrat e shpërndara zyrave të PD. Ajo ka mbaruar së funksionuari, dhe nuk dihet sepse Lulzim Basha kërkon me ngut “koalicionet parazgjedhore”.

Nuk ke pse kërkon koalicione zoti Basha, kur partia juaj ka mbetur e vetme mes “oqeanit”, kur partia juaj ka mbetur pa mbështetje të brëndshme dhe të jashtme, kur partia juaj herë kërkon “lista të hapura” dhe herë kërcënon me “rrëmuja në shkallë vendi”, kur herë shkoni tek Meta, apo ndonjë politikan i huaj për të qarë hallin, dhe herë i suleni kreut të shtetit, duke e quajtur “të korruptuar” dhe LSI, “parti e korruptuar” etj. A ka më opozitë të bashkuar ? Padyshim që nuk ka, sepse edhe kryetarët e partiçkave parazite, e kanë kuptuar tanimë se, qasja pas Lulzimit është humbje kohe.

Ata duan pushtet, duan leje ndërtimi, duan tendera, duan ndonjë post drejtori, zv/ministri apo ministri, duan ndonjë para mënjanë, për të mbuluar shpenzimet, dhe kaq. Kjo mënxyrë, pra lënia e vendit pa opozitën reale, natyrisht është vepër madhore e Lulzim Bashës, i cili pasi flaku dhe dhunoi gjithë elitën dhe njerësit e zgjuar nga partia, shkërrmoqi edhe aleancat e vjetra, që dikur Doktori, i ruante gjithsesi si “fishekë” rezervë për ti përdorur edhe si garniturë në takime dhe tryeza të nevojshme, kur prekej interesi dhe pushteti.

A ka më opozitë të bashkuar, pas futjes në “lojë” edhe të kreut të shtetit Ilir Meta ? Natyrisht që nuk ka, edhe pse kryetari i shtetit mundohet t’ja heqë heshturazi Lulzimit, (sepse nuk ka pikën e besimit tek ai) dhe ti japë vehtes atributin e “shpëtimtarit dhe liderit të opozitës”. Një opozitë që luan rreputacionin e vendit të saj, me shifrat e investimeve, me numrat e personave të infektuar me COVID-19, një opozitë që e ka ulur “le niveau” e diskutimeve deri tek mashtruesit dhe borxhlinjtë që hiqen si “analistë politikë”, natyrisht nuk është, dhe nuk ka për të qenë kurrë as e “bashkuar” dhe as e fituar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Tre opozitat
Previous article ARDIT RADA/ A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k