Pikërisht në 8 dhjetor 1990, plot 27 vite më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit. Në 8 Dhjetor 1990 ata vendosën të bojkotonin mësimin,të protestojnë kundra regjimit, fillimisht për ndërprerjen e energjise elektrike, për kushtet e vështira ekonomike, kushtet tepër të vështira të studentëve në konvikte e shkolla. Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident, pasi policia e ushtria përdorën dhunë për ti shpërndarë, dhe disa protestues morën plagë nga dhuna. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan.
Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit dhe dënimin e dhunuesve të studentëve. Ngjarjet rodhën shpejt dhe pas shumë protestave ku zëri kryesor ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një përfaqësi studentësh e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990, Pallatit të Brigadave ku priteshin në takim nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërise, Ramiz Alia, njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti më kyç i lëvizjes studentore. Në atë mbledhje, Ramiz Alia, duke parë që studentëve u ishin bashkangjitur tashmë dhe qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, dhe pushteti nuk kishte më fuqinë t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci, pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqipërisë.
Lëvizja Studentore Shqiptare lindi si rezultat i një serie protestash studentore e demonstratash që u përshkallëzuan në një konflikt të hapur me sistemin totalitar e partinë-shtet. Ndërmjet arritjeve të shënuara të kësaj lëvizjeje janë mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri, formulimi i qartë i kërkesave politike që sollën pluralizmin në Shqipëri, galvanizimi i masave të popullit në mbështetje të forcave politike opozitare që lindën më pas, organizimi i grevës së urisë, që çoi në rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shmangien e Luftës Civile në një moment shumë kritik të tranzicionit të Shqipërisë prej sistemit totalitar.
Pas 19 vitesh, ne jetojmë në një vend të lirë e demokratik, dhe për këtë një meritë të padiskutueshme ka Lëvizja Studentore e 8 Dhjetorit të vitit 1990, e kryesuar nga Lideri i Demokracisë, “Nderi i Kombit” Azem Hajdari si dhe mijëra studentët e intelektualët që me uraganin studentor përmbysën regjimin më gjakatar që kishte njohur Europa. Data 8 Dhjetor i vitit 1990, kjo datë historike, do të mbetet në memorien e shqiptarët si prelud i ndryshimit të sistemit shoqëror në Shqipëri, nga komunizmi njëpartiak në demokraci pluraliste.
Roli i 8 dhjetorit dhe ai i dr Sali Berishes, kurrsesi nuk mund te kuptohen ten dare mes tyre, pasi kur themi 8 dhjetori, nënkuptojmë edhe rolin e tij por edhe të mjaft intelektualeve te tjerë në ndryshimin e madh.Dhjetori i vitit ’90 vendosi në axhendën e shqiptareve ballafaqimin. Dhjetoristët dhe gjithë populli shqiptar, në këtë ditë historike, nderojnë kujtimin e Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, i cili u vra më 12 Shtator 1998 nga socialkomunistët që u rikthyen në pushtet nëpërmjet rebelimit mafiozo-komunist të ’97-ës. Rrugën për fitoren e demokracisë e të pluralizmit shqiptar, rinia studentore e nisi 19 vjet më parë nga ai vend që sot quhet Sheshi “Demokracia”, në krye të së cilës ishte tribuni Azem Hajdari.
Studentët e udhëhequr nga Azemi mbushën rrugët e Tiranës, sheshet dhe shpirtrat e shqiptarëve me dritën e lirisë. Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ishte i vetmi shtet totalitar policor në Europë. Në atë kohë të acartë, kur bisha komuniste ishte në përpëlitjet e fundit, barra e përplasjes me regjimin më gjakatar që kishte njohur njerëzimi ra mbi studentët e universiteteve të Tiranës dhe të qendrave të tjera të arsimit të lartë në Korçë, Shkodër, Elbasan e në Gjirokastër. Në periudhën ndërmjet Dhjetorit 1990 dhe Prillit 1991, studentët shqiptarë demonstruan ndjenjë të lartë përgjegjësie politike dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset e tranzicionit prej sistemit totalitar në një sistem demokratik. Këto ngjarje kanë lënë gjurmë të thella në zhvillimet e mëvonshme politike, ekonomike e shoqërore në shtetin shqiptar. Studentët që morën pjesë në veprimtaritë e Lëvizjes Studentore, kanë qenë kontribues shumë aktivë në të gjitha nivelet e politikës shqiptare. Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin “Studenti”. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia.
Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh. Gjysma e sallës ishte mbushur me sampistë. Studentja A.B. iu drejtua Çarçanit me fjalë dhe tone të ashpra. Ajo tha se, “unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…”Kabina elektrike në Qytetin “Studenti” merr flakë. Gjithçka fillon nga e para. Fillojnë parrullat kundër diktaturës, të thirrurat dhe të sharat ndaj qeverisë komuniste dhe thirrjet për të lëvizur të organizuar. Për herë të parë u këndua nga të gjithë kënga: “Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri/ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje, ja liri”! Pastaj u hodhën parrullat: “Poshtë komunizmi” dhe “Komunistët në litar”. Ajo që kishte pllakosur vendin ishte zija e urisë. Dyqanet e boshatisura si pasojë e mungesës së prodhimit të brendshëm kishin detyruar sistemin që të aplikonte prej vitesh tollonat, ku një familje nuk mund të merrte më shumë se një pako 200 gramëshe gjalp në javë apo një gjysëm kilogram djathë. Radhët për ushqime sa vinin dhe shtoheshin, ndërsa durimi kishte kaluar të gjitha kufijtë.Parelelisht me këtë situatë mjaft të rënduar politike, duke parë edhe erën e ndryshimeve që po frynte në shumë vende të Europës Lindore, diktatura vendosi të reagonte me ashpërsi.
Ishte e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën e sistemit. Burgjet ishin të tejmbushur me të burgosur politikë dhe numri i tyre sa vinte dhe shtohej. Diktatura po tregonte dhëmbët edhe në kufi, ku raportoheshin me dhjetëra raste të vrasjeve në kufi.Synohej të krijohej një situatë frike për të mbajtur nën presion popullin, përndryshe çdo tërheqje apo tolerim do të kuptohej si një dobësi. Në shkollat e mesme dhe të larta u dha alternativa që çdo ditë të zhvilloheshin biseda me nxënësit, ku të flitej se Shqipëria ishte një rast i veçantë dhe nuk mund të kishte ngjashmëri as me Gjermaninë Lindore dhe as me Rumaninë, ku ishte ekzekutuar diktatori Çaushesku.Ndërkaq në Tiranë, Shkodër, Kavajë dhe qytete të tjera të vendit sa vinte dhe shtohej revolta e brendshme. Sinjali ishte dhënë me ambasadat, ku mijëra të rinj shpërthyen muret e izolimit m’u në zemër të diktaturës, duke e sifiduar hapur sistemin e saj të dhunës. Mitingu famëkeq i atyre ditëve, ku ata mijëra të rinj u konsideruan huliganë, vandalë dhe armiq të popullit, nuk solli asnjë efekt, përveçse rriti dozat e zemërimit popullor. Për çdo natë në Tiranën e atyre ditëve pëshpëritej për një reagim, i cili mund të niste në Sheshin “Skënderbej”, ku ishte edhe epiqendra e asaj kohe e rinisë.Ndërkaq, sinjali erdhi pak metra më tutje qendrës së Tiranës.
Atje ku disa dhjetëra studentë të drejtuar nga Azem Hajdari, vendosën të përballen me aparatin e diktaturës. Ajo lëvizje u bë drita e shpresës për Tiranën dhe për të gjithë Shqipërinë. Misioni i dhjetorit ’90 është i realizuarShqipëria sot, është në mënyrë të pakthyeshme, ajo që donin studentët dhe shumica e shqiptarëve në dhjetor të ’90-ës. Mesazhi dhe misioni i Lëvizjes Studentore është i realizuar. Shqipëria sot, është shumë më tepër se ajo që mendonim dhe shpresonim në atë kohë të ishte. Dhe vërtet këtu është një meritë, së pari, e vetë PD-së që përgjithësisht në gjithë jetën e saj historike e mbajti këtë flamur të mesazhit të lëvizjes studentore të ’90-ës, është meritë e gjithë shqiptarëve që demokracinë e bënë shumë shpejt mentalitet të qenies së tyre dhe të shtetit të tyre.Ëndërra e studentëve dhe e shumicës së shqiptarëve për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike është bërë realitet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe me pranimin e kërkesësë për të qenë vend kandidat për në BE.Lëvizja studentore u kthye në një lëvizje mbarë kombëtare.
Dhjetori i vitit 1990 ka hyrë në historinë e demokracisë në Shqipëri, si dhjetori i bardhë, dhjetori i lirisë, dhjetori i demokracisë. Djemtë dhe vajzat studentë, të rinjtë, të moshuarit, punëtorët fshatarësia, të gjithë dolën në shesh. Sheshi “Skënderbej” në Tiranë dhe të gjithë sheshet e Shqipërisë u mbushën plotë e përplot me demokratë. Nga goja e tyre dolën si zjarr i një vullkani dy fjalë: Liri-Demokraci. Artikulimi i këtyre fjalëve kishte peshë të madhe, aq të madhe sa ngriti peshë zemrën e një kombi, i cili kaq shumë kishte vuajtur, për lirinë, demokracinë dhe qytetërimin europian. Por jo vetëm kaq. Zëri i shqiptarëve për liri dhe demokraci, zgjoj jo vetëm Europën, por dhe vëmendjen e demokracisë perëndimore, në veçanti politikën e madhe amerikane. Pas lëvizjes studentore, që u kthye menjëherë në një lëvizje mbarë kombëtare për demokraci dhe rrëzimit të miteve të diktaturës komuniste, prezenca e SHBA-së në Shqipëri nuk vonoi. Përkundrazi, ajo erdhi me gjithë fuqinë e saj. Muaji dhjetor i vitit 1990 ka hyrë në historinë e Shqipërisë dhe analet e demokracisë shqiptare, si muaj i lindjes së demokracisë dhe lëvizja studentore si lëvizja e parë për demokraci në Shqipëri.
8 dhjetori sot……në PD e Lulit
Për ironinë e fatit, ky 8 dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, partinë e parë politike e cila u ngrit mbi vlerat e lirisë, më të asfiksuar se kurrë. PD sot është në ditët e saj më të zeza, më të përçarë se kurrë, me emra dhe figura të larguara dhunshëm apo me skenare të pështira nga forumet dhe strukturat e saj. Ky 8 dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike pa asnjë student të dhjetorit, pas asnjë emër të spikatur që do të mund të identifikohej kjo parti e telendisur tashmë në sytë e dhjetoristëve dhe shqiptarëve.
Ky 8 dhjetor , duhej të ishte dita e reflektimit të atyre që sot e kanë pushtuar fizikisht atë parti, dhe po mundohen ti heqin asaj edhe “tullën e fundit” për ta kthyer atë në një relike të shëmtuar. Ky 8 dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, pa vlerat e dikurshme, e kthyer në një godinë boshe, ku komandon vetëm Luli dhe shpura e tij servile, e cila për nga niveli nuk barazohet as me grupin parlamentar të Ramiz Alisë. Ky 8 dhjetor duhej të ishte ditë reflektimi e kastës mëkatare, e cila po luan me fatin e një partie e cila u formua si promotore e vlerave të lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.
Në PD e Lulit, nuk ka kush të kremtojë dhe festojë 8 dhjetorin, pasi atje sot kanë mbetur vetëm stendat e muzeve, apo dhe kujtimet e ndonjë dëshmitari, të cilin askush nuk e konteston për ç’ka thotë. PD këtej e tutje, përvjetorët e saj do ti kremtojë jo më në 8 dhjetor, por në 22 korrik, duke na kujtuar se “historia e saj nis me Lulin kryetar partie”.
Leave a Reply