• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTAN XH. DUKA: Mirëkuptim!
Home
Blog

ARTAN XH. DUKA: Mirëkuptim!

January 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke citohet se ka deklaruar që “… Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pakuptimtë…” , një deklaratë kjo që duhet përshëndetur për një pushtetar grek. I cilësuar budallallëk nga vetë pala greke, ligji atavik i luftës po “bezdis” me sa duket edhe ata vetë ndonse si ligj “shejtan-budalla” mori peng me dekada pronat e shqiptarëve në Greqi.

Një ligj ky që fshehu gjërat gjatë nën rrogoz por që sot ekspozon jo për mirë Greqinë dhe është pengesë për bashkëpunimin e duhur mes nesh në rajon. Ai vërtet është hall i madh, por jo vetëm për ne por dhe për vetë Greqinë e marrë peng nga e shkuara e saj. Pa lënë mënjanë budallallëqet, kot që ulesh në tryezë pastaj.

Greqia nuk humbet por fiton dinjitet e respekt më tej në rajon nëse rishikon të shkuarën e saj. Se ndërsa minoriteti grek tek ne gëzon të njëjtat të drejta, në mos më shumë se popullsia shqiptare, shqiptarët autoktonë apo të shkuar në Greqi mbeten ende anonim dhe kjo nuk i shkon vëndit që e prezantoi botën me demokracinë.

Tryeza e bisedimeve është e vetmja rrugë përpara dhe që kjo tryezë të jetë “fair” (korrekte) duhet të aplikohet parimi i reciprocitetit dhe ekuivalencës mes nesh për gjëra reale. Nuk ka rëndësi kush e ka listën e kërkesave më të gjatë (ndonse historia i ka hyrë në hise më shumë shqiptarëve). Boll të jenë të vërteta historike dhe jo pretendime të paqëna.  Të drejta, për të cilat edhe mund të lëshohet pe, pa kompromentuar thelbin e saj, sa kohë pala tjetër nuk lan duart me lëshime për budallallëqe sipas saj! E vërteta e budallallëku nuk futen në një “thes”.

Për palën greke kërkesa reale që duhet të vlerësohen janë psh. konsolidimi i mëtejshëm i statusit të minoritetit grek, kufiri korrekt detar, menaxhimi efektiv i kufirit për të kontrolluar emigracionin ilegal, kontrabandën e trafikun kriminal, gjetja e trupave të të rënëve të luftës etj. Sa për kërkesat e tjera (nga vëndprehja e ushtarëve, nënshtetësia e kryepriftit, zbatimi ligjit urbanistik në Himarë etj) ato nuk burojnë nga të drejta historike por janë ndërhyrje e pretendime që krijojnë tensione artificiale që mund të qorrollepsin çdo tryezë dialogu mes nesh dhe lëshimet në këto raste prej nesh janë reale dhe jo lëshime për budallallëqe.

Mbi bazën e respektit reciprok e ekuivalencës, një memorial përkujtimor i të rënëve të luftës italo-greke tek ne do të mund të mirëkuptohet nga shqiptarët sa kohë respektohen viktimat dhe martirët e genocidit grek në Çamëri. Ku ne lëshojmë më shumë sepse popullsia çame ishte në tokën e të parëve.

Mbi bazën e respektit reciprok e ekuivalencës, tapia e minoritarëve sipas 7501 duhet të shoqërohet me njohjen dhe rikthimin e pronave historike shqiptare në Greqi. Ku ne lëshojmë më shumë sepse 7501 u mori tokën pronarëve shqiptarë.

Mbi bazën e reciprocitetit dhe ekuivalencës, kërkesat legjitime greke ndaj mirëqënies së minoritetit grek në jug të vëndit, duhet të shoqërohen me njohjen e respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, minoritetit arvanitas e atij autokton shqiptar çam epirot që u kategorizua si minoritet jo se i çoi rruga atje por se 1913 i la jashtë shtetit amë. Ku ne lëshojmë më shumë se një pjesë e tanëve janë minoritet në tokën e të parëve.

Deklarata e ministrit është një ogur i mirë. Stabiliteti, harmonia dhe mirëqënia afatgjatë në rajon është përgjegjësia e dy kombeve më të vjetra në të. Lëshimet reciproke që respektojnë historinë, janë “kurbani” për të ardhmen e përbashkët. Dhe nëse duhen bërë, duhen bërë në emër të saj dhe jo të argumentit “se zhbllokuam vendimet e qeverisë së mëparshme”. Se i bie që dhe kufiri detar të zbatohet ndonse antikushtetues.

Reflektimi grek ndaj historisë, veç e lartëson imazhin e këtij vëndi. Rajoni vetëm fiton nga një Greqi e Shqipëri e fortë që bëhen bashkë për sfidat e së ardhmes. Fundja, jemi binjak! Arvanitasit, epirotët… plus, mijra vjet që ushqehemi nga e njëjta tokë!

*Autori mban gradat Prof.As.Dr.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI: Njeriu dhe Antinjeriu i Vitit? Donald Lu dhe Flamur Noka
Previous article SPARTAK NGJELA: A e patë tërbimin e Saliut dhe Bashës në seancën e zgjedhjes së Prokurores?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k