• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN META/ A jemi Shkodra e kulturës, traditës dhe qytetarisë?
Home
Blog

ARTAN META/ A jemi Shkodra e kulturës, traditës dhe qytetarisë?

April 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

A jemi Shkodra e kultures, tradites dhe qytetarise? – Une them jo, ne ishim, tash le te mburremi me te kaluaren. U desh nderhyrja e qeverise te identifikonte problemet qe ne i kishim cdo dite para syve, qe na shqetesonin dhe na tmerronin, ( te pakten mua dhe disa persona) cdo dite me menyren skandaloze te konceptit te jetuarit me papastertite e tregjeve te ushqimeve,mishit, peshkut, dhe fruta zarzavateve.

Sot Shkodra ka nje administrator, eshte pak fyese por e kishim hak, pra qeveria po na tregon menyren e jetes ne shkodraneve, na tregon cfare eshte pastertia dhe rregulli dhe te jetuarit si persona urbane, ketu ka shume te drejte. Une mendoj ai qe thote te kunderten e ka gabim.

Ne i kishim autoritetet, kishim bashkine, kishim prefekturen, ato e pranuan kete gjendje dhe u pershtaten me pisllekun dhe menyren e padenje te tregetuarit jashte cdo kushti higjenik.

A jeni ju deshmitar i panorames te shitjeve te produkteve neper toke, duke bashkjetuar me pluhurin, shiun, balten, rrezet e diellit dhe me shites qe nuk i kontrollon askush asnjehere nese jane te semure apo jane te afte per te shitur duke patur nje libreze shendetesore, por nuk behet fjale per nje licence apo flete analize per produktet si bulmeti, mishi, peshku etj.

Jemi kryeqendra e veriut dhe nuk kemi tregje te sistemuara por vetem improvizime alla shkodranshe qe nga Rusi deri ne Bahcallek. Me ka ardhur turp sa here qe kam ndodhur prane bleresve te huaj te ardhur nga Mali i Zi apo shtetas te tjere te huaj kudo neper Shkoder, sidomos ne Zdrale me pisllekun dhe rremujen karakteristike duke mbrojtur dhe perligjur emrin ” zdrale”. Me kane ba pershtypje dhe kenaqem duke i pa tregjet ne Podgorice dhe Ulqin, gjithcka eshte sistemuar dhe e mbrojtur mbrenda ndertesave dhe rrethimeve.

Atje sic duket funksionon pushteti lokal dhe drejtuesit kane koncepte bashkohore duke i bere mire qytetareve te saj dhe biznesit te turizmit. Ketu faji pervec i drejtuesve politike dhe i zyrave qe e kane per detyre mbarevajtjen e ketyre problemeve eshte edhe i mediave te cilat e kane preke pak kete problem.

Ato mund te thone qe kemi bere kronika dhe lajme dhe e kemi ngritur si problematika, por nuk ishte e mjaftueshme, do te duhej te ishte lajmi i cdo dite deri sa te beheshin iniciatoret dhe kembengulesit e ndryshimit.

Ne shkodrant e meritojme te jetojme me dinjitet, te kemi trotuare dhe rruge te pastra dhe te kemi pllaka qe te mos te levizin dhe te mos na sterpikin kur te shkelim mbi ato, te kemi tregje te sistemuara dhe te kontrolluara, te kemi nje terminal publik modern autobuzash ,transport udhetaresh, nderqytetas dhe nderkombetar ashtu sic e ka cdo qytet ne bote, sic e ka Ulqini dhe te mos jete i shperndare sherbimi i transportit neper qytet duke shkaktuar kaos, rremuje dhe coroditje.

Qytetaret e Shkodres e kane nevojshme te kene qendra tregetare te mirefillta, eshte dashur dhe duhet qe edhe dje dhe sot kryetaret e bashkise te caktonin nje toke qe ka ne pronesine e saj te bashkepunoje me biznese dhe kompani serioze per te ndertuar keto qendra per te marre profilin e nje qyteti bashkekohor.

Bashkia dhe keshilli i saj duhet te gjeje disa zona te lira te ndertoje parkingje makinash me disa kate ne bashkepunim me biznesmene qe jane te interesuar ne bashkepunim.

Une shkoj edhe me larg, pse Shkodra mos te kete nje qender panairesh diku afer liqenit, kjo ishte nje nga projektet e dhomes se tregetise Shkoder para shume viteve por mbeti e pa u realizuar nga qe nuk pati mbeshtetje.

Nje qender panairesh qe te kete drejtimin dhe profilin si qender tregetare qe te sherbeje cdo dite, mendoj qe do te kishte impakt pozitiv per qytetin sepse mund te behet si qender zonale dhe rajonale per exspozimin dhe shitjen produkteve dhe sherbimeve vendase, pra duhet deshire kembengulje dhe drejtues largepames.

Ky eshte qyteti i jone qe nuk doja te ishte keshtu me pallate te dala boje e te pa lyra, me dyqane me taraba alla 97, me breke, legene, kazana, qe shiten rrugeve neper trotuare, me lypesa qe te marrin ushqimin nga pjata ne pedonale dhe nuk te shkulen nese nuk ju a blen nje kaush bajame.

Shkodra e furgonave dhe e taksive qe te bertasin nga larg per te ofruar shkuarjen ne Tirane edhe kur nuk e ke plan per te shkuar.

Shkodra me rruget e mbushur me qej endacake dhe me qese qe fluturojne sa here fryn ere, me asfalte te prishura me gropa dhe kanale te hapura permes trotuareve nga persona privat per interesa personale.

Kjo eshte Shkodra qe nuk duhej te ishte me keto probleme te pa pranueshme, do te doja te ishte ajo ne avangarde e atyre viteve qe shofim te Marubi dhe ne kujtesen historike. Sot ka nevoje per nje lidership me autoritet dhe i interesuar me te vertete per rindertimin e qytetit tone, u desh nje epidemi te na shkundte, dhe te na kujtonte qe nje ” proktektor” na duhej dhe duhej nje minister te bente nje blic qe te na identifikonte ate qe nuk shkonte, e kishim te nevojshem nje mesim.

Shkrova dicka sepse jam ndier ne siklet gjithmone, dhe sot nuk e meritojme ne Shkodra e oborreve te pastra dhe te zbardhura nga lulebora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi
Previous article LORENC VANGJELI/ Dashuritë e shkuara që qahen sot, është koha që vritet në kohën e Coronavirusit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k