• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA: U kanë vjedhur edhe brekët!
Home
Blog

ARTAN FUGA: U kanë vjedhur edhe brekët!

January 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vjedhjet e mëdha nuk bëhen duke anashkaluar dhe shkelur ligjet në fuqi. Vjedhjet më të mëdha bëhet konform ligjit, i cili legjtimon vjedhjen duke e shndërruar atë në “politika ekonomike”.

Këtu fillon dhe mbaron puna.

Vjedhjet në shkelje të ligjit janë krejt të papërfillshme në krahasim me vjedhjet konform ligjit.

Vjedhja më e madhe është pabarazia pronësore, në të ardhura, në pasuri, në status social, midis shqiptarëve të sotëm e krijuar nga viti në vit, mbi pabarazitë që kishte krijuar tanimë shoqëria totalitare.

Midis atyre që i kanë lënë pa brekë, i atyre që nuk kanë lekë as të shkojnë një javë me pushime, atyre që nuk mund të blejnë as edhe një palë pantallona jashtë tregtisë të Gabit, atyre që masin çdo lek për të blerë preshë, qepë, domatet e fundit, dhe të nginjurve, diferencat janë si ato midis sheikëve të naftës në Lindje dhe të papunëve të periferive të qyteteve perëndimore.

Të gjitha këto pabarazi kriminale brenda një lagjeje, një qyteti, një shoqërie.

Ka mbaruar sensi i drejtësisë sociale, pra nuk ka vend për drejtësi juridike, sepse drejtësia juridike pa drejtësi sociale, është padrejtësi uluritëse.

Këtë veting bëni në fillim!

I dini ju këto pabarazi kriminale!!!

I boton njeri?

Jo, sepse del ndonjë kapobandë bregalanase dhe konsideron se pabarazitë në kapitalizëm janë të mira dhe duhen shtuar edhe më shumë, dhe se të revoltohesh ndaj tyre është punizëm, populizëm, a kanibalizëm.

Qelbësira!

Kurrë kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje kaq të pabarabartë.

Apo i kanë me meritë! Ata që nuk jetojnë veçse duke rrumbullakosur me uri muajin janë budallenj, dembela, parazitë, të mefshtë, të leshtë!

Po, o mashtruesa po!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRENAR GASHI: Kthimi i shpinës ndaj Gjykatës Speciale nga liderët e Kosovës është vetshkatërrim
Previous article BEN ANDONI: Edhe Jugo-nostalgjia pengon tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k