• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA: Ne themi se jemi popull i varfër? Ju gënjejnë budallenj
Home
Blog

ARTAN FUGA: Ne themi se jemi popull i varfër? Ju gënjejnë budallenj

December 21st, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Kush i shpërdoron në mënyrë kriminale pasuritë gjigande të Shqipërisë?  Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj! Hapim sytë mos bëhemi debila!

Ne shpërdorojmë të gjitha pasuritë tona si të ishim ostrogotët që rrafshuan perandorinë romake, si të ishim karakaleca që rrënojmë drithërat në fusha, si të ishim të dehur që kthehemi në shtëpi dhe thyejmë televizorin, lavatriçen, frigoriferin…

Kush paguan qindra miliona euro gjoja për arsimim dhe nxjerr të papunë që sipas të gjitha eksperimenteve i harrojnë brenda shtatë ose tetë vjetësh gjithçka kanë mësuar? Apo nuk lenë lubitë private që kanë kapur për fyti politikën, edhe shumicën edhe opozitën?

Kush paguan miliarda për t’u ngrohur me elektrik individual dhe folur vetëm në telefona celularë kur fare mirë mund të bëhet të ngrohemi me naftë a gaz dhe të flasim 70 përqind të kohës me telefoni fikse si kombet e përparuar? Apo nuk na lënë kompanitë e celularëve?

Kush humbet qindra milionë në vit për frekuenca televizive që transmetojnë intoks politik dhe reklama me seks në vend t’ua japi me qira telekomunikacioneve të huaja për të grirë parà?

Kush e le ujin e maleve të derdhet kot dhe diellin të shkojë kot në vend të prodhojë ngrohje dhe pastaj harxhojmë miliona kilovatorë për ta sjellë ujin me motopompa?

Kush i le arat pa punuar sepse nuk ka mbështetje nga shteti, kush i lë kullotat pa bagëti, kush e le detin pa kapur peshk që mendon shyqyr sa budallenj janë shqiptarët?

Kush bën investime milona euroshëshe për të rregulluar zyra, korridore dikasteresh pa asnjë transparencë a thua se nuk janë zyra shërbimesh, por kabare?

Kush harxhon miliarda për karburante me çmime stratosferike sepse e ka lënë transportin hekurudhor dhe detar në pikë të hallit?

Kush harxhon miliona euro për fushata elektorale në media dhe në rrugë dhe ndërkohë radiotelevizioni publik qendron kot duke marrë rroga e paguar ne taksa për televizione që nuk i shohim?

Pa fund.

Dhe nuk kemi medikamente për njerëzit me tumore duke i lënë të vdesin !

Këtij i thoni administrim ju mo?

Ose ne shqiptarët jemi budallenj!
Ose në vend të kemi administratorë në krye ne kemi mitingashë dhe oratorë grekë të lashtë që bëjnë sillogjizma idiote me njeri tjetrin?
Ose ka interesa private që na shtrydhin dhe na kanë kthyer në skllevër!
Ose jemi në Luftën e Tretë Botërore apo në kohën e Tanzimatit dhe fuqi të huaja na kanë sulmuar dhe ne nuk e kuptojmë!
Ose jemi psikopata mazokistë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREÇ ZOGAJ: Arta Marku e ka një shans, por Reforma në Drejtësi janë SPAK, Byroja e Hetimit dhe…
Previous article ENVER ROBELLI: Pështyma e Sali Berishës bie mbi Sali Berishën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k