• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ Lulzim, pa shpjeguar se ku i gjete paratë e lobimit, s’ke fytyrë të kritikosh Ramën…
Home
Blog

ARTAN FUGA/ Lulzim, pa shpjeguar se ku i gjete paratë e lobimit, s’ke fytyrë të kritikosh Ramën…

March 13th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lobimi i gabuar dhe logjika naive.

Si e braktis politika logjikën!

————–

Duke ndjekur debatin politik konstatohet lehtësisht që vazhdon e njejta logjikë që në mos qoftë naive, kur bëhet me qëllim është mashtruese.

Lidhur me paratë e lobimit për një foto me presidentin Trump të kreut të partisë demokratike, z. Lulzim Basha.

Disa i thonë qeverisë: lëreni këtë çështje mos mbuloni korrupsionin dhe trafikun e narkotikëve në Shqipëri! Qeveria të mos mbulojë diellin me shoshë.

Kanë shumë të drejtë. Kur qeveria dhe propaganduesit e saj kërkojnë transparencë te lobimi i gabuar, më parë të shohin mungesën e trasparencës në mijra gjëra që po u kushtojnë shqiptarëve shkatërrimin e jetës.

Jemi një vend minimalist. Për një copë bukë jetojmë!

Pse është bërë lobimi i gabuar, kjo nuk mjafton për të fshehur katastrofën dhe prapambetjen ku jeton vendi dhe përgjegjësinë për këtë e ka partia në pushtet.

Por, nga ana tjetër, kur qeveria ka kusure plot, nuk mjafton që për ta lënë mënjanë çështjen e lobimit të gabuar, t’i drejtosh gishtin qeverisë për kusuret e saj.

Shpjegoni zotërinj të opozitës ku janë gjetur burimet e atyre parave që janë harxhuar për atë fotografi me presidentin amerikan?

Edhe unë dua shumë të bëj një fotografi me zotin Trump, por nuk e kam mundësinë financiare. Dhe nuk e bëj! Ul kokën dhe shoh punën time.

Shpjegoni zotërinj, a bëni kujdes për përzgjedhjen e agjencive të konsultimit dhe a i verifikoni ato?

Dhe mbi të gjitha çfarë shërbeu ajo fotografi për shqiptarët? Cila ishte impakti i saj mbi politikën shqiptare?

Kaq naivë jeni sa mendoni se një resme mjafton për zëvendësuar veprimin opozitar përgjatë zgjedhjeve në Shqipëri!!!

Ishte thjesht një fotografi, një resme, apo edhe u bisedua diçka? Cfarë konkretisht?

Pa sqaruar këto, çdo kritikë ndaj qeverisë për të anashkaluar çështjen nuk është e mjaftueshme. Mos u ankoni pastaj se përse njerëzit janë të mërzitur e megjithatë nuk u a japin votën juve!

Po kritikët e z. Lulzim Basha?

Drejt që denoncojnë një lobim të gabuar. Por, kjo nuk mjafton për t’i legjitmuar si opozitarë.

Keni një platformë apo jo?

Kush jeni?

Cfarë fuqie mobilizuese keni?

Të shash z. Lulzim Basha sot është gjëja më e lehtë në botë.

“Unë legjitimoj deklarimet e mia duke gjetur gabimet te tjetri!”

Kjo është logjika që sundon politikën prej kohësh. Por, ne qytetarët nuk duhet t’a hamë këtë kokërr ulliri!

Eshtë logjikë naive kur bëhet gabimisht, dhe mashtruese kur bëhet me qëllim.

Politika ka humbur logjikën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROVENA GASHI & ADRIATIK LLALLA/ Dy peshq të mëdhenj që janë tashmë në buzën e rrjetës (dhe çfarë peshqish)
Previous article ELTON NDREKA/ Shqiptari i kënaqësisë vs shqiptari i realitetit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k