• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë
Home
Blog

ARTAN FUGA/ Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë

June 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë.

Sepse teatri është i aktorëve, regjizorëve, pedagogëve, skenografëve, dramaturgeve, grimierëve, drejtorit, shefit të llogarisë, kujt të doni, edhe i pensionistëve, ish oficerëve, policëve, gazetarëve, pushtetarëve, por në radhë të parë yni, spektatorëve, pra qytetarëve.

Ne jemi pronarët, ata janë përdoruesit. Por, ata janë artistët, ne adhuruesit e tyre!

Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.

Si do të dalin nesër në skenë si personazhe me karakter, kur të gjithë do ta dinë se në jetën reale ata do të ishin sa qullashë e bythpambuksa,
që nga frika se mos nuk u japin ndonjë rol figuranti
në ndonjë shfaqje ku bëhet gloria e ndonjë nëpunësi hajdut
janë gati ta hanë turpin me bukë!

Të mos mbrojnë e zhvillojnë vlerën që kombi u ka besuar!?

Flas për ndërtesën por edhe për teatrin si art.
Por, në negociata, shekujt e gjuhës shqip të folur, u japin vetëm mandatin e të qenurit dakord për të mos ta prishur atë monument kulture, po aq i vyer sa monumenti Nëna Shqipëri,
dhe nuk kanë asnjë mandat për t’u bërë ballabanë e për të negociuar prishjen me turp të tij
Sepse në këtë rast fantazmat hamletiane nuk do t’u ndahen gjithë jetën.
“Ju më latë të më vrisnin!
Prandaj ju rrita!
Plangprishës”!

Unë jam dakord këtu me të gjitha fjalët që ka thënë dje aktori, regjizori, pedagogu z. Arben Derhemi. E falenderoj! Asnjë fjalë nuk u heq atyre dhe më mirë sesa ai dhe me atë logjikë tonaliteti, nuk do ta kisha bërë dot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Idiotët prapa gjenive
Previous article “FINANCIAL TIMES”/ BE duhet të motivojë reformat e Shqipërisë, hapja e negociatave ndihmon progresin e vendit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k