• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ 14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!
Home
Blog

ARTAN FUGA/ 14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!

January 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m’i morrën dhe ua dhanë atyre që ishin shitës atje, pra atyre që na shërbenin. Hajduti iku në drejtim të paditur.

2. Atyre që ishin në pallate dhe që paguanin qira u dhanë shtëpitë pothuajse pa parà, kurse ne që kishim paguar qira po në një shtëpi jopallat, nuk kapëm asgjë. Dolëm me nga një apartament mangët, na e vodhën.

3. Tokat bujqësore që ishin të fermave, pra pronë publike, ua dhanë atyre që punonin atje pavarësisht se edhe unë kisha pjesën time. Ma vodhën edhe tokën. Asnjë gjurmë hajduti.

4. Pronat e tokës të stërgjyshërve i shpërndanë te ish kooperativistët. T’i gëzojnë. Por, mua m’u vodhën në formë plackitjeje.

5. Ndërmarrjet publike që ishin të të gjithëve u privatizuan në favor të ish drejtorëve, m’i vodhën edhe mua. Hajduti përsëri nuk kap.

6. Tenderat e privatizimit që u dhanë për miqësi e farefisni, të mirën publike, ma vodhën pjesën time. Hajduti iku në një makinë pa targa.

7. Bonot e privatizimit m’i dhanë, por ato u zhvleftësuan brenda një muaji, dhe vlera e tyre m’u vodh. Hajduti nuk u gjend.

8. Më vodhën ajrin, pamjen e malit, diellin m’a zunë pallatet, më vodhën pra natyrën në qytet, hajduti nuk u kap akoma.

9. Deshën të më vjedhin edhe detin, por mbeti në tentativë, hajdutët u bënë ambasadorë, pra ikën larg pa u kapur.

10. Më vodhën edhe një 2000 dollarë te Sudja. Mirë ma bënë! Ca hajdutë vajtën dhe morrën edhe paratë e mia. Janë politikanë që hiqen se bëjnë teori të madhe dhe parimorë, gjoja. Pyesni Suden për ta. Bëjnë sikur nuk janë hajdutë tani.

11. Më vodhën edhe lekët që paguajta 10 vjet për taksën e pronësisë të apartamentit të blerë që ma merrnin edhe pse apartamentin nuk ma hipotekonin. Hajduti nuk kishte lënë asnjë gjurmë.

12. Më vodhën edhe floririn në tunel, edhe thesarin e Bankës. Hajduti nuk është ende i kapur. Mister!

13. Me vjedhin lekët sepse më duhet të blej pompa për uji, t’i riparoj, të blej ujë për të pirë, të harxhoj korrent për pompën, kur me ujësjellsin paguaj që të m’a sjellin ujin e pishëm në shtëpi. Hajduti bërtet kaeni hajdutin.

14. Më vodhën edhe rrobat e banjos në pishinë. As e kërkova hajdutin fare, hallall t’i ketë !

Andej nga ka ikur, hajduti më thërret dhe më këshillon që të jem njeri i ndershëm dhe mos vjedh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABDURAHIM ASHIKU/ Aleksi i Lezhës dhe Aleksi i Athinës
Previous article VETON SURROI/ Vrasja në tokën e askujt

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k