Pa pretenduar se ne shkrimin tim nuk ka subjektivizem, deshiroj te bej publike disa mendime qe kane te bejne me formen dhe permbajtjen e Procesit Sportiv me qellimin e vetem, qe sportedashesit e shumte brenda dhe jashte Shqiperise, te marrin nje informacion sa me te plote dhe me profesional mbi ecurine e aktivitetit futbollistik qe zhvillohet nga java ne jave ne vendin tone.
Dikur, Procesi Sportiv ishte me te vertet nje proces interesant, profesional i plote ne informacion dhe trajtim.
Ajo qe me shume binte ne sy ishte se paneli i saj me ne krye z. Manush, perbehej nga njerez me mendim te thelluar profesional dhe shoqeror.
Diskutimet ishin analitike dhe ajo qe e dallonte nga mjaft rubrika te tjera sportive, ishte respkti i analisteve ndaj mendimeve te njeri-tjetrit pa nderprere kurre dike.
Ne kete menyre ne sportedashesit merrnim nje informacion shume te plote dhe profesional ne ato qe ndodhnin nga jave ne jave.
Ne sezonin e shkuar ndryshuan mjaft gjera. Informacioni sportiv u reduktua deri ne ate shkalle sa ne mjaft raste analizohej vetem nje ndeshje nga pese qe zhvilloheshin ne nje jave.
Pjesa tjeter e kohes konsumohej me gjera qe kishin vetem nje lidhje siperfaqesore me sportin ose aspak me te.
Analizat ishin sa per te thene dhe mendimi i specialisteve shpesh nderpritesh nga nderhyrje te pa nevojshme, thjeshte per te krijuar nje spektakel.
Pothuaj gjysma e te ftuarve zotronin vetem nje informacion minimal per sportin dhe veçanerisht per futbollin, por qe ju kushtohej kohe afersisht e barabarte me specialistet e perhershem si z. Jupi, z. Sinemati, z. Jemini apo specialisteve te ftuar, veçanerisht z. P. Kabo!
Mjaft vajza edhe pse ishin te bukura dhe te zonjat ne profesionet e tyre, me pyetjet qe u beheshin dhe mendimet qe jepnin, harxhonin pa asnje vlere kohen qe sportedashesit prisnin te merrnin informacionin profesinal sportiv te javes. Dy here ne jave i njejti Manush, eshte shume madje per ne sportedashesit eshte shume fare.
Ne Manushin e shikojme me kenaqesi ne rolin e moderatorit te E DIELL. I kulturuar, me humor dhe i shkathet ne komunikim. Si gjithmone i qeshur dhe gazmor ne mes te mjaft vajzave te bukura dhe gazmore te para me kenaqesi edhe nga ne ndjeksit e emisionit. Manushi eshte me te vertete i simpatizuar ne ate shou te rregulluar me dore, por Porcesi Sportiv mendoj se eshte diçka tjeter.
Pjesa me e madhe e ndjekesve te ketij emisioni, me shume se nje nje shou te cilin e pane dhe u kenaqen nje dite me pare, jane te interesuar te shohin tjeter gje. Te shohin tjeter Manush ne forme dhe ne permbajtje, madje edhe ne veshje, sepse ne logjike ky eshte nje emision krejte ndryshe nga ai i nje dite me pare.
Sportedashesit duan te shikojne analiza, komente dhe opinione profesionale per ndeshjet e javes.
Femrat e bukura te shout e mbaruan misionin e tyre tek e Diell-a.
Natyrisht qe Procesi Sportiv gjithmone i ka pasur dyert te hapura edhe per femrat, por mendoj se te duhurat do te jene futbollistet apo ish futbollistet si dhe gjyqtaret te cilat gjithmone i kane mundesite te tregojne diçka me shume nga ato qe ftohen thjeshte si figura.
Mendoj se ajo qe u praktikua ne sezonin e kaluar, nuk e zmadhoj numerin e shikuesve te Procesit Sportiv, sepse pjesa me e madhe, njeri prej te cileve jam edhe une u shndruam ne shikues te rregullt te Rubrikes Sportive ne TVSH, ku marrim nje informacion te zgjeruar prej stafit dhe te ftuarve te kulturuar te saj.
Stafi i Procesit Sportiv me ne krye specialistet e mirfillte Manushi dhe Nallbani i kane te gjitha mundesite qe t’u rikthejne sportedashesve ate qe dikur me kenaqesi kane perjetuar.
Lutem qe mendimet e mesiperme, qe njekohesisht jane edhe te mjaft shokeve te mi, te mos keqekuptohen dhe te interpretohen se deshirojme te nderhyjme ne punet e brendeshme te Top Channel.
Une thjesht shpreha nje opinion, pa pretenduar se eshte zgjidhja me e mire.
Kjo eshte e drejte absolute vetem e drejtuesve te Top Chanel dhe te Procesit Sportiv.
TemA
Leave a Reply