• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARSEJDA GJYLI/ Vendimi mbi moshapjen e negociatave dhe dimensioni i zhvillimit
Home
Blog

ARSEJDA GJYLI/ Vendimi mbi moshapjen e negociatave dhe dimensioni i zhvillimit

June 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Referuar konkluzioneve të Këshillit mbi Zgjerimin, Stabilizimin dhe Procesin e Asociimit, të datës 26 qershor 2018, në njëfarë mënyre afirmohet se ka pasur një progres të bërë nga Shqipëria, në kuadër të plotësimit të kushteve të vendosura për integrimin europian, por rruga për hapjen e negociatave duhet të kalojë fillimisht në disa zhvillime, të cilat e shtyjnë këtë proces pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Vendimi zyrtar për të hapur negociatat do të bazohet në një vlerësim të Komisionit, i cili në fund të vitit 2019 do të shqyrtohet në konferencën ndërqeveritare, ku do të duhet të shprehen unanimisht vendet anëtare. Pa dyshim, që ky rezultat ishte deri diku i pritshëm, referuar qëndrimit të shteteve skeptike dhe pamundësisë së arritjes së një bindjeje të mundshme për qëndrimet, kryesisht të Holandës dhe Francës, për moshapjen e negociatave.

Nëse do u referohem takimeve të fundit me kryenegociatorët për integrimin dhe shkëmbimit të eksperiencave në kuadër të procesit “screening”, i cili vjen fill pas hapjes së negociatave, u vu re se fillimi i takimeve parapërgatitore ishte i vonuar dhe kjo jo pa shkak. Deri diku premisat mbi fillimin e një negocimi të mundshëm përpara zgjedhjeve parlamentare brenda vetë BE-së ishin të vakëta.

Një ndër arsyet kryesore për mosbesimin mbi hapjen e negociatave në qershorin e këtij viti u identifikua vështirësia e ndërlidhjeve të hallkave bashkëpunuese në zhvillimet e procesit të integrimit. Si rezultat, nga skanimi i situatës përmes analizës krahasimore, me shembujt e shteteve si Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, procesi i hapjes së negociatave është tejet i vështirë në momentin që nuk posedohen dy elemente:

Së pari, mundësia e integrimit të njësive antikorrupsion, e cila ishte pjesë edhe e rekomandimeve të datës 26 qershor të Këshillit e po ashtu efektiviteti i luftës ndaj korrupsionit dhe procesit zgjedhor dhe së dyti, reformimi administrativ dhe mundësitë reale të eficiencës institucionale përmes hapësirave për integrimin e instancave të reja ekspertize të huaja mbi procesin e “screening” për kapitujt negociues.

Përveç këtyre çështjeve primare, mund t’u referohemi po ashtu rekomandimeve mbi mbajtjen nën kontroll të numrit të azilkërkuesve, respektimin e të drejtave të njeriut si prioriteti i pestë në Udhërrëfyesin për Integrimin Europian. Siç e shohim, hapja e negociatave, më shumë sesa e lidhur me skepticizmin e vendeve anëtare të unionit, si “enlagment fatigue”, rasti i Francës, është e lidhur me prirjen e përgjithshme të skepticizmit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga ku moshapja e negociatave nuk vjen nga neglizhena për zhvillimin e rajonit, por nga rreziku potencial që përbëjnë këto vende si pasojë e problemeve me demokracinë e brendshme dhe mungesën e konsolidimit të shtetit ligjor.

Kësisoj, me gjithë përpjekjen lotuese për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim dhënien e një mundësie këtyre shteteve për një dimension të ri zhvillimi, nuk arritën të bindeshin vendet anëtare, të cilat për arsye historike, gjeopolitike apo edhe reale, përpiqen të ruajnë të ardhmen e Bashkimit Europian dhe konturet e tij. Cili është dimensioni që duhet të marrin zhvillimet, deri në vlerësimin e radhës për hapjen e negociatave? Heqja dorë nga indulgjencat; faktin se indulgjencat e Luterit kanë kohë që nuk i falin më mëkatet, unioni i bashkuar e ka të qartë.

Ka ardhur një moment deciziv ku duhet të funksionojnë outpute-t, rezultatet e materializuara. Shtyrja e procesit të negocimit është mundësia reale për të kuptuar se integrimi në Unionin Europian, më shumë sesa një dhuratë, është një proces kombëtar, i cili ka të bëjë me unifikimin politik, institucional, ligjor dhe social për rezultate të materializuara në gjithë iniciativat reformatore apo prioritetet e lëna nga BE. Dalja nga tradicionalizmi: Përtej qasjeve tradicionale, si euroskepticizmi dhe eurofilia, procesi i integrimit është një proces emancipues.

Për shtete, të cilat kanë kaluar një periudhë të gjatë tranzicioni, proceset reformuese, krijimi i shtetit të së drejtës dhe konsolidimi i demokracisë së brendshme, nuk ka ardhur si pasojë thjesht e punës brendashtetërore. Nëse do t’i referohemi rastit të Malit të Zi, paranegocimi ka bërë të mundur avancimin në kuadrin e përafrimit të legjislacionit, aplikimin e reformave shtetërore dhe konsolidimin e demokracisë, përmes sundimit të ligjit.

Reformimi i bazuar në rezultate: Shqipëria ka arritur aktualisht një lloj zhvillimi në kuadër të përafrimit të legjislacionit, plotësimit të prioriteteve të vendosura në Udhërrëfyesin për Integrimin Europian dhe po ashtu të inicimit të reformave. Ajo çfarë duhet të çohet përpara, është ngritja e njësive të monitorimit të procesit për implementimin e reformave dhe rivlerësimin e outputeve, ku theksojmë ngritjen e njësive antikorrupsion. Bonsensi për një arritje reale të kuadrit reformues lidhet drejtpërdrejt me bashkëpunimin dhe tejkalimin e hendeqeve të panevojshme institucionale dhe politike, gjë e cila duhet të monitorohet nga instancat adekuate.

Rifokusim të menjëhershëm, jo vetëm te reforma në gjyqësor, por edhe te pajisja me burimet njerëzore adekuate dhe njësitë e monitorimit administrativ, fushatat e sensibilizimit, informimit publik dhe dëgjesave publike, mbi rëndësinë e sigurimit të së drejtës së tjetrit për të jetuar me dinjitet dhe barazi. Mosmiratimi i hapjes së negociatave nuk është një moment për vakje të mëtejshme të situatës, por marrjen seriozisht të dimensionit që duhet të marrin reformat.

Së fundmi, për të mos e profetizuar, hapja e negociatave në vetvete është e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë së brendshme, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hapja e negociatave, më shumë sesa “utopi”, është mundësi e një kombi të tërë për dinjitet dhe të drejta. Vonesa e hapjes së negociatave nuk është triumfi i qëndrimeve të Francës, Holandës, Danimarkës apo i profetëve analistë, por është shtyrje e një procesi jetik për shoqërinë tonë. Fundit i vitit 2019 nuk është afati i garantuar i hapjes së negociatave, garancia e vetme janë rrjedhojat dhe zhvillimet që do të marrë procesi integrues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Më mirë një shtëpi për aktorët, sesa një shtëpi për dashnoret!
Previous article Vicente Lozano-El Mundo/ Asi nën mëngë i Presidentit Macron

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k