Shpronësimi është proces ligjor. Nuk mund të ketë shpronësim jashtë procesit ligjor sipas ligjit Nr.8561, datë 22.12.1999 Për Shpronësimet për objekte që ligji nuk i njeh juridikisht dhe rrjedhimisht personat të cilët nuk janë pronar.
Pra teknikisht, ligji nuk shpronëson objekte apo pronar të paligjshëm. Dhe nuk mund të ndodhi ndryshe, sepse nëse edhe kjo do të ndodhte, cfarë do të ngelej e ligjshme atëher? Ky është sistemi i së drejtës.
Sikurëse asnjë gjykatë nuk mund të pjestojë apo të konsideroj në cdo lloj mënyre një pronë që nuk ekziston juridikisht sic janë ato ndërtime pa leje.
Në lidhje me protestën,
Ky shpërthim luftarak, tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është për shoqërinë që paligjshmëria mos të ligjërohet, sepse me një herë të ndodhur kjo, paligjshmëria do të përsëritet. Dhe ja ku jemi sot, nga ndërtimi i paligjshëm te kërkesat për shpronësim të paligjshëm, në mënyrë të dhunshme dhe imponuese, si pengimi i rrugëve kaluese të qytetarëve të tjerë dhe imponimit padrejtësisht të taksapaguesve shqiptar. Cfarë qytetarie bën kjo?!
Leave a Reply