• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Opozita dhe izolimi ndërkombëtar institucional
Home
Blog

ARMANDO META/ Opozita dhe izolimi ndërkombëtar institucional

February 22nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Armando Meta/

Vendimi i opozitës për të djegur mandatet përtej mëndjelehtësisë politike, absurdit të padëgjuar edhe për vendet më të pazhvilluara të botës, mbart pasoja edhe për vetë aspektin institucional të funksionit të opozitës. Faktori ndërkombëtarë praktikisht dialogon me subjekte institucionale, duke nisur që nga parlamenti dhe duke vijuar me derivate të këtij institucioni themelor në çdo shoqëri demokratike. Basha- Kryemadhi, si dhe deputetë të tjerë të opozitës, deklaruan se tashmë janë qytetarë të thjeshtë! Askush nga faktorët institucional ndërkombëtarë nuk dialogon me njerëz të thjeshtë, por me lider që përfaqësojnë në mënyre institucionale zgjedhësit e tyre në Kuvend, qofshin këto parti të pozitës apo të opozitës.

PD dhe LSI kishin përfaqësimin e tyre politik në Parlamentin Evropian mbi bazën e të qenurit grup parlamentar në Kuvend. Duke ia mbathur nga mandati, ata tashmë kanë humbur të drejtën e një përfaqësimi shumë të rëndësishëm në këtë institucion ndërkombëtarë. Nga ana tjetër janë dhe një seri komisionesh parlamentare, të cilat bashkëpunojnë me institucione homologe në mbarë Evropën, në të cilat opozita tashmë është inegzistente.

Koncepti politik institucional në mbarë botën është përfillja e faktorëve mbi bazën e mbështetjes që partitë kanë në zgjedhje. Kjo më pas e përkthyer në mandate në Kuvend. Në Shqipëri egzistojnë rreth 103 parti me emër. Por lehtësisht dihet se institucionet ndërkombëtare takojnë ata faktorë që kanë dhe vota në Kuvend. Takimet me popullin e thjeshtë nuk janë të përfshira në asnjë axhendë të liderve evropianë përgjatë vizitave që ata zhvillojnë në Tiranë, apo dhe në kryeqytete të tjera të Ballkanit. PD- LSI janë tani thjeshtë parti mbi bazën e një vendimi gjykate, por që në thelb në jetën institucionale të vendit tashmë, me vullnetin e tyre, nuk përfaqësohen institucionalisht. Mbetet për t’u parë nëse edhe në grupimin e së djathtës evroipiane PPE, PD do mund të vijojnë të jetë në përbërje të saj, pasi, siç thuhet, që të jesh anëtare e këtij grupimi duhet që partitë të kenë deputetë në parlamentet respektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIAN VEHBIU/ “Do të të tërheqim zvarrë në bulevard o bir ku*ve”
Previous article ALTIN KETRO/ Vetëvrasja e Partisë Demokratike, si një e mirë publike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k