• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARLI MINGA: Rini, shpreso! Rini, beso!
Home
Blog

ARLI MINGA: Rini, shpreso! Rini, beso!

December 9th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Në energjinë e simbolikës dhe jo ditës, në vazhdën e përpjekjeve dhe jo datës, në këmbënguljen e paepur drejt qëllimit dhe jo momentit, asnjë prej nesh sot nuk mund të qëndrojë pa dëgjuar thirrjen e brendshme dhe asnjë prej nesh nuk mund të durojë pa bërtitur ëndrrën e përbashkët.

8 Dhjetori si një nga faqet më të ndritura të librit tonë të historisë 105 vjeçare si një shtet që mund të vendoste dhe të qeveriste vet, duhet të jetë qiriri ndriçues i udhës drejt së ardhmes. E pra “8 Dhjetori” pa vit, pa ditë, por “8 Dhjetori” në simbolikë duhet të jetë kulti I rinisë sonë, kulti I ëndrrës për të ardhmen.

Një shprehje thotë se rinia është talent, një talent që mund të shkatërrohet në qoftë se nuk I kushtojmë kujdesin e duhur për ta ruajtur të njëjtë, me forcën e dëshirën e njëjtë, me energjinë e pashtershme dhe mundësinë për të ëndërruar, me besimin dhe shpresën e plotë për të prirë të ardhmen duke mësuar nga e shkuara, por duke jetuar në të tashmen.

Gjithmonë kam besuar e vazhdoj të besoj gjithmonë e më fort dita-ditës, se rinia ka mundësinë, ka aftësinë e talentin që ta ndryshojë e ta përmirësojë realitetin e vet, realitetin e Shqipërisë. Në një vend me halle të mëdha, por me shpresa jo të vdekura, madje me shpresa të pafundme për të bërë mirë, rinia është thesari më I madh. Ne të rinjtë kemi fuqinë që mos të mendojmë njëlloj me atë çfarë është e zakonshme për tu menduar, ne të rinjtë kemi fuqinë për të mos menduar për ta bërë më mirë të zakonshmen, por ne të rinjtë kemi fuqinë për ta ndryshuar dhe për ta zhbërë atë dhe për të ndryshuar udhën e mendimit, veprimit e besimit.

Në moshën kur natyra na fali shkulmin më të madh të energjisë e besimit drejt së ardhmes ne duhet të nisim e të jemi arkitektët e saj e jo ndjekësit e konstatimit. Në një kohë kur ne e duam që gjithçka rreth nesh të jetë më e mirë, ne duhet të veprojmë.

Në qoftë se duam një arsim më të mirë duhet të shkojmë e të luftojmë për të drejtat. Në universitete si tonat ku rinia thjesht shkon e rutinizohet në kërkesën për nota e për mesatare, ne harrojmë se më e rëndësishme është nota intelektuale. Sot më shumë se kurrë është dita kur duhet të reflektojmë për vështirësitë, jo për t’i gjetur, por për t’i zgjidhur. Sot më shumë se kurrë studentët e të rinjtë duhet të besojnë në mundësinë e tyre për të luftuar etjen e “të mëdhenjve” për të qëndruar të mëdhenj në kontekst e jo në përmbajtje. Sot më shumë se kurrë duhet të besojmë se realiteti i pedagogëve që nuk na japin notën e merituar dhe na bjerrin vullnetin me kamën e ‘përgjakur’ nga etja për para, mund të zhbëhet e mund të ngrihet mbi meritokracinë e cilësinë. Sot studentët duhet të besojnë se mund ta qeverisin vet universitetin e jo të presin urdhrat që shpesh vijnë si rrjedhojë e interesave.

Edukimi, formimi, intelekti, energjia e dëshira janë elementët esencialë të një rinie kërkuese, të një rinie vepruese, një rinie që beson e që finalizon. E kësisoj në qoftë se nuk ndërtojmë një institucion edukimi të denjë, atëherë kemi hedhur keq hapin e parë. E megjithatë edukimi nuk do të thotë vetëm shkollë, edukimi do të thotë frymëzim, do të thotë kërkesë për përsosje të vazhdueshme do të thotë themel isigurtë për të ardhme të ndritur, që në rastin tonë është një e ardhme evropiane.

Udha drejt Evropës është përgjegjësia jonë e përbashkët dhe rinia sot më shumë se kurrë duhet të besojë se është prijësi më natyral i një rruge që do të sjellë botëkuptim të ri e më të zhvilluar në Shqipëri. Ne kemi mundësinë ta përqafojmë të renë shumë më natyrshëm se ç’mund ta bëjnë brezat përpara nesh dhe ne mund ta vëmë në jetë, në realitetin tonë, esencën e besimit dhe qëllimit të përbashkët evropian.

Në luftë me apatinë që na rrethon ne jemi ata që duhet të marrim nismën e të bërurit Shqipërinë një vend më të mirë. Lëvizja studentore e dhjetorit duhet të vazhdojë të jetojë, në kontekst tjetër historik, por me të njëjtin frymëzim, një Shqipëri më të mirë. Duhet vetëm besim! Prandaj urimi im për të gjithë është një thirrje dhe një ftesë! Shpreso rini, beso rini, ëndërro rini! Është një ftesë me zemër e me shpirt prej të riu që beson, e shpreson se zëri juaj I brendshëm është shumë më tepër ulëritës se disa fjalë të shkruara në letër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI: Mos i trego bilbilit pyllin
Previous article FATJON BINJAKU: Ekspertët mbeten skeptikë për hetimet mbi financat e partive politike

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k