• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARIAN GALDINI: Liria nuk është një hapësirë e lirë. Është pjesëbërje
Home
Blog

ARIAN GALDINI: Liria nuk është një hapësirë e lirë. Është pjesëbërje

January 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

(Qytetari, Shoqëria dhe Bartësit e Qëllimësive.)

Kemi 26 – 27 vite që çdo ditë papushim ankohemi se përse në vendin tonë kemi po të njëjtët politikanë, se përse këta politikanë që kemi janë kaq të këqinj, se përse edhe shoqëria civile është krejtësisht e kapur ose e pafuqishme kur nuk është e kapur.
Këtë ankimim e bëjmë të gjithë ne, të gjithë, edhe kur jemi vetë qytetarët, edhe kur jemi vetë politikanët, edhe kur jemi vetë shoqëria civile…

Ajo çka unë mendoj është dramatikisht e hidhur por unë e shoh si të vërtetën që duhet thënë.

Ne nuk shihemi në Pasqyrë.

Ne asnjëherë nuk e kërkojmë problemin tek vetja.

Gjithçka e shohim si një problem që e ka gjithkush tjetër që është jashtë nesh.

Rituali i Vdekjes apo Rituali i Lirisë, pyeste para do kohësh në një reflektim të tijin Prof. Nebi Bardhoshi, pas nismës së bashku në solidaritet me Charlie Hebdo që ndërmorëm atbotë ne një grup qytetarësh.

Ndërsa kthehej në shtëpi, Prof. Nebi Bardhoshi kishte hasur në një ‘mort’ ku ishin mbledhur rreth 300 vetë.
Kishin shkuar me të drejtë të nderonin e përcillnin të ndjerin.

Ndërsa në sheshin tonë të solidaritetit për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, kishin ardhur vetëm pak tmerrësisht pak miq.

E ky rasti në fjalë, nuk është i vetmi.
Në 26 – 27 vite, jemi sprovuar e stërpërpjekur pafund, si aktivistë civilë a politikë apo thjesht si individë a emra publikë, që të mbledhim qytetarë të lirë, për dinjitetin njerëzor, për interesat e hallet e tyre, por ka qenë thelbësisht mision i pamundur.

Pas kushtrimit të ndryshimit të Sistemeve ku të gjithë mbushnim sheshet natyralisht, në vitet 1990 – 1992, asnjëherë më vonë asnjë shesh nuk është mbushur
dlirësisht e me dinjitet.

Kemi mbushur sheshet në vitin 1997, se humbëm paratë, e më tutje në nëntorin 2014, sepse patëm frikë se do na vrisnin Armët Kimike. Gjithë sheshet e tjera janë mbushur ose nga Partitë ose nga porositë e Partive.

Me pak fjalë, duke e çuar më tej konceptin e Prof. Nebi Bardhoshit, unë druaj se ne jemi shndërruar nē qytetarë të qokave dhe në një Shoqëri të Ritualit të Qokës.

Nuk dalim kurrë askund, nëse nuk bëjmë qokë, që të shënohet në ndonjë regjistër si borxh për tu kthyer.

Nuk bëjmë kurrë asgjë çiltërsisht për veten tonë. Nëse e bëjmë diçka, e bëjmë për sytë e të tjerëve dhe Bankën e Qokave.

Coelho flet për Bankën e Favoreve, e cila funksionon në përsosmëri mes njerëzve që janë të përfshirë. Ne e kemi primitivizuar këtë, duke e kthyer në Bankën e Qokave.

E këtu dhimbja më e madhe është ajo çka ndodh brenda Bartësve të Qellimësive.
Bartësit e Qëllimësive, sipas meje janë njerëzit që kanë thirrjen dhe kurajon për të shpallur identitetin e tyre, idetë e tyre, qëllimet e tyre, për të kërkuar pikëtakim dhe bashkërendim me të tjerët.

Bartësit e Qëllimësive, nuk ka pse të jenë, nuk janë dot, e nuk duhet të jenë shenjtorë. Këta ballafaqohen me ritualin e shkeljes së kufijve, sepse privaten e tyre e bëjnë publike.

Dhe e vuajnë këtë proçes.

Marin përsipër të durojnë gjithëfarësoj qytetari qokaxhi që ti gjykojë, paragjykojë, shajë, fyejë, apo shpërfillë.

Marin përsipër edhe të rrezikojnë privaten, për shkak të veprimit në hapësirën publike. Bartësit e Qëllimësive, janë natyralisht të dlirë, të pastër, idealistë.

Por janë edhe të kufizuar, sepse janë njerëz privatë, pa struktura, pa para, pa fuqi e pushtete.

Nuk mund të bëjnë gjithçka e as të flasin për gjithçka, sepse edhe funksionalisht, edhe fizikisht, edhe psikologjikisht, edhe strategjikisht e kanë të pamundur.

Mirëpo, këtu në këtë vendin tonë, ndodh që qytetarët qokaxhinj dhe shoqëria e qokave, të jenë shumë kërkues, llogarikërkues, mbytës, të ashpër, me bartësit e qëllimësive.

Qytetarët qokaxhinj dhe Shoqëria e Qokave, u drejton gishtin dhe ua merr frymën me kërkesë llogarie, a sharje e ankimime, bartësve të qëllimësive, në të njëjtën kohë që mbrojnë e lëvdojnë me hosanara politikanët hajdutë, të fortët dhe të pasurit e pandershëm.

Bartësit e Qëllimësive mbeten gjithmonë vetëm ose pak shumë pak…

E kur vjen një ditë që kuptojnë se vitet kanë shkuar tutje, Bartësit e Qëllimësive, ose vendosin të bëhen ‘Heronj Kokëfortë’, ose ndryshojnë strategji.

Në zgjedhjen e parë, vështirë se shkon më ndokush vullnetarisht.
Në zgjedhjen e dytë, mund të ndodhë që bashkë me ndryshimin e strategjive, të ndryshojnë edhe qëllimësitë.
E kjo është e dhimbshme…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA: Nuk është çështje organizimi, por besimi
Previous article OPRAH WINFREY: Të themi të vërtetën, e vetmja armë që kemi!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k