• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Vasili, ministri i Ramës që sulmon “drogështetin” e Ramës
Home
Blog

ARDIT RADA/ Vasili, ministri i Ramës që sulmon “drogështetin” e Ramës

July 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada/

Ka qenë disa herë ministër. Dikur nën Sali Berishën, më pas nën Edi Ramën. Madje me këtë të fundit kapi postin e rëndësishëm të ministrit të drejtësisë, të zyrtarit që ka në dorë ndër të tjera edhe kyçet e burgjeve të Shqipërisë. Kjo ndodhte në fillim të vitit 2017, kur emërohej ministër drejtësie. Ishte koha kur Shqipëria “u bë jeshil”, siç thotë sot e gjithë ditën LSI dhe vetë zotëria ministër.

Pse ka rëndësi viti do thoni ju?! Ka si s’ka, sepse sot, një vit e gjysëm më pas dhe kur është përfaqësues i lartë i opozitës, Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale se habitet me raportin e autoriteteve italiane për drogën shqiptare.

“Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane, demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndëkombëtarët që heshten. Raporti i Drejtorisë Qendrore të Antidrogës Italiane, paraqet situatën tronditëse lidhur me drogën, një situatë kjo e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar për nga përmasat, infiltrimi dhe përfshirja e qeverisë”, shkruan zoti Vasili.

Pra, autoritetet italiane kanë prodhuar shifra tronditëse për shtrirjen e fenomenit të drogës…në kohën që Petrit Vasili ishte ministër drejtësie!!! Petrit Vasili na thotë sot ne shqiptarëve se ka mësuar me një vit e gjysëm vonesë, se paskesh qenë në mes të plantacionit të kanabisit, pa ditur asgjë, ose, nëse ka ditur eventualisht diçka, pa nxjerrë asnjë zanore nga goja, për katrahurën e hashashit që e rrethonte. Këto janë dy mundësitë e vetme teorike për ish-ministrin, por asnjera prej tyre nuk i bën nder.

Ndjenja e protestës që kultivon sot LSI ndaj fenomenit të drogës, pasi ka qenë katër vjet në postet më të larta të shtetit shqiptar (Parlament, qeveri e një dyzinë agjencish qeveritare), shënon një akt të shëmtuar kamaleonizmi politik të një partie, që ka shetitur nëpër të gjithë spektrin politik shqiptar në dy dekadat e fundit, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. Kur Petrit Vasili tronditet sot si qytetar i thjeshtë, për bëmat e kohës kur ka qenë i ulur në rreshtin e parë të qeverisë, kjo është “t’ja bësh bam”, siç thoshte dikur i madhi Roland Trebicka. Ministri i “drogështetit”, siç e quan vetë institucionin ku firmoste në bordero, habitet sot për drogën e mbjellë në periudhën kur ishte anëtar qeverie! Hapu dhè!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ "Qeveri Stabiliteti"?! Opozita nënshkruan aktin e "kapitullimit" një vit para lokaleve
Previous article ANALIZA: A mund t’i mbijetojë NATO presidentit Donald Trump?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k