• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Sali Berisha, ky palaço i Kuvendit nga shtatori e tutje
Home
Blog

ARDIT RADA/ Sali Berisha, ky palaço i Kuvendit nga shtatori e tutje

August 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

E mbani mend kur fliste italisht në Kuvend? Se kur i premtonte vajza shqiptare Berluskonit për në Itali s’e besoj ta kujtoni! Ky njeri që gëzoi çdo pushtet me familje e shoqëri, në shtator do të na paraqitet si palaço. Sepse nuk ka reflektuar kurrë as ndaj votës së shumicës, as ndaj vendimeve të Uashingtonit. Është pikërisht ky që ka dalë blof me qytetarin e tij digjital një herë në javë. Aq sa aku zo nte se në komunën Qivrymë po mbillej has has h prapa një gardhi. Hidhte dhe foto nga bota e tretë si foto në Tepelenë dhe s’e kuptonte që e kishin tallur qysh tek emri i komunës. Dhe kjo s’është e gjitha. Edhe këmbëngulte, edhe s’e fshinte postimin e rremë duke bërë si shejtan-budalla, edhe klithte për ‘Saje Qorrin’ teksa tr afi kan tët i pozonin me Lulzim Bashën në fushatë.

Ky është Sali Berisha që kemi humbur qyshse dogjën mandatet Iliri me Lulzimin. S’i ka munguar askujt, përkundrazi na ka argëtuar me atë pensionimin e tij të përkohshëm duke na sjellë në Kuvend figura më groteske nga listat e partisë së tij. Teksa shtatori duket më pranë, po aq na ngjallet kurioziteti sesi është katandisur ky personazh. Çfarë do bëjë në Kuvend përveç iPad-it që jemi mësuar ta shohim teksa e tund në ajër? Do t’i ikë sallës si shejtani temjanit kur t’i përmendet viza e kuqe që i hoqën amerikanët? Po pastaj? Do të vijojë me përroin psiqik para mikrofonëve jashtë Kuvendit? Apo do të flasë kundër Sorosit në Kuvend? Se e ka çuar veten në kufinjtë e delenxhiut saqë kur Yuri Kim u emërua si ambasadore nga administrata e Trump, u e ksi tua me gjithë gazetarët që mban me të birin pas vetes. E tani që i erdhi mandata nga Shtëpia e Bardhë, bën sikur Presidenti i SHBA dhe Yuri Kimi dolën nga listat e PS në 25 Prill.

Me gjasë të gjitha këto do të ndodhin! Madje “show” do të shkojë përtej pritshmërive.

Por të vetmen ‘valle’ që s’e heq dot Sali Berisha sipas sazeve të tij është ajo me SHBA. Qysh tani ka nisur distancimi i deputetëve të rinj të PD-së nga halli i Berishëve. Ky distancim do të reflektohet së paku se si do të ulen në Kuvend. Ata që do t’i rrinë pranë, janë ‘konet’ që i ka mëkuar ndër vite. Nga Paloka e Shehu, tek Vokshi dhe Basha. Pastaj andej nga fundi janë ata të katërtit e LSI-së që s’bëjnë dot as grup parlamentar! Po nejse, kjo është histori tjetër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!
Previous article MERO BAZE/ Ku ngjajnë kundërshtarët shqiptarë të projekteve perëndimore në Ballkan?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k