• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës
Home
Blog

ARDIT RADA/ Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës

September 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Lulzim Bashës i është dhënë mundësia që të shtrëngojë duart me ambasadorin e OSBE pas asaj që i bëri në dyert e shtëpisë. Por ai e ka refuzuar në mënyrën më të turpshme tryezën e Bernd Borchardt, duke u shprehur se nuk i ka ardhur ftesa me zarf ende. Edhe pse lajmi se OSBE fton çdo parti të interesuar për Reformën Zgjedhore kishte dy orë që ishte bërë publik. Së dyti, Basha vijoi fyerjet ndaj misionit duke u shprehur se kush mendon që kriza zgjidhet me tryeza, po sheh thjeshtë iluzione. Kjo, sa për të ilustruar sesi lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka ndër mend të bëjë një ‘mea culpa’ për zullumet e para 30 Qershorit, qoftë edhe për shkarravinat në pallatet e ambasadorëve.

Sot, Damian Gjiknuri është vetëofruar të largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore nëse është ai shkaku pse opozita e rrugës nuk ulet në tryezë. Ofertës së tij PD i është përgjigjur me Gazment Bardhin që kërkoi jo vetëm të largohej Gjiknuri, por edhe te burgosej. Dhe kjo, sa për të ilustruar sesi kërkesat e selisë blu sa vijnë e shtohen në numër dhe përmbajtje, vetëm për t’u ikur tryezave si djalli prej temjanit.

Në fakt, të gjitha refuzimet e Lulzim Bashës për dialog nuk lidhen vetëm me vullnetin, por mbi të gjitha me komplekset që i ka krijuar vetes. I etiketuar nga të tijët, edhe publikisht, si njeri i pazareve për pushtet, atij i duhet me doemos të shmangë çdo kontakt me mazhorancën. Qofshin ato me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin politik e shoqëror.

Problemi që Lulzim Basha nuk ka kuptuar ende është fakti që edhe pse jashtë Kuvendit, ai po vijon të përkëdhelet nga socialistët duke mos e formuluar tryezën pa të. Pra, po i jepet mundësia të propozojë një sistem të ri zgjedhor, një korrigjim themeltar të Kodit aktual e shumë të tjera si këto, që kryeopozitari po i refuzon orët e fundit.

Emrat që i rrinë në krah dhe i kujtojnë 17 majin e dy viteve më parë, janë treguesit sesa i dobët është Basha si lider opozite. Aq sa dialogun për reformën zgjedhore e mban pezull vetëm prej komplekseve apo çoroditjeve që ka brenda koalicionit.

(JavaNews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Nga “Rama Ik”, tek “Gjiknuri ik”
Previous article ENDRI KAJSU/ Dialog me PD? E pse?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k