• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Presidenti i teneqeve, me sytë nga lufta e klasave
Home
Blog

ARDIT RADA/ Presidenti i teneqeve, me sytë nga lufta e klasave

February 19th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Duke qenë se disa deklarata kanë kosto për PD dhe LSI në prag të zgjedhjeve, duket se që ta thotë fjalën e fundit të parën kanë lënë Ilir Metën.

“Kriteret e ndarjes klasore dhe preferenciale për njerëzit që vaksinohen janë tipike për diktaturat dhe diktatorët” – është shprehur sot kreu i shtetit që vetë s’ka lënë variant pa përmendur se si mund ta rrëzojë qeverinë, nga ushtria dhe Salvator Allende, tek referendumi, atentati si Avniu dhe kërcimi mbi tank si Vojo. Dhe sot, kreu i shtetit ka hedhur gurin i pari mbi intelektualët e moshuar që pritet të marrin dozat e para këtë të diel.

Por për çfarë lufte klasash flet Ilir Meta, që mban në sirtar një listë të gjatë fisesh të përzgjedhura mbi kriterin e numrit të anëtarëve, dhe në pritje për t’i dekoruar. Pa llogaritur qindra të tjerë që u ka varur nga një medalion në qafë e duke ‘i parë nga duart’ për ndonjë votë. Madje dhe kur janë harruar, u ka gjetur pasardhësin e shtatë për t’u ‘miqësuar’ në shkëmbim të një teneqeje. Sigurisht, në pamundësi për të shpërndarë vende pune si dikur me qitap, në qeveri apo nëpër bashki, kjo kish mbetur për t’u provuar…

Por pse gjithë ky shqetësim i kryetarit de facto të LSI-së për ndarje klasore, kur vjehrri i tij ditën e parë të demokracisë mori 16 dynym tokë kooperative në një zonë të lakmuar të Tiranës, edhe pse kishte qenë brigadier. Ndërsa pronarët e shpronsuar që në 1945 u kanë ngelur veç letrat e kohës së osmanëve. Pse ky tërbim për Alfred Moisiun që do të vaksinohet i pari të dielën? Apo pse qe i vetmi ish-president që s’e begenisi në zyrë kur Saliu, Bujari, Bamiri e Rexhepi iu rreshtuan për t’i dhënë formulën e zgjidhjes së ‘krizës’ që shpiku vetë Presidenca?

Me gjasë ky dëshpërim e tërbim i ka rrënjët te xhelozia pse dekoratat e tij s’vlejnë më shumë se vaksinat dhe Ilir Meta çdo gjë e përkthen në votë. Ose nga inati pse pikën e tij të dobët, Doktorin, s’e kanë në hesap as si të moshuar, e as si intelektual…

/JavaNews/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Skandali i klubit “Partizani” dhe një guidë për “karrierë” në PD
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Janë zgjedhjet e LSI

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k