• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Po tani, pse e kompleksoni opozitën?
Home
Blog

ARDIT RADA/ Po tani, pse e kompleksoni opozitën?

January 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Viti që lamë pas do të cilësohej si i mbrapshtë në historinë e vendit, sikur këtë titull të mos e kishte zënë Ismail Kadare. Në plot 365 ditë shqiptarët përjetuan dhunëne protestave, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve, dekrete e çdekrete që erdhën nga bulevardi e deri te kulmimi me një fatkeqësi natyrore. Bilanci i humbjeve të opozitës së udhëhequr nga PD nuk ka më nevojë të listohet. Ai është i njohur dhe i dënuar si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga baza e vetë partisë që drejton Basha.

Ditën e djeshme, opozita ka vendosur të rikthehet në tryezë dialogu, duke rrëzuar poshtë të gjitha parakushtet dhe paragjykimet për Ramën në veçanti. Kësisoj, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjeve të OSBE-së dhe çdo ambasade aktive në Tiranë që e ka parë dialogun si e vetmja rrugë demokratike. Tashmë ‘topi’ mbetet në krahun e opozitës, nëse do t’i përgjigjet tryezave të tjera, apo a do të kërkojë ajo vetë marrëveshje në vijim për të shpëtuar së pari veten e saj.

Pas takimit mes Gjiknurit, Bylykbashit, Vasilit dhe Hajdarit, ka një mori kritikash ndaj PD dhe LSI. Demokratët e kanë parë prezencën e tyre në tryezë si zbutje të ‘luftës’ së nisur ndaj qeverisë. Ndërsa socialistët, si shenjë dobësie nga ana e opozitës së mbetur rrugëve, pa asnjë pushtet përveç zyrës së Ilir Metës. Pre e paragjykimeve ka rënë prej kohësh edhe Rudina Hajdari, që është konsideruar si e përdorur në historinë e reformës zgjedhore dhe si mjet presioni ndaj Bashës, se reforma mund të kalojë me votat e Rudinës.

I gjithë ky kompleksim që i bëhet opozitë, ngjan i tepërt kur të gjithë presim një klimë politike më të qetë e bashkëpunuese. Edhe pse duhet të ishte tërmeti ai që duhet t’i ulte palët në tryezë, le të mbahemi pas proverbit ‘më mirë vonë, se kurrë’. Opozita e Bashës do t’u japë mundësinë të gjithëve për kritika në vijim. Së pari për faktin që do të shkojë në zgjedhje ndërkohë që nuk drejton më asnjë bashki. Së dyti, Basha do të jetë sërish i përkëdheluri, që pa pasur një parti parlamentare do të gjehen mekanizmat që t’i jepen komisionerë e numërues.

Megjithatë, kjo do të ndodhë në një kohë më të largët. Kush nuk e mban dot mllefin mund të kapet, përshembull, pas emrit të Vasilit që e kanë çuar në tryezë si strateg. Të tjerët, të ndjekin në qetësi nëse do të zgjidhet ‘nyja gordiane’ që lidhi Basha me shokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Të dashur demokratë, hidhni molotov në zyrat e Lulzim besë-prerit
Previous article EDLIRA GJONI/ Unë me pallto 100 dollarë, e deputetja me pallto 4 mijë euro

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k