• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 24th, 2023
  • HOME
ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother
Home
Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

January 31st, 2023 bora.autor Blog 0 comments

Gjithnjë e më shumë, cilësia e modeleve që ka ofruar ekrani shqiptar i tranzicionit për publikun, ka qenë i diskutueshëm. Por prej më shumë se një muaji, i vetmi ‘reality show’ në vend duket se e ka lënë pa fjalë shumicën e publikut. Revolta e këtij të fundit vihet re në komentet në rrjete sociale dhe debate të përditshme. Bëhet fjalë për ‘Big Brother’ që nën pretendimit për të mbledhur disa njerëz të rëndësishëm me emrin ‘VIP’, duket se s’është lodhur hiç dhe ka sajuar një grupim ku shumica nuk kanë as CV.

Përveç panoramës ku disa njerëz hanë e flejnë dhe që pretendohet të na dhurojnë spektakël, orët e fundit po spikat një personazh. Aktorja që më tepër është e njohur si personazh showbizi sesa si aktore, ka ‘shokuar’ me disa deklarata të saj. Më tepër sesa një garë ku duhet të spikasë cilësia e debatit, argumentet dhe shembulli i femrës model, ajo e ka kthyer në një garë parash.

Një herë përmend faktin se 100 mijë eurot e çmimit të madh s’i bëjnë punë se me aq veç një makinë mund të blihet. Ditën tjetër, shenjestron banorët se vishen me rroba të lira dhe jo marka origjinale si ajo. E kështu me radhë, deklaratat nuk fyejnë vetëm bashkëjetuesit e saj, por miliona shqiptarë që jetojnë me djersë dhe 100 mijë eurot as nuk i kanë dhe as do t’i kenë kurrë.

Duhet kuptuar se ‘Big Brother’ shqiptar luhet për një publik të varfër që ka paguar ekstra për ta ndjekur atë. Ndaj në respekt të këtij publiku, produksioni duhet t’I ndalojë deklarata të tilla. Që në fund të fundit tregojnë se konkurrentja e sheh me mospërfillje edhe vetë çmimin e organizatorëve.

Është dhimbshme kur sheh sesi një djalë merr përsipër të rrëfejë dramën familjare publikisht, si apel për t’i dhënë guxim të tjerëve që të denoncojnë dhunën. Ky konkurrent pak minuta më pas skualifikohet për t’i lënë hapësirë ‘zengjines’ së re.

“Big Brother” është konceptuar nga ata që e krijuan të parët, si një program në qendër të së cilit është njeriu. Sjellja e tij nën izolim me të panjohur, pa cenuar liritë themelore. Madje duke u dhënë facilitete dhe të mira materiale për t’ua bërë izolimin më të lehtë. Por kurrësesi, për të promovuar mospërfilljen ndaj njerëzve që përpiqen ta fitojnë paranë me djersë.

Ndaj dhe ky ‘reality show’ në Shqipëri nuk duhet kurrësesi të promovojë garën e portofolëve, por të ideve. Sepse po të ishte e pëlqyeshme ky model, ateherë mund ta bënin programin me fëmijet e Samir Manes dhe Shefqet Kastratit dhe e flinim mendjen…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”
Previous article FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

bora.autor

Related Posts

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog
March 22nd, 2023

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog
March 15th, 2023

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog
March 13th, 2023

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k