• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ
Home
Blog

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

February 18th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike po synon të blejë kohë, duke hedhur në debatin politik kombëtar tezën e djegies së mandateve.

Grupi parlamentar demokrat ka votuar sot për aprovimin e këtij hapi ekstrem, duke njoftuar se të gjithë deputetët i thanë njëzëri “Po” djegies së mandatit të tyre parlamentar.

Në këtë pikë, para opinionit publik qëndrojnë ende disa paqartësi dhe aspekte të errëta, që lidhen me vendimin politik të mësipërm.

Pasi deri në këtë pikë, ashtu si del edhe nga zhvillimi i ngjarjeve të orëve të fundit, por edhe nga deklaratat zyrtare të Lulzim Bashës, PD ka aprovuar “djegien e mandateve”, duke miratuar gjithashtu edhe një grup pune për “teknikalitetet e djegies së mandateve”.

Duhet thënë se e gjithë kjo histori vazhdon të mbetet e paqartë, nëse përballet me ato që janë përcaktime ligjore që rregullojnë mbarimin e mandatit të deputetit.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Për pasojë, duke deklaruar thjesht “djegien e mandateve” dhe jo heqjen dorë në mënyrë të menjëhershme prej tyre, si përcakton neni 71 i Kushtetutës, mbeten dyshime se Partia Demokratike po fillon një tjetër bojkot të Kuvendit, kësaj rradhe duke i vënë një emër të ri: atë të djegies së mandateve.

Të djegësh mandatet me deklarata, por pa dhënë dorëheqjen në KQZ, do të thotë të marrësh edhe 6 muaj rrogën si deputet pa shkuar asnjë ditë në parlament.

E parë kështu, kjo nismë e fundit e PD tingëllon më shumë si një akt force për të shtyrë drejt një negociate, ndoshta edhe me përfshirjen e ndërkombëtarëve, sesa si një gjest i sinqertë dhe i pakthyeshëm dorëheqjeje kolektive nga Parlamenti.(javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!
Previous article ALTIN KETRO/ Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k