• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Listat e hapura. Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021
Home
Blog

ARDIT RADA/ Listat e hapura. Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

July 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia ka përcjellë frikën gjer në palcë Lulzim Bashës. Kjo u reflektua kur reagoi me urgjencë pas vendimit të mazhorancës dhe reagimi në thelb nuk kishte asgjë të re. Si ai nipi i ‘Kapedanit’, Basha u hodh nga listat e hapura te ndalimi i koaliconeve. Arsyeja është e thjeshtë dhe në njëfarësoj, e drejtë. Partia Demorkatike dhe aleatët kanë punuar gjithë këto vite jo për të pasuruar partitë e tyre me burime njerëzore, pra me emra siç i thonë ndryshe. Tashmë dihet që energjitë e opozitës shteruan që kur u investuan kundër ish-ministrit Xhafaj për hiçgjë. Pra që nga premtimet se do kalonin te trupi i Bashës, tek protestat duke gjetur shtigje nga Kuvendi tek MPB, e më pas duke spërkatur me bojë muret e ministrisë. Para dhe pas kësaj, dihet që ka pasur ditë ku energjitë u investuan te rrëzimi i Sait Dollapit teksa vraponte. Shumicën e herëve, si në rastin në fjalë, opozita madje tërhoqi edhe Presidentin që nisi vizitat nëpër spitale.

Sikur të ishte sot, mbaj mend një intervistë të Lulzim Bashës përpara se t’i hynte thirrjeve për djegie makinash, rrahje nëpunësish dhe bojkotim mediash e shpronësim oligarkësh. Para 2017, kreu i PD fjalë për fjalë tha se kjo është hera e fundit që vetë ai vendos se kush do të jetë deputet. Madje lanccoi një platformë online teksa ndodhej në çadër, ku qytetarët mund të propozonin se kë donin për deputet. Lista ishte surprizueser vit pas viti. Nëse në 2017 shumica e qytetarëve kishin ‘propozuar’ Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Bradh Spahinë, Klevis Balliun dhe të tjerë që e gëzuan mandatin nja dy vite… Pjesa tjetër paska propozuar Kujtim Gjuzin, Myslim Murrzin, Aurora Marën dhe Fatjona Dhimitrin. Së paku këto i gjetëm në listat e Bashës 2017.

Nëse shihni diçka qesharake në këtë histori, e gjithë buzqëqeshja që ju vjen në fytyrë mundësohet nga Lulzim Basha dhe platforma e tij ‘online’. E pra, ja ku iu dha mundësia për lista jo të hapura, por të shqyera. PD është e lirë që Adriatik Alimadhin e Ballit Kombëtar që e vuri të katërtin në Vlorë në vitin 2017, këtë herë ta zëvendësojë me Bujar Leskajn fjala bie, meqenëse kanë hapur dhe fjalën.

Enkelejd Alibejan mund ta kandidojnë sërish në Fier, si herën e fundit. Në Elbasan, Endri Hasa, mund t’i mbledhi më shumë vota meqenëse ka qëlluar me vezë Edi Ramën dhe ka hapur edhe portal ku promovon shkollimin e tij extra-perëndimor. Nadire Meçorapaj, apo Nada siç i thotë Basha, do ta ndrisë Vlorën. Bashkë me Agron Shehajn mund të dalin deputetë me listë të hapur duke qenë se i njeh e gjithë Vlora që i shërbyen si deputerë vetëm 1 vit e ca dhe jo katër sikurse ua besuan votën. Tritan Shehun si i spikatur ndër emra, le të vijojë kandidimin në Gjirokastër ku e caktoi Basha. Derisa dogji mandatin, kishte si deputet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet… Këtë herë mbase e merr mandatin bashkë me Dash Alikon e Lazaratit dhe e ndajnë punën. Më Shkodër Bardh Spahia mund të kandidojë sërish. Duke qenë së i dogji shkollën “Shenaze Juka” Shkodrës, mund t’u premtojë me listë të hapur se do ia dyfishojë kapacitetin si shenjë pendese. Tiranës t’i japë Çlirim Gjatën, duke qenë se hante qofte te bodrumi i Noelit pasi mbaronte protestën e Teatrit Kombëtar.

Pastaj ç’të ngelet nëpër rrethe të tjera, Basha mund të fusë emra si Petrit Vasili, meqenëse Shqipëria mezi pret  ta shohë sërish në Kuvend…

Pra, pavarësisht kushtrimit të Edi Ramës, presupozoni një moment sikur listat e hapura të jenë realitet zgjedhjet e vitit 2021. Më pas, imagjinoni Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që fut këto emra. Shihnin emrat që ka promovuar duke i çuar në bazë për organizimin e partisë, nga Avenri Peka, te Kreshnik Çollaku dhe Flamur Noka. Ose alternativa tjeër: emrat që ka lënë jashtë qysh prej Çadrës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Astrit Patozi etj.

Për t’jua thjeshtuar, ti si votues nuk do gjesh më në fletën e votimit PD-në me numrin 44, dhe duke vendosur iksin në këtë numër automatikisht vota shkon për Jemin Gjanën. Por do të gjesh disa emra me numrin e tyre në krah. Do të trokasin në derë nga PD-ja dhe do të thonë: Ti si banor i Tiranës, voto Albana Vokshin, Edi Palokën dhe Monika Kryemadhin se këta janë e ardhmja. Ndërsa ti tjetri, voto Ervin Salianjin, Kejdi Mehmetajn dhe Klevis Balliun. Genc Pollon, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen! E kuptoni që Basha nuk ka frike nga formula, por nga emrat që ka mbajtur apo i kanë dhënë SINCE 2017?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Hapja e listave po funksionon pa u miratuar
Previous article MERO BAZE/ Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k