• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Kur Dashamir Shehi ka të drejtë
Home
Blog

ARDIT RADA/ Kur Dashamir Shehi ka të drejtë

July 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Dash Shehi ka shpesh të drejtë. Është një nga ata gurë kilometrikë të politikës shqiptare që jo rrallë ka thënë gjënë e duhur, në momentin e duhur.

Prej vitesh për shembull, ka folur me logjikë dhe maturi për pronat, politikat ekonomike, bashkëpunimin politik e luftën ndaj korrupsionit.

Shehi është i pari zyrtar i lartë i opozitës së djathtë që ka kërkuar largimin nga politika të Sali Berishës, që nga kohët kur ai ende s’e kishte lënë kryesinë e Partisë Demokratike. Aktualisht ai e sheh veten të rreshtuar fort në një kuadrat politik që po kërkon të rrëzojë kryeministrin Rama nga pushteti.

Është një zgjedhje, por që deri tani nuk ka prodhuar zgjidhje. Dhe Dashi është sërish i pari, ndër të gjithë kolegët e tij, krerë partish më të vogla, që ka nxjerrë një mësim nga 30 qershori.

Nga ajo datë që duket se e izoloi opozitën nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Sot Shehi ka thënë se Lulzim Basha bëri një gabim taktik kur premtoi se e ndalonte me forcë 30 qershorin. Sipas tij, zgjedhjet duheshin lënë të degradonin në votime, siç e quan ai 30 qershorin.

Sërish intuita e politikanit me përvojë ka domimuar mbi interesin politik të momentit. Dashamir Shehi ka të drejtë të jetë sot i mërzitur me kreun e opozitës zyrtare, i cili bëri një betejë të madhe publike për ndalimin e datës së zgjedhjeve. Sidomos pasi Meta shpalli anullimin e 30 qershorit si datë.

Angazhimi maksimal i opozitës për të sabotuar, prishur e dhunuar zgjedhjet e 30 qershorit, prodhoi vetëm zhgënjim dhe dështim në rradhët e opozitës, pasi zgjedhjet/votimet u mbajtën dhe e djathta humbi edhe bashkitë që qeveriste. Nëse do ishte dëgjuar ajo që Dashamir Shehi mendon për 30 qershorin, të paktën PD e LSI do të kishin një humbje më pak përballë Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Peng i atyre që gënjeu!
Previous article GAZMEND KAPLLANI/ Borati shqiptar po bën qesharak dhe gazetarinë greke

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k