• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Dëbora zbardh rrugët, por jo politikën
Home
Blog

ARDIT RADA/ Dëbora zbardh rrugët, por jo politikën

February 14th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Dëbora ka zbardhur një natë më parë Tiranën për të pestin vit me radhë. Kjo është një ngjarje e pazakontë për kryeqytetasit që prej një jave i mbanin sytë te celularët se ç’thoshte parashikimi për orën se kur do të binin flokët e bardhë. Për disa, romantizmit të këtij fenomeni i bashkëngjitej edhe atmosfera e Shën Valentinit. Të kushtëzuar nga masat e pandemisë, i vetmi gezim për fundjavën dhe festën e të dashuruarve mbetej soditja nga dritarja, apo një shëtitje paraditen e së dielës. Por për politikën rezultoi se bora mund të zbardhë rrugët, por jo dëshirën e saj për të vijuar sherrnajat.

Kështu, edhe pse dëbora e parë në vend ka nisur të bjerë qysh në nëntor të vitit të kaluar, opozita veç kur e pa me sytë e saj nga zyrat në Tiranë u bind se mund të sjellë edhe probleme. Lulzim Basha madje është habitur dje nga bllokimi i një ambulance në trafik, ngjarje e zakonshme kjo që e shohim çdo ditë në rrugët e vendit. I bindur se kishte gjetur metaforën e duhur, kreu i PD shkruante se kështu ka ngecur edhe Shqipëria me Edi Ramën.

Këto akuza kishin nisur edhe nga ndokush që teksa ktheje nga pushimet me ski në Kosovë, u habit nga qarkullimi i rënduar rrugor. Në fakt, mirë do të ishte që këto ankesa t’i shprehte ndonjë minator që kthehej nga puna në minierë, i paveshur, pa karburant e pa para për të fjetur rrugëve. Mirëpo në kurthin e akuzave nuk mund të mos ndodhte që të binte edhe kryeministri. Ky i fundit replikoi po me të njëjtën monedhë duke i kujtuar se ç’ndodhte me dëborën apo përmbytjet në qeverisjen e 8 viteve më parë.

Është fakt i pamohueshëm se menaxhimi i situatave ekstreme që sjell moti ka qenë dhe mbetet problem për Shqipërinë. Ndaj edhe rrëshqitjet e rrugëve apo mungesa e borëpastrueseve ka çuar menjëherë në Prokurori kompanitë që kanë firmosur kontrata dhe janë përgjegjëse për lehtësimin e qarkullimit. Por, së pari problematika ka ardhur për shkak se emergjencat civile janë sektori ku historikisht është investuar më pak. Së dyti, sepse për shumë qarqe si Tirana, Durrësi apo Fier këto kushte atmosferike nuk kanë qenë të njohura më parë.

Sot “lufta” e politikës në Twitter nuk e shkrin magjinë e dëborës në Tiranë dhe as atë në Korçë, Dibër, a Kukës ku ka rënë qysh në nëntor dhe që opozita e pa vetëm sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Radhët e votuesve në Kosovë si mesazh për 25 prillin
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k