• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi
Home
Blog

ARDIT RADA/ Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi

October 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada/

Pamjet e publikuara të Kostandin Kaçifas me automatik në dorë rrugëve të Bularatit duket se i kanë vënë ‘kapak’ zhurmës së krijuar nga shteti grek. Edhe këtë herë, Athina nxitoi të reagojë zyrtarisht vetëm pak çaste pas ekzekutimit nga RENEA të minoritarit Kaçifas dhe pavarësisht një tërheqje orët e fundit, reagimet lanë një shije të hidhur. Së pari për tendencën e Greqisë që të politizojë çdo çështje. Dhe së dyti sepse institucionet kryesore të Athinës nuk kërkonin zbardhje, por ndëshkim. Në të tilla raste politika zyrtare e Greqisë ndihmohet edhe nga Agimi i Artë që nën petkun e opozitës kërkon veprime ekstreme, deri në thirrje për vrasje të shqiptarëve, pse shteti i këtyre të fundit eliminoi një element të armatosur që përbënte rrezik

Të marra së bashku, të gjitha copëzat nga e diela e deri më sot nuk ngjallin asnjë dyshim që ngjarja të merrte përmasa të tilla. Nga të thënat historike, fillesat e përplasjes së Athinës me Tiranën shënohen në vitin 1993 pas deportimit të një kleriku grek nga Shqipëria, dhe në pranverë 1994, pas sulmit në repartin e Peshkëpisë së Gjirokastrës. Në këtë të fundit madje pati ushtarakë shqiptarë të vrarë nga dora ekstremiste e organizatës MAVI. Megjithatë, Shqipëria që herë e heshtur për shkak të destabilitetit politik të brendshëm, e herë duke ndjekur një diplomaci nën këshillimin perëndimor, nuk ka ngritur zërin në këto përmasa as zyrtarisht, por as duke sulmuar ambasada e biznese të grekëve.

Vrasja e Kaçifas është një çështje që i përket drejtësisë. Eliminimi i një elementi të armatosur është procedurë standarde jo vetëm e RENEA-s, por e çdo policie në botë. Imagjinoni sesa qesharakë do të dukeshin shqiptarët sikur të protestonin për çdo bashkëkombas të vrarë nga policia greke. Apo Tirana zyrtare të kërcënonte prishjen e marrëdhënieve për çdo të burgosur që ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Por veprimet e Greqisë nuk janë rastësore dhe as të paqëllimta. Kryesisht politika e tyre është mbajtur në këmbë falë populizmit të përzierë me nacionalizëm dhe besim ortodoks. Këto reagime vijnë në prag të Marrëveshjës për Detin dhe largimit nga skena politike të një emri të rëndësishëm, siç është ai i Niko Kotzias. Ndërkohë që politika e jashtme në duart e kryeministrit Tsipras nisi me ngjarjen e Bularatit dhe të shpresojmë që nuk do të ketë këtë tendencë në vijim.

Fatkeqësisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë ndër vite janë dominuar nga një mosbesim reciprok. Por siç thotë edhe vetë populli fqinj në një proverb: Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi. Ashtu si një sherr mes fqinjësh, duhet gjithmonë që i madhi të bëjë hapin e pajtimit. Qoftë duke kërkuar ndjesë, edhe pse është një mision i pamundur për t’u gatuar përtej kufirit./ JavaNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLODI SMAJLAJ/ Për prindërit dhe mësuesit: Ja përse Halloween-i nuk duhet kaluar me një “hajt mo”
Previous article ILIR SECI/ Malokët shqiptarë të Manhatanit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k