• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

April 14th, 2021
  • HOME
ARDIT RADA/ Një herë te vetme, mos e falni Lulzim Bashën
Home
Blog

ARDIT RADA/ Një herë te vetme, mos e falni Lulzim Bashën

November 20th, 2020 bora.autor Blog 0 comments

Kreu i Partisë Demokratike ka guxuar që të bëjë provokimin e radhës, por në hallkën më të dobët të zinxhirit të sikleteve të shqiptarëve. I ndodhur përballë akuzave për përfshirjen e tij në hetimet  e UÇK-së, Lulzim Basha i hyri të enjten mbrëma një loje me gjasë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja në fjalë, por edhe për të vjedhur audiencën. Problemi është se loja të cilës i ka hyrë është jo vetëm e rrezikshme për të, por edhe sfilitëse për publikun. Përmes disa tabelave të kopsitura nga zyra e tij, pretendenti për kryeministër deklaroi se 414 vdekje nga Covid janë fshehur nga spitalet dhe morgu.

Ky pretendim është i tepërt pasi ai vetë nuk arriti ta vërtetojë me ndonjë dokument. “I djegur” më parë me dëshmi të sponsorizuara, si rasti i Babales, tashmë Basha ka adaptuar stilin e ‘qytetarit dixhital’ të Berishës. Vetëm se ky i fundit e hedh gurin njëherë dhe s’e zgjat më. Ndërsa Basha këmbëngul në budallallëkun e tij deri në fund. Mundësisht derisa e thërret Drejtësia dhe pastaj bën si i sëmurë.

Pandemia është globale dhe e gjithë bota po lufton krahas virusit edhe me lajmet e rreme. Por askund nuk ka ndodhur që një politikan i lartë të ngjallë panik me një dashakeqësi të tillë. Kujt i shërben akuza e Bashës se janë fshehur 414 të vdekur nga Covid përveçse pretendimit të tij se sistemi shëndetësor ka rënë në kolaps? Drejtësia duhet ta marrë seriozisht këtë personazh. Ai nuk është portal nga i cili priten tituj bombastikë, por njeriu që po lufton me çdo gjë për të na drejtuar nesër. Çudi s’i se kishte ndarë këtë zbulim më parë me Ilir Metën, se që të bashkëpunojë me vullnetin e tij me Prokurorinë as që bëhet fjalë. Por të paktën tani pasi e bëri skupin, t’i japë Prokurorisë 414 denoncimet që i kanë mbërritur në celular. Se kështu pretendon, që mund t’i gjejë edhe emrat e të vdekurve.

Po i njëjti kamp politik që pretendon se po fshihen vdekjet, muaj më parë kishte qëndrim krejt të kundërt. Të gjithë i mbajnë mend zërat nga opozita se qeveria po i shton qëllimisht viktimat, pasi sipas tyre, merrte 28 mijë euro nga Bashkimi Evropian për çdo të vdekur nga Covid. Sot jemi në një situatë të re ku personi që ka qenë i veshur me pushtet 15 vite shfaqet si i papërgjegjshëm. Ose në rastin më të mirë nuk e kupton se të fshehësh vdekjet e njerëzve quhet krim dhe dënohet si vrasja. Mbase e peshon me kandarin e PD, që të fshehësh vdekjet është e lehtë si në rastin e Remzi Hoxhës dhe jo vetëm.

Ndaj heshtja e Drejtësisë përballë kësaj akuze do të ishte po aq e zezë sa vetë akuza. Ia arriti qëllimit, nuk ia përmendi njeri sot Kosovën. Por mos ia falni këtë thagmë që lëndon të gjallë e të vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Luli, ose të përdorësh vdekjet e Covid për t’i ikur të shkuarës
Previous article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij

bora.autor

Related Posts

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën? Blog
April 14th, 2021

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën?

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim Blog
April 14th, 2021

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet” Blog
April 14th, 2021

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

Aktualitet Apr 8th, 2021
AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë! Blog

AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë!

Apr 8th, 2021
SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime Blog

SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime

Apr 10th, 2021
MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin Blog

MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin

Apr 7th, 2021
YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a Blog

YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a

Apr 12th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k