• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIAN VEHBIU/ TARTABICUS DOMUS FOLIORUM
Home
Blog

ARDIAN VEHBIU/ TARTABICUS DOMUS FOLIORUM

October 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Tirana ndonjëherë të befason edhe me faunën e saj urbane: mu në qendër, te muri i Muzeut të Gjetheve, gjetëm dhe fotografuam këtë gjallesë mutante me trembëdhjetë palë këmbë – që potencialisht mund të përmbysë konceptin që ka sot shkenca për insektet dhe për artropodët në përgjithësi dhe të imponojë rishikimin e taksonomive përkatëse.

Krijesa në fjalë, që i ndan disa karakteristika me brumbullin a buburrecin – te vërehet këtu forma karakteristike e toraksit – megjithatë spikat për numrin e ekzagjeruar të këmbëve; njëzet e gjashtë (ose njëzet e tetë – nëse numërojmë si të tilla çiftin e parë, që mund të jenë edhe mandibula ose antena). Një aberracion i tillë nuk ndeshet në natyrë – përveçse te shumëkëmbëshit, që kanë një morfologji tjetër të trupit. Gjasat janë që gjëkafsha në fjalë të jetë produkt i një mutacioni gjenetik unik. Çernobyli mund të vijë këtu në vështrim si shkak i mundshëm, ose gruri serb, ose uraniumi i shuar i predhave të NATO-s, ose shërbimi radiografik i klinikës dentare Hyka aty pranë.

Vëzhguesit të mprehtë nuk do t’i shpëtojë edhe se, ndryshe nga ç’është rasti me insektet e mirëfillta, këtij që gjetëm te muri i Muzeut vetëm një palë këmbë i artikulohen në toraks, ndërsa pjesa tjetër në abdomen, teksa insektit këmbët i dalin të gjitha nga toraksi. Kjo karakteristikë mund ta afrojë gjallesën tonë me izopodët dhe pikërisht me “Armadillidium vulgare”, që siç dihet botërisht, i përket familjes së krustaceanëve.

Sipas rregullave në fuqi, nxituam për ta raportuar specien e re pranë Muzeut të Shkencave të Natyrës dhe për të sugjeruar emrin latin “tartabicus domus foliorum”, por pastaj u vonuam rrugës për ca kafe me entomologë të rënë nga vafti, dhe e humbëm fillin.

Fotografia e Ardian Vehbiu
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARK TOOLEY/ Diktaturat “budallaqe” dhe eleminimet e gazetarëve Orlando Letelier e Jamal Khashoggi
Previous article ENVER ROBELLI/ Reklama për trullosje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k